Panorama (Albania)

S'hiqte dot dorë nga droga, vetëvritet kunati i deputetit

Ishte i papunë prej kohësh, jetonte vetëm me nënën

-

Ishte i varur nga përdorimi i lëndës narkotike, vret veten 24vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Roskovec të Fierit, ku viktimë ka mbetur Elsid Isufaj.

Edhe pse ende nuk ka dalë ekspertiza përfundimt­are, dyshimet e para të Policisë flasin për një vetëvrasje të kryer me një armë zjarri të llojit pistoletë. Ka qenë nëna ajo që ka njoftuar Policinë, pasi rreth orës 11: 55 ata kanë dëgjuar një të shtënë. Pasi kanë hyrë në banesë për të verifikuar se çfarë kishte ndodhur, në momentin që kanë hyrë në dhomën e djalit, e ka gjetur atë të mbytur në një pellg me gjak, ndërsa pranë trupit të tij gjendej një pistoletë, të cilën familjarët nuk kanë qenë në dijeni se e posedonte. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun në vetëflijim, ndërsa po merren në pyetje edhe familjarët. Këta të fundit kanë thënë se 24- vjeçari nuk kishte probleme dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dëshpërimi, që mund ta çonte drejt këtij akti fatal për jetën. Sipas familjarëv­e, Elsidi bënte jetë të qetë dhe në asnjë rast nuk ka pasur sjellje të dyshimta apo të çuditshme. Familjarët, të cilët janë pikëlluar nga ngjarja e papritur, kanë treguar po ashtu se djali ishte i papunë. "Nuk ka punuar asnjëherë, por nuk kemi pasur asnjë problem me të", mësohet të kenë thënë familjarët gjatë marrjes në pyetje. Por, burime të Policisë bëjnë me dije se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike. Kohët e fundit, po sipas burimeve, 24- vjeçari ka frekuentua­r disa herë psikologun ku kërkonte ndihmë për të hequr dorë nga droga. Në pyetje po merren edhe psikologët te të cilët ka marrë disa herë këshilla për të gjetur qetësi dhe për të shmangur rrugën e gabuar të përdorimit të lëndës narkotike. Dyshimet e para nga uniformave blu lidhen pikërisht me pamundës- inë e tij për të dalë nga rruga, në të cilën kishte hyrë. Por, sidoqoftë, sipas Policisë, këto janë dyshime paraprake, pasi nuk përjashtoh­et mundësia që i riu t'i ketë dhënë fund jetës për shkak të depresioni­t apo ndonjë problemi tjetër që mund të ketë pasur. "Rreth orës 11: 55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E. I, 24 vjeç. Paraprakis­ht dyshohet se shtetasi E. I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje", bën të ditur Policia. Do të jetë hetimi i plotë që do të nxjerrë në dritë edhe arsyen që çoi Elsidin drejt këtij veprimi drastik, duke i lënë familjarët në pikëllim të thellë. I riu rezulton se është kunati i deputetit të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Më pak se një muaj më parë, Xhindi kurorëzoi lidhjen me motrën e 21vjeçarit të vetëvrarë.

 ??  ?? Viktima, Elsid Isufaj
Viktima, Elsid Isufaj
 ??  ?? Fier, Anduel Xhindi me bashkëshor­ten, Paola Isufaj
Fier, Anduel Xhindi me bashkëshor­ten, Paola Isufaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania