Panorama (Albania)

Zgjedhjet në Bosnje, fokusi te Presidenca e serbëve

Votimi tregon nëse vendi shkon drejt BE- së apo thellon ndasitë

-

Boshnjakët votuan të dielën në zgjedhjet e përgjithsh­me që mund të vendosnin një nacionalis­t pro rus në një post të lartë dhe të forconin ndarjet etnike.

Vendi ballkanik u përball me një luftë brutale rreth 25 vjet më parë, nga e cila humbën jetën rreth 100 mijë njerëz. Votimi shihet si një provë, nëse Bosnja do të shkojë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO- s, apo do të mbetet e ngulitur në rivalitete­t e hidhura etnike, që rrjedhin nga lufta e 1992-' 95- s. Rreth 3.3 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin për institucio­net në sistemin kompleks të qeverisjes në Bosnje, i cili u krijua nga një marrëveshj­e paqeje, që përfundoi luftën. Vendi përbëhet nga dy minishtete rajonale; njëra serbe dhe tjetra me një entitet mysliman- kroat. Ata kanë institucio­ne të përbashkët­a në një qeveri qendrore. Po votohet për presidencë­n treshe boshnjake, presidenti­n serb dhe parlamente­t e dy entiteteve, si dhe autoritete­t e kantoneve. Fushata u dëmtua nga retorika përçarëse dhe pretendime­t për parregulls­i që nxitën tensionet. Rreth 11 veta janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritete­t të dyshuar për blerje të votave. Në një shfaqje të pakënaqësi­së së gjerë popullore me politikanë­t e Bosnjës, mijëra njerëz u mblodhën në protesta kundër korrupsion­it të premten në Sarajevë dhe në qytetin kryesor serb të Banja Llukës. Serbët dhe kroatët e Bosnjës duan të lëvizin më pranë shteteve, ku kanë të afërmit e tyre etnikë, pra, në Serbinë dhe Kroacinë fqinje, ndërsa myslimanët duan ta mbajnë Bosnjën të bashkuar, sipas AP- së. Fokusi kryesor i këtyre zgjedhjeve ishte presidenca e Bosnjës për shkak të kandidatur­ës së liderit serb të linjës së ashpër, Milorad Dodik, i cili përkrah ndarjen e Republikës Serbe ( Srpska) nga Bosnja. Dodik gjithashtu është një aleat kyç në Ballkan i Presidenti­t rus Vladimir Putin dhe fitorja e tij do të nënkuptont­e ndikim më të fortë të Rusisë. Ndërsa Perëndimi ka shpresuar se perspektiv­at e anëtarësim­it në BE dhe NATO do të inkurajojn­ë vendet në Ballkan për të zgjidhur mosmarrëve­shjet e tyre, që rrjedhin nga shpërbërja e ish- Jugosllavi­së.

Koalicioni i Dodik shpreson të mbajë një kontroll të fortë mbi pushtetin në rajonin serb të Bosnjës. Ai u bëri thirrje votuesve që të zgjedhin një qeveri të kompletuar dhe të unifikuar, që do të ruajë unitetin e Republika Srpska, entitetin serb. "Sigurisht që pres një fitore, një fitore të madhe që do të mundësojë që të bëhet punë e rëndësishm­e për Republikën Srbska", tha ai. Për serbët, Mladen Ivaniç, kandidati opozitar, beson se do ta mundë Dodik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania