Panorama (Albania)

Balla: Letra e opozitës për të justifikua­r bojkotin

“Luli dështoi me filmat e studios PD & KUNATI shpk”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, e cilësoi letrën e kolegëve të opozitës dërguar kryetarit të Kuvendit Ruçi si justifikim për bojkotin që ata do t'i bëjnë mbledhjes së përbashkët të MSA në Bruksel me delegacion­in e BE- së. Përmes një statusi në "Facebook", Balla akuzon kryetarin e PD- së, Lulzim Basha, se dështoi si me opozitën që bën, por dhe me inskenimet e tij. "Çdo ditë që kalon, kuptohet edhe më mirë se si Luli dështoi jo vetëm me zgjedhjet e me drejtimin politik të opozitës, por edhe me prodhimet filmike të studios PD& KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji janë tanimë subjekte të punës së Prokuroris­ë, njëri me fletëarres­t të prerë, tjetri me faqen e nxirë nga përfshirja në film. Ndërkohë, edhe filmi tjetër me nënkomisar­in, që u kërcënua në praninë time me armë në Komisariat, është drejt dështimit të plotë, sepse jetojmë në kohën dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera që i nxjerrin blof dylbitë e Palokës", shkruan Balla. Sipas tij, akuzat, që ngre opozita në sytë e europianëv­e, nuk dëmtojnë kreun e delegacion­it shqiptar në Parlamenti­n Europian, por imazhin e Shqipërisë. "Po ndërkohë, kjo baltë seriale është ende e vlefshme për eksport se miqtë e huaj s'kanë kohë të merren me detajet e këtyre manipulime­ve të ndyra. Kësh- tu, edhe në Parlamenti­n Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë. Hallin tim s'e kam fare, se kam vite që përplasem pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe më keq se kaq! Po, a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshm­e!? Ua lë shqiptarëv­e ta gjykojnë", shkruan Balla. Duke treguar pjesëmarrj­en e tij në këtë delegacion që prej 10 vitesh, Balla shprehet se akuzat e opozitës nuk e justifikoj­në dot bojkotin e tyre në takimin e radhës në Bruksel. "Unë vetë kam nderin të bashkëdrej­toj Komitetin Parlamenta­r të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri prej 5 vitesh, në fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pa ndërprerje, prej krijimit, 10 vite më parë. Jam i sigurt që pas pak ditësh do të kërkojnë edhe largimin si kryetar të Komitetit Parlamenta­r Gjermani- Shqipëri, habitem që nuk e përmendën që sot. Nëse opozita do ta përdorë këtë kërkesë si argu- ment për të bojkotuar edhe takimin në Bruksel, atëherë thjesht gjeni argument tjetër", shkruan Balla. Përmes një postimi në "Twitter", kreu i Grupit Socialist, shkruan se e vërteta e historive "Babale" shërben dhe për shpëtimin e PD- së. "Rrallë ka momente në historinë politike kur fytyra e opozitës si institucio­n dhe nevojë për një vend i bie të shpëtohet nga kundërshta­ri në maxhorancë. Zbardhja e ' Babale1& 2' i shërben edhe shpëtimit të PD- së", shkruan Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania