Panorama (Albania)

Konflikt për pasagjerët, masakrohet me thikë shoferi i autobusit

-

KORÇE - Konfliktoh­en për pasagjerët, përfundon me gjak sherri mes dy shoferëve. Një sherr për motive banale është regjistrua­r në qytetin e Ersekës pasditen e së dielës, ndërsa ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e qëndrimit të automjetev­e për transporti­n e udhëtarëve. Sipas të dhënave, një shofer autobusi dhe një shofer taksie pa licencë janë konfliktua­r me njëri- tjetrin deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Fillimisht, mes dy shoferëve ka nisur një debat verbal, duke ofenduar me fjalë njëri- tjetrin, por më pas është përshkallë­zuar në përdorimin e armës së ftohtë. Ka qenë pikërisht shoferi i taksisë, që ka marrë një thikë nga automjeti i tij dhe ka goditur me të disa herë drejtuesin e autobusit, duke e lënë të plagosur. Nga të dhënat e para, dyshohet se konflikti ka ardhur pikërisht për shkak të punës dhe transporti­t të udhëtarëve. Kjo dyshohet se nuk ka qenë hera e parë që dy personat grindeshin mes tyre. Ditën e diel, dy drejtuesit e mjeteve janë grindur sërish mes tyre, ndërsa për pasojë është plagosur shoferi i autobusit Mariglen Sardi, 29 vjeç. Ndërkohë që autori është identifiku­ar si Rei Elmasllari, i cili është vënë në pranga nga forcat e policisë pak pas ngjarjes së ndodhur. Edhe pse është qëlluar 3 herë me thikë, fatmirësis­ht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, bëjnë të ditur mjekët. Pritet marrja në pyetje nga grupi hetimor i shoferit të taksisë për të mësuar diçka më shumë për konfliktin, që përfundoi me gjakderdhj­e. Gjithashtu, në pyetje do të merret dhe vetë i plagosuri në momentin që ai do të jetë në gjendje për të folur për Policinë. "Spe- cialistët e Seksionit për Krimet në Komisariat­in e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Rei Elmasllari, 21 vjeç, banues në fshatin Mollas- Ersekë. Arrestimi i tij u bë pasi, pranë agjensisë të autobusave në qytetin e Ersekës, për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës ( thikë), në trup shtetasin M. S, 29 vjeç, banues në Ersekë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve", bëhet e ditur nga ana e Policisë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi sherri
Vendi ku ndodhi sherri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania