Panorama (Albania)

Kryemadhi: Të përballemi sy më sy me regjimin

"S'ka asnjë vlerë të bëhemi alibi e Edi Ramës në Parlament"

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Partisë Demokratik­e tregoi dje se cili është qëllimi dhe efektet e Ligjit Antimafia të propozuar nga ai.

Me anë të një postimi në "Facebook", kreu i opozitës shprehet se askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë përmes korrupsion­it. Bashkëngji­tur postimit, Basha postoi një video ku rendit të parat masat antimafia, nëpërmjet të cilave verifikohe­t, sekuestroh­et, konfiskohe­t: pasuria e kompanive private dhe pronarëve të tyre; pasuria e zyrtarëve publikë që verifikohe­t se kanë abuzuar me detyrën; pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin. "Qëllimi i paketës antimafia është: Goditja e korrupsion­it dhe abuzimit me pushtetin; mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrenc­ës së lirë", shkruan Basha. Në video- mesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishm­e e paketës: çfarë verifikon antimafia. Ligji antimafia do të verifikojë kontratat PPP, kontratat e koncesioni­t, kontratat e prokurimit publik, kontratat e tjetërsimi­t të pasurive publike, aktet për lejet, licencat, autorizime­t për shfrytëzim­in e pasurive publike", shkruan Basha në postimin e tij. Por sipas tij, efektet e ligjit antimafia do të jenë të menjëhersh­me. "Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi; kontratat abuzive dhe korruptive anulohen; pasuria e përfituar në kundërshti­m me ligjin u kthehet qytetarëve; klima e biznesit përmirësoh­et; pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike", shkruan Basha. ANTIKORRUP­SIONI Më herët, lideri i opozitës nëpërmjet një postimi në "Facebook" u shpreh se "verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsion­i dhe oligarkia". "PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliardë euro", shkruan Basha. Në videon e publikuar nga kryetari i PDsë thuhet se abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë; 753 milionë euro kanë shkuar për fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës. Gjithashtu, Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 5 vjet: Licencim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit,

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, tha dje në Kuçovë se e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës është të përballet me qeverinë, të cilën e cilësoi regjim. "Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në Parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në Parlament, bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja sy për sy me këtë regjim kriminal", tha kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi. Ajo u ndal në gjendjen e vështirë në të cilin po përballen sot qytetarët shqiptarë. "Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe, si rezultat i licencimit të grupeve kriminale nga Kryeminist­ri", u shpreh kryetarja e LSI- së, e cila argumentoi se kjo situatë vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi. Kry- kriteret përjashtue­se për të favorizuar një kompani të caktuar, skualifiki­met e padrejta të kompanive, regjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik. Lideri i opozitës theksoi mesazhin etarja e LSI- së akuzoi Kryeminist­rin se është vënë në funksion të bandave, duke shkelur ligjin, ndërkohë që politikën po e përdor si kamxhik mbi qytetarët e pambrojtur. "Sot ne kemi një problem shumë të madh me ekonominë shqiptare. Kemi një ekonomi të monopolizu­ar në tri duar dhe kjo vjen si rezultat i lidhjes apo komunikimi­t të Kryeminist­rit me një grup të caktuar. Ne nuk kemi nevojë për kryesor të paketës kundër korrupsion­it dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush të mos e gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion. PD- ja prezantoi pak ditë më parë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsion­i dhe oli- një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për t'i mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve, të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje", theksoi kryetarja e LSI- së. Kryemadhi tha se shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të frikës dhe pasigurisë. "Mbajmë vendin e parë në Francë para sirianëve për azilkërkue­s. Ne nuk është se kemi garkia. Alternativ­a e PD- së ka për qëllim sekuestrim­in e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshti­m me ligjin. "Ne i kemi denoncuar këto afera një për një. Platforma propozon mekanizmin ligjor dhe institucio­nal për evidentimi­n, veri- një luftë këtu si ndodhi lufta në Siri, por në fakt luftë më të egër dhe më të poshtër sesa shpërngulj­a e shqiptarëv­e për shkak të frikës dhe të pasigurisë dhe të pamundësis­ë, nuk ka. Sot shqiptarët nuk kanë shpresë", theksoi kryetarja e LSI- së. Ndërkaq, në fjalën e tij në këtë takim, deputeti i LSI- së Nasip Naço u ndal te Reforma në Drejtësi, për të cilën akuzoi maxhorancë­n, e cila tjetërsoi qëllimin final të kësaj reforme, duke u mohuar shqiptarëv­e mundësinë për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. "Kjo reformë rrugës u tjetërsua dhe u anashkalua qëllimi i saj final për të pasur një drejtësi për të gjithë dhe të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Deputetët e Rilindjes mendojnë që të vënë gjithsekus­h njeriun e vet për ta pasur nesër nga proceset e mundshme që do të vijnë nga Byroja Kombëtare e Hetimit apo nga SPAK- u. Sepse mendojnë që duke kapur këtë institucio­n nesër të thonë po hajde për çdo gjë të ballafaqoh­emi në gjykatë", tha deputeti i LSI- së, Nasip Naço. fikimin, sekuestrim­in dhe konfiskimi­n e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë përfshirë në afera korruptive, qofshin këto PPP, tendera, koncesione, leje apo licenca", është shprehur kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha.

 ??  ?? Monika Kryemadhi, dje në Kuçovë
Monika Kryemadhi, dje në Kuçovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania