Panorama (Albania)

Trump feston për Kavanaugh: Është një fitore e madhe

-

Donald Trump e shfaqi hapur kënaqësinë e konfirmimi­t të kandidatit të propozuar prej tij, Brett Kavanaugh, në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. “Është një natë historike, një fitore e madhe për vendin tonë”, tha Presidenti amerikan, duke folur me rreth 11,000 personat që shkuan për të festuar. Por jashtë “Landon Arena” në Topeka, Kansas kishte edhe shumë protestues që kritikuan Senatin dhe republikan­ët, duke i cilësuar fajtorë që kanë konfirmuar një person të papërshtat­shëm për Gjykatën Supreme dhe që mbi të gjitha nuk kanë dëgjuar denoncimin e Christine Ford, e cila akuzon Kavanaugh për sulm seksual. Zgjedhja e Kavanaugh konsideroh­et një fitore e madhe për Trump, me një votë më shumë në mbështetje të tij për të gjitha rastet që do të kalojnë në Gjykatën Supreme. Trump përballet me një test tjetër në nëntor, ku do të votohet për ligjvënësi­t në zgjedhjet e mesmandati­t të Presidenti­t. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi një mesazh të qartë mbështetës­ve të tij: “Shkoni dhe votoni në nëntor. Arsyeja është e qartë: ju keni parë atë që demokratët janë të aftë, mendoni se çfarë do të ndodhte nëse do të vinin në pushtet. Ata janë partia e krimit, ata janë piromanë gati për të djegur vendin”. Trump tha për demokratët, të cilët kanë ngritur akuza të shumta kundër Kavanaugh se, “Ata janë shumë të rrezikshëm për të ardhur në pushtet, ata duan socializmi­n, atë stil të Venezuelës”. Për Trump është me të vërtetë një zhvillim historik, i cili vjen në fund të një jave suksesesh, më e mira e tij që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë. Pasi foli për 70 minuta në Kansas, Trump fluturoi menjëherë për në Uashington, ku të hënën do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit të Kavanaugh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania