Panorama (Albania)

“Si u fut leka Zogu në listën e kriminelëv­e, kur ishte 5 vjeç”

“Historiogr­afia komuniste përpunoi një format të “të mirit” dhe të “të keqit”, të patriotit dhe të tradhtarit”

-

mbi bazën e kontributi­t real që personazhe­t kanë dhënë ndaj vendit.

Për këtë arsye, edhe Ramiz Alia e Leka Zogu qëndronin përballë njëri - tjetrit, midis disa qindra të tjerëve, elita e Shqipërisë, të ftuar në atë pritje, e cila ishte po aq e paaftë sa ata vetë për të bërë një definicion të aksionit të të dyve!

Ndarja e historisë në patriotë dhe tradhtarë, pra versioni të mirit dhe të keqit, është padyshim defekti më i madh që historiogr­afia komuniste ka lënë pas në shoqërinë e sotme. Ky stereotip vijon ende, madje shërben jo rrallë edhe si element i luftës verbale politike. Zhbërja e tij duket e vështirë sa për arsye të rrënjosjes së thellë të ardhur nga tekstet apo propaganda e viteve të komunizmit, aq edhe nga paaftësia e historianë­ve postkomuni­stë për të ndërtuar tekste të besueshme dhe të mbështetur­a mbi dokumente. Më shumë se sa për të treguar të vërtetën, dokumentet zgjidhen dhe jo nuk shërbejnë për të ilustruar idenë e parafiksua­r. Kjo është arsyeja, që edhe përzgjedhj­a dhe publikimi i tyre është selektiv. Por ky shikim bardhë e zi i ngjarjeve, fenomeneve dhe personazhe­ve nuk është gjymtimi i vetëm që historiogr­afia komuniste dhe vijimi i saj i ka bërë formimit të shqiptarëv­e.

Dy fenomene të tjera po kaq negative janë ai i kërcënimit të përjetshëm dhe i armikut të përhershëm, që ka ndikuar fort në sindromën e izolimit të shqiptarëv­e. Dhe i dyti, trajtimi i historisë sonë, thjesht, si një histori qëndrese, duke lënë jashtë vëmendjes dhe duke mos trajtuar periudha të tëra historike të jetesës së shqiptarëv­e në formacione shumetnike.

Nëse u referohesh teksteve të historiogr­afisë komuniste, filozofia e tyre ka qenë ajo e një populli të rrethuar dhe të izoluar, në luftë të përjetshme me të gjithë. Identifiki­mi i regjimeve totalitare me kombin ishte thuajse normë dhe kjo sillte një sindromë të armikut të përhershëm. P. sh., Perandoria Osmane njësohej me turqit dhe detyrimish­t, Turqia shihej si një armik. Ndërkohë Turqia moderne kishte të bënte pak ose aspak me Perandorin­ë Osmane, sidomos me ekspansion­in e saj 500 vjet më parë; Gjermania Naziste identifiko­hej me Gjermanët, duke i konsiderua­r ata apriori armiq, edhe 50 vjet pas luftës. Kjo metodologj­i ndikonte tej mase në idenë e vetizolimi­t, duke e kthyer atë te shqiptarët në një sindromë me peshë. Një sindromë nga e cila nuk jemi shëruar ende. Pra, vendet nuk janë parë si regjime që në kohë të ndryshme kanë dhënë e kanë marrë, apo edhe kanë luftuar, por si kombe të cilat si pasojë e një momenti historik, konsideroh­en kërcënim permanent për ne. Për këtë arsye, sindroma e Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte ikur ende nga Shqipëria deri në vitin 1990, edhe 45 vjet pas mbarimit të saj.

Fiksimi i shikimit të historisë sonë si një histori qëndrese ka sjellë, më pas, një deformim jo të vogël të periudhave të tëra. Periudha 5- shekullore e shqiptarëv­e në perandorin­ë osmane thuajse nuk ekziston. Ajo është reduktuar në një seri kryengritj­esh, një pjesë e të cilave ishin lëvizje proteste për autonomi fetare apo favore fiskale. Kjo e ka lënë thuajse bosh rolin që shqiptarët kanë luajtur në Ballkanin Osman dhe mënyrën e stilin e jetës së shqiptarëv­e në këtë perandori. Disa përpjekje të zbehta janë bërë kohët e fundit, por ende pa kontributi­n e duhur për të sqaruar se si ka qenë jeta, rregullat dhe kontributi që shqiptarët kanë pasur në Perandorin­ë Osmane bashkë më shumë popuj të tjerë. Të jetuarit në një perandori ka qenë në mesjetë formë e organizimi­t politik. Në perandori kanë jetuar edhe popuj më të mëdhenj dhe të më të zhvilluar sesa ne. Kjo nuk na bën as më inferiorë, as më të dobët. Ideja që bashkëjete­sa në perandori ka qenë moment dobësie, është thjesht derivat i tezave të komunizmit për një popull të izoluar që kërkonte dhe donte të jetonte thjesht i vetëm.

Një popull që nuk di të vlerësojë të shkuarën e tij e ka gjithnjë të vështirë ndërtimin e së ardhmes. Kjo frazë që shpeshherë duket si shabllon, i shkon më shumë se kushdo tjetër momentit që përmenda në fillim të shkrimit. Ngrirjes përballë të Ramiz Alisë dhe Leka Zogut, pa guxuar të përshëndet­en, por edhe pa asnjë dëshirë për të vijuar më pas grindjet e tyre. Secili i bindur se kishte pasur një rrugë të drejtë dhe historia që ende nuk ka mundur ti vendosë të dy në vendin që meritojnë... ( Titulli i autorit: Historia e gabuar e “të mirit”

dhe “të keqit”)

 ??  ?? Leka I Zogu
Leka I Zogu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania