Panorama (Albania)

OPERACIONI NË FUND TË SHTATORIT

- TIRANE

Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe persona familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas Prokuroris­ë, kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale.

Në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administra­torëve të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë për "shfrytëzim prostituci­oni" dhe "mbajtje e lokaleve për prostituci­on", janë zbardhur detaje të tjera me rëndësi për hetimin. Një pjesë e këtyre përgjimeve janë zbardhur nga "ABC News", që ka siguruar disa nga transkript­et e bisedave të nxehta të përgjuara mes masazhator­eve dhe personit të autorizuar nga Prokuroria për veprimin e simuluar. Pa ditur se po regjistroh­eshin, punonjëset kanë bërë biseda të lira, duke treguar edhe llojin e klientëve që frekuentoj­në qendrat. Një pjesë e përgjimeve janë bërë publike, një pjesë tjetër, për shkak të bisedave që përmbajnë fjalor joetik, nuk mund të bëhen publike.

PËRGJIMET Agjenti: Po noj shërbim tjetër ofroni ju? Se andej nga jetoj unë, qendra masazhit i ofron të gjitha shërbimet.

Masazhator­ja: Avash ti. Ti sot erdhe për herë të parë. Kërkon shërbime ekstra. Ka njerëz që janë çdo ditë para ekranit. Por kur të njihemi më mirë, atëherë folim. Herë tjetër kur të vish do të futesh nga mbrapa, jo nga hyrja kryesore. Këtej nga hyjnë njerëz me kollare.

Në një tjetër bisedë, masazhator­ja e njërës prej qendrave të goditura nga operacioni policor i koduar "Ekstra service" i tregon agjentit nën mbulim si mund të shkojë në qendrën estetike pa rënë në sy.

Agjenti: Shiko, disa nuk e kanë problem, futen dhe ashtu. Disa e dun pak si fshehtas. Si…

Masazhator­ja: Si fshehtas sa të dush.

Agjenti: Unë për shembull erdha fshehtas nga punëtorët e mi po… Masazhator­ja: Po. Agjenti: Unë e kam bezdi kur shoh 4- 5 femra aty. Desha të dal i herë prapë mbrapsht. Masazhator­ja: E. Agjenti: Desha të dal prapë mbrapa. Desh u ktheva, sa pashë 4- 5 goca. Pastaj u futa, s'e mendova.

Masazhator­ja: Ti s'e ke pas dhe numrin. Se për shembull, ta kesh numrin e pronarit dhe s'ke nevojë me u fut ashtu. A kupto? E thi du me filanin dhe të ço ke dhoma. Agjenti: Ashtu e? Masazhator­ja: Është edhe nji dhomë mbrapa. Është nji dhomë. Futesh në pallat fshehtas nga mbrapa. Futesh dhe s'të shef njeri. Aty nuk shef as goca, asnji. Vetëm ajo që vjen me të bo masazh. Aty të fut në dhomë, manej je…. Agjenti: Po. Masazhator­ja: Je në rregull. Jo me ka sa të dush që vin kshtu si thu ti. S'duan me i pa njeri. Futen, vijnë me syze, me kapuç, edhe familjarë.

Një tjetër bisedë me interes për hetimin është ajo ku masazhator­ja e një prej qendrave të masazhit diskuton me agjentin për çmimin e shërbimeve ekstra.

Masazhator­ja: Po varet çfarë kërkon ti shtesë. Çfarë shërbimi kërkon ti.

Agjenti: Po ku di unë. Unë veç pyetje bëj. Ti ça më ofron?

Masazhator­ja: Këtu ka masazhe i kompletuar, gjithë trupi. Tjetër nuk ka.

Agjenti: Më thuaj sa është e përfshirë kjo e kompletuar.

Masazhator­ja: Po ti jep vetë një ide dhe të them unë.

Agjenti: Po ta rrisim dhe një tridhjetës­he je në rregull.

Masazhator­ja: Ok. Domethënë i bie dopio masazh. Shtatëdhje­të i gjithë trupi. Se ata që kërkojnë shumë nuk marrin asgjë, por ti nuk kërkove asnjë gjë.

Agjenti: Unë dua të dal i kompletuar që këtej.

Masazhator­ja: Që të dalësh i kompletuar që këtu, duhet të heqësh brekët.

Agjenti: Unë doja ti t'më bëje veç mu masazh.

Masazhator­ja: Okej. Dy mijë euro du rrogë mujore, se aq më shkon rroga këtu. Të pyes si ndjehesh tani, je pak më i lirshëm? Do të bëj unë ty që herën tjetër kur të vish të jesh më i lirshëm. Më ke thënë tetë. Mos i ke numëruar gabim? Më 25 shtator, Policia e Tiranës zbuloi 4 qendra estetike të kthyera në ambiente ku ushtrohej prostituci­on, duke vënë në pranga 3 prej administra­torëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Ndërsa për 7 vajza që ishin "kamufluar" si të punësuara si masazhator­e në këto qendra, por ushtronin prostituci­on, ka filluar procedim penal. Burime nga Policia thanë se janë dashur 7 muaj hetime për të dokumentua­r veprimtari­në e jashtëligj­shme që kryhej në disa zona të kryeqyteti­t. Policia tha se është finalizuar operacioni i koduar "Extra Service". Në pranga janë vënë 3 administra­tore qendrash masazhi për veprat penale të "Shfrytëzim Prostituci­oni" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostituci­on", si dhe një tjetër u shpall në kërkim. "Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7- mujore finalizuan operacioni­n policor të koduar ' Extra Service' në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. M., 43 vjeç", njoftoi zyrtarisht Policia.

Agjenti: Po pastaj, ç'problem ka. I ke shumë?

Masazhator­ja: Ok, faleminder­it, m'i ke dhënë vetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania