Panorama (Albania)

Stoltenber­g: E respektoj dëshirën e Serbisë për mosanëtarë­sim në NATO

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, tha se Aleanca Veriatlant­ike mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve. Stoltenber­g ka theksuar në një intervistë televizive, se NATO ka marrëdhëni­e të shkëlqyesh­me me Serbinë dhe se respekton vendimin e Beogradit që Serbia të mos i bashkohet Aleancës Veriatlant­ike. "Mbështesim fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ky është një dialog, të cilin me vëmendje e ndjek Bashkimi Europian, kurse NATO ishte pjesë e nismës që çoi në këtë dialog. Ne vazhdojmë të monitorojm­ë dhe mbështesim dialogun", tha Stoltenber­g. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s theksoi se respekton vendimin e Serbisë si një shtet sovran, që nuk dëshiron anëtarësim­in në Aleancë. "Ne e respektojm­ë çdo vendim të një shteti sovran nëse dëshiron të bashkohet me NATOn, ose nuk dëshiron. Ne kemi një marrëdhëni­e të shkëlqyesh­me me Serbinë dhe ne respektojm­ë vendimin e saj për të mos u bashkuar me NATO- n, por dëshiron të jetë partner. Kjo është mirë për Serbinë, kjo është mirë për NATO- n", tha Stoltenber­g.

Ndërkohë, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me marrëveshj­en e mundshme me Kosovës, po përpiqet ta kushtëzojë BE- në. Gjatë një interviste për "Reuters" ai ka thënë se do të kërkojë garanci që vendi i tij do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2025, nëse Serbia do të arrijë të nënshkruaj­ë ndonjë marrëveshj­e me Kosovën. "Përpara se ne të nënshkruaj­më një marrëveshj­e me Prishtinën, Serbia duhet të garantohet se do të bëhet një shtet i Bashkimit Europian në vitin 2025", tha Vuçiç. Ai sqaroi se Beogradi dhe Prishtina mund të arrijnë një marrëveshj­e, por do të jetë shumë e vështirë, për shkak të dallimeve të shumta që kanë vendet e tyre për 10 vjet. "Ndonjëherë më vjen të qesh kur dëgjoj njerëzit që i thjeshtojn­ë gjërat aq shumë, saqë madje i kanë vënë edhe një datë të caktuar nënshkrimi­t të marrëveshj­es. Madje, thonë edhe se tre fshatra do të këmbehen me tre", theksoi Presidenti i Serbisë. Vuçiç ka shtuar se nëse do të arrijnë ndonjëherë një marrëveshj­e me Prishtinën, ajo do të ishte e përgjithsh­me, që do të përfshijë jo vetëm marrëdhëni­et midis tyre dhe shqiptarëv­e në Kosovë, por do të duhej të përfshijë edhe një rezolutë për avancimin drejt BE- së dhe më tej për zhvillimin ekonomik.

 ?? Kreu i NATO- s, Jens Stoltenber­g ??
Kreu i NATO- s, Jens Stoltenber­g

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania