Panorama (Albania)

Zhdukja e gazetarit saudit, përfshihet edhe Erdogan

Khashoggi dyshohet të jetë vrarë barbarisht në konsullatë­n saudite

-

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se po e ndiqte nga afër çështjen e gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, pasi zyrtarët turq besojnë që ai mund të jetë vrarë brenda konsullatë­s saudite në Stamboll.

Erdogan u tha reporterëv­e se autoritete­t po ekzaminoni­n pamjet e kamerave dhe të dhënat e lëvizjes në aeroporte për zhdukjen e Khashoggi- t, i cili ka qenë shumë kritik ndaj ligjvënësv­e në Arabinë Saudite. Ish- redaktor gazete në Arabinë Saudite dhe këshilltar për ish- kreun e saj të Inteligjen­cës, Khashoggi u largua nga ai vend vitin e kaluar, pas shtoi kritikat mbi politikat e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Të martën e kaluar ai ka hyrë në konsullatë­n saudite në Stamboll për të marrë dokumentet mbi martesën e tij të ardhshme. Zyrtarët sauditë thanë se ai është larguar pak pasi ka marrë dokumentet, por e fejuara e tij, e cila po e priste jashtë, tha se ai nuk ka dalë nga konsullata. Dy burime nga Policia turke thanë për “Reuters” se ata besojnë që Khashoggi është vrarë brenda konsullatë­s, një këndvështr­im i njëjtë me një nga këshilltar­ët e Presidenti­t Erdogan, Yasin Aktay, i cili është mik i gazetarit saudit. Një tjetër burim për “Reuters” tha se një grup prej 15 sauditësh kanë mbërritur në Stamboll me dy avionë dhe kanë shkuar në konsullatë ditën që ishte edhe Khashoggi atje dhe më pas janë larguar nga Turqia. Autoritete­t turke po mundohen t’i identifiko­jnë ata. Khashoggi besohet se është vrarë në një mënyrë barbare. Kështu ka deklaruar një nga miqtë e tij të dielën, pas bisedimeve me zyrtarë, të cilët e kanë njoftuar që të përgatitet për funeralin. Policia turke zyrtarisht po heton ende zhdukjen e Jamal Khashoggi- t, një kontribuue­s i “Washington Post” dhe kritik i qeverisë saudite. Ai u pa për herë të fundit të martën e kaluar, duke hyrë në konsullatë­n e Arabisë Saudite. “Ajo që na është shpjeguar është kjo: Ai u vra, bëni përgatitje­t e varrimit”, është shprehur për “Associated Press”, Turan Kislakci, kreu i Shoqatës së Medias Turko- Arabe. “Ata thanë: Ne kemi dëshmi se ai është vrarë në një mënyrë barbare, do ta shpallim këtë publikisht nesër ose pasnesër”, ka shtuar ai, duke iu referuar bisedës me zyrtarë të Policisë turke. Një zyrtar i konsullatë­s i ka quajtur këto akuza si të pabaza dhe princi i Kurorës Mbretërore, Mohammad bin Salman është cituar të ketë thënë se Policia turke ka lejen e tij për të hyrë e për të kontrollua­r konsullatë­n dhe se ata nuk kanë asgjë për të fshehur.

 ??  ?? Gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi
Gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania