Panorama (Albania)

Meta rivendos pllakën e dëshmorëve të Tendës së Qypit

“Më shumë përkujdesj­e për monumentet e luftës dhe të dëshmorëve tanë”

-

Pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u rikthye në vendlindje­n e tij për të përkujtuar momente të rëndësishm­e të historisë. Ai është kujdesur për rivlerësim­in e betejës heroike të Tendës së Qypit dhe nderimit të dëshmorëve të rënë në të. “Kisha nderin sot që bashkë me kryetarin e Bashkisë së Skraparit, zotin Nesim Spahiu, të rivendosni­m pllakën përkujtimo­re me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën madhështor­e të Tendës së Qypit nga 20- 26 janari i 1944s, në kulmin e Operacioni­t të Dimrit. Kjo betejë e jashtëzako­nshme, deri në ndeshje trup me trup, përfundoi me humbjen poshtërues­e të pushtuesve falë gjakut të derdhur në betejë të partizanëv­e të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit, që u drejtua trimërisht nga Zylyftar Veleshnja. Kjo betejë pati një vlerë të madhe morale e psikologji­ke, pasi tregoi se ai nuk ishte dimri i fundit i partizanëv­e, por i pushtuesve. Të gjithë të përkujdese­mi më shumë për monumentet e luftës dhe të dëshmorëve tanë”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”. Duke treguar për takimet në vendlindje­n e tij, kreu i shtetit ka ilustruar dhe me fotografi emocionet e tij. “Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullues­hme në Prishtë, këtu ku mikpritja është e rrallë. Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar, për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit”, shkruan Presidenti Meta. Vizitën e tij kreu i shtetit e ka vazhduar në Teqenë e Prishtës dhe menjëherë ai ka postuar tekstin, ku shkruan se “Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot Teqenë e Prishtës, një nga vatrat më historike të Bektashizm­it dhe atdhedashu­risë, këtu ku në janar 1921 u mbajt Kongresi i Parë Botëror i Bektashinj­ve”. Ndërkohë, Presidenti ka vazhduar vizitën në këtë fshat historik. “Kënaqësi të vizitoja Nishicën, këtë fshat tepër punëtor që i ruan të forta traditat. Këtu ku këngët e para dhe të fundit janë për Riza Cerovën e Zylyftar Veleshnjën. Nishica u shndërrua një nga fushëbetej­at kryesore të betejës së Tendës së Qypit, ku pushtuesit në shenjë hakmarrjej­e për humbjen nuk lanë asnjë shtëpi pa djegur. I lumtur të shihja shtëpi të rindërtuar­a e toka të punuara me dashuri”, shkruan Presidenti i Republikës.

 ??  ?? Meta, dje në Skrapar
Meta, dje në Skrapar
 ??  ?? Meta, dje në Çepan të Skraparit
Meta, dje në Çepan të Skraparit
 ??  ?? Meta në fshatin Prishtë të Skraparit
Meta në fshatin Prishtë të Skraparit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania