Panorama (Albania)

Sherr në lokal, arrestohen dy persona për drogë

Njërit iu gjet kokainë, ndërsa tjetri me 2.4 gramë kanabis

- ELBASAN/

Sherr në lokal pas debatit banal, Policia u gjen drogë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës në Elbasan, ku dy shtetas janë konfliktua­r me njëri- tjetrin jashtë ambienteve të një lokali. Sherri, i cili ka nisur për motive banale, ka degjenerua­r me grushte, por kur kanë nuhatur që po vinte Policia, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. E vënë në ndjekje të dy personave të përfshirë në konflikt, Policia ka shkuar në banesat respektive të tyre, ku pas zbulimit të pranisë së drogës, vuri në pranga Arben Farkën, 35 vjeç dhe Gramos Naston, 41 vjeç. Në momentin që Policia mbërriti në banesën e 35- vjeçarit Farka në lagjen "11 Nëntori" në Elbasan, ai ka kundërshtu­ar punonjësit e policisë, duke mos pranuar që t'i kontrolloj­në shtëpinë. Pavarësish­t rezistencë­s së tij, në fund efektivët e policisë zbuluan një dozë drogë të llojit kokainë. Ndërsa në banesë e 41vjeçarit Nasto, Policia gjatë kontrollit gjeti një sasi prej 2.4 gramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. "Specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëv­e në Drej- torinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe konkretish­t: Arben Farka, 35 vjeç, banues në lagjen ' 11 Nëntori', Elbasan. Gramos Nasto, 41 vjeç, banues në lagjen ' Dyli Haxhire' Elbasan. Sipas Policisë, në lagjen "11 Nëntori", shtetasit e lartpërmen­dur janë konflik- tuar me njëri- tjetrin për motive të dobëta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivat e Komisariat­it të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrollet në banesat e shtetasve, ku shtetasi A. Farka ka kundërshtu­ar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës së tij. Policia gjatë GRAMË lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa u gjet nga Policia në banesën e 41vjeçarit Gramos Nasto. Ndërsa 35- vjeçarit Arben Farka iu gjet një dozë drogë, e dyshuar e llojit kokainë. kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, ndërsa në banesën e shtetasit G. Nasto gjeti dhe sekuestroi 2.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si canabis sativa", bën të ditur Policia. Çështja i ka kaluar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Kundërshti­mi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", për 31- vjeçarin Farka, ndërsa ndaj 41- vjeçarit Nasto rëndon vetëm vepra penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari, Gramos Nasto
I arrestuari, Gramos Nasto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania