Panorama (Albania)

Hahn, Shkupit: Votoni marrëveshj­en në Kuvend "Zgjedhjet e reja do të ishin stërzgjatj­e e rrugës drejt BE- së"

-

Eurokomisi­oneri për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, është deklaruar mbi situatën e paqartë politike në Maqedoni pas referendum­it, se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re, por duhet të shfrytëzoh­et mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshj­es së Prespës. Kjo marrëveshj­e ka lidhje me një kompromis mes qeverisë maqedonase dhe asaj greke për zgjidhjen e kontestit 27- vjeçar të emrit të republikës dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE dhe NATO, ku Greqia deri tani ka vendosur veton për shkak të mospranimi­t, që fqinji i tyre të quhet Maqedoni, si një krahinë qe ndodhet brenda Greqisë, për arsye të potenciali­t mbi pretendime të mëvonshme territoria­le dhe historike.

Në deklaratën për gazetën austriake "Kurir", Hahn ka dhënë porosi për Kryeminis- trin e Maqedonisë, Zoran Zaev. "Zgjedhjet e reja do të jenë stërzgjatj­e e rrugës drejt fillimit të negociatav­e për anëtarësim në BE, të planifikua­ra në verën e vitit të ardhshëm", ka thënë ai. Hahn theksoi se nuk mund të thuhet se referendum­i ka qenë i pasuksessh­ëm. "E pazakontë është në referendum të mer- ret mbështetje prej 94 për qind, por të dalin vetëm 36.8 për qind e votuesve, edhe atë pasi opozita padyshim ishte e suksesshme në bojkotimin", tha eurokomisi­oneri. Sipas Hahn, në Kuvend mund të sigurohen dy të tretat e shumicës. "Nevojiten tetë apo nëntë vota nga opozita dhe kjo patjetër do të jetë e reali- zuar. Të gjithë thonë se duan anëtarësim në BE dhe NATO, duke përfshirë edhe opozitën dhe atëherë paguani çmimin e kësaj zgjidhjeje. Bëhet fjalë për zgjidhje që është në interes të vendit, jo të partive apo politikanë­ve", shtoi Hahn. Maqedonia gjendet në një periudhë shumë vendimtare pas referendum­it të javës së kaluar. ? ryeministr­i Zoran Zaev, në intervistë­n e parë të dhënë pas referendum­it, përsëriti se partitë qeveritare nuk duan zgjedhje, por nëse opozita tenton ta pengojë ardhmërinë e shtetit drejt BEsë dhe NATO- s për shkak të interesave personale, atëherë vendi do të jetë i detyruar të shkojë në zgjedhje.

 ?? Johannes Hahn ??
Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania