Panorama (Albania)

Patozi, akuza Bashës: Bëje revolucion­in, por jo për Babalen

“Ka një mijë arsye, përveç Babales, që kjo qeveri të rrëzohet”

-

Ish- nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Astrit Patozi, akuzoi dje Lulzim Bashën se ngre të gjithë opozitariz­min e tij vetëm me audio- përgjimin “Babale”, sipas tij me akuza pa prova dhe fakte. Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi i kujton Bashës se në pushtet vihet me vota dhe jo me revolucion. “Bëje revolucion­in po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia që ke privatizua­r dhe i ke marrë emrin me qira prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë as kur i vranë Azem Hajdarin. Kërkoj ndjesë për krahasimin, por e tillë është katandisja e Partisë Demokratik­e në drejtimin e njeriut të gabuar, 20 vjet pas vrasjes së Liderit të Dhjetorit. Sepse ky është një sistem që në pushtet duhet të vish vetëm me votë, edhe këtu nuk është puna se të merr në telefon Trump- i apo Merkel- i, siç e shpjegon ti shkakun e shtyrjes së revolucion­it”, shkruan Patozi. Sipas tij, beteja e opozitës duhet të bazohet në deklaratat e një trafikanti ordiner, ndërsa secili që ka dyshime rreth dëshmisë së tij shpallet armik. “Vetëm ti mund ta bësh që t’i detyrosh njerëzit të zgjedhin mes asaj që thotë një trafikant ordiner dhe akteve të një prokurori, qoftë ky edhe djali i Aranit Çelës. Se ti mendon që publiku nuk ka nevojë që t’i japësh prova dhe fakte, kur je kundër qeverisë. Dhe je gati t’i hidhesh në fyt vetë apo përmes rrogëtarëv­e të kunatit kujtdo në Shqipëri, që ka dyshimin më të vogël për versionin e Babales. Po edhe sikur të mos ishe personazhi që, sipas Ilir Metës, të gënjen edhe për orën, ku ke parë e dëgjuar ti që opozita ta detyrojë popullin që ta pranojë me zor pretendimi­n e saj?”, shkruan Patozi. Sipas tij, dështimi i kreut demokrat tregohet dhe në mënyrën se si po bën opozitën ndaj qeverisë, e cila ka një mijë arsye që të rrëzohet. “Domethënë, ti po na thua se kush beson Babalen tënd është shqiptar i mirë, ndërsa ata që e vënë në dyshim janë shërbëtorë të Edi Ramës dhe të krimit të organizuar, apo jo? Domethënë ti po i fton shqiptarët në referendum, e doni apo nuk e doni Babalen, dhe i qartë për rezultatin e tij në favor, po fton të gjithë fansat e vlonjatit të famshëm që të ngrihen e të përmbysin me forcë Edi Ramën?

Bëje revolucion­in po pate këllqe, o derdimen, se ka një mijë arsye, përveç Babales, që kjo qeveri ta meritojë plotësisht të rrëzohet. Por të lutem shumë, mos cakto datë, as muaj dhe as vit, sepse koha është e pamëshirsh­me. Ajo ikën shpejt, duke i dhënë të drejtë gjithmonë Ilir Metës”, përfundon Patozi postimin e tij në “Facebook”.

 ??  ?? Astrit Patozi
Astrit Patozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania