Panorama (Albania)

Laçi zhyt Tiranën, Skënderbeu festë në Gjirokastë­r

Teuta likuidon Kastriotin me dopietën e Latif

-

Laçi vazhdon të jetë mrekullia e këtij sezoni. Kurbinasit, në javën e tetë të Superiores fituan ndaj Tiranës në transfertë, brenda në stadiumin "Selman Stërmasi", me shifrat e ngushta 0- 1.

Pjesa e parë nisi me disa tentativa nga të dyja krahët, edhe pse më të pastra ishin ato të kurbinasve, me Xhixhën dhe Shtubinën si rrezik kryesor. Me nisjen e pjesës së dytë, Tirana shtanget në minutën e 51- të, pas një goli të Xhixhës, që u vidhet mbrojtësve brenda zone. Më pas, kurbinasit tërhiqen në mbrojtje dhe Tirana ka iniciativë­n, edhe pse duket e paqartë në disa sulme. Blazhevski ka rastin e artë në minutën e 83- të, me një penallti të fituar nga Ngo, por maqedonasi humb në mënyrë të pabesueshm­e, teksa godet totalisht jashtë kuadratit. Një tjetër fitore e rëndësishm­e për Laçin, që vazhdon të mbetet i pathyer në këtë kampionat dhe ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë.

LUFTËTARI- SKËNDERBEU

Skënderbeu tregon forcën në Gjirokastë­r dhe gdhin i pari, duke e kaluar "presionin" te Partizani dhe Kukësi, që sot do të përballen me njëra- tjetrën në "Elbasan Arena". Korçarët konfirmuan edhe ndaj Luftëtarit se janë një prej ekipeve më të mira në vend, pavarësish­t se kanë ndryshuar skuadrën në masën 70% nga sezoni i kaluar. Ardit Hoxhaj dhe Bruno Dita ishin heronjtë e fitores 0- 2 në transfertë, me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë. Ka qenë një ndeshje që i kishte brenda të tria rezultatet, paçka se Skënderbeu dominoi lojën dhe mbi të gjitha, kishte diferencë në qarkullimi­n e topit. Rastin më të mirë në pjesën e parë e patën gjirokastr­itët me Vasil Shkurtajn, por nuk e shfrytëzua­n, ndërsa ekuilibrat u prishën pas minutës së 65të, kur kualitetet e Skënderbeu­t bënë diferencën në fushë. Forca reaguese e Luftëtarit la për të dëshiruar, me titullarë si Liçaj, Ramadani dhe Shkurtaj, të cilët ishin një zhgënjim më vete.

TEUTA- KASTRIOTI

Në Durrës, dy gola të Amadu Latif u kanë dhënë vendësve tri pikët e radhës, duke bërë që pushimi prej ndeshjeve të Kombëtares të shërbejë për të riparuar dhe jo për të kuruar "plagë". Një ndeshje e nisur mirë për Kastriotin edhe me një rast shënimi me anë të Bardhit, por në fund ka dalë pa pikë. Në fundin e së parës, një harkim pa shumë pretendime në zonën e Kastriotit shndërrohe­t në penallti, pasi portieri ndërhyn me takë në shpinën e Bicit. Kryesori Bajrama akordon 11metërsh nën asistencën e arbitrit anësor Barushi. Gjuan Latif dhe shënon. Kastrioti shtyn, por në momentin më të mirë, rezultati dyfishohet sërish me Latif. Ky i fundit përfiton, pasi një krosim i gjatë në zonë gjen Hyseinin të pavendosur mirë që nuk largon dhe më tej, portieri nuk kuptohet me mbrojtësin duke lënë sferën në qendër të zonës dhe sulmuesi i Teutës realizon lehtësisht.

KAMZA- FLAMURTARI

Kamza "shtang" Flamurtari­n. Një ndeshje e nisur 15 minuta më vonë se të tjerat, për shkak të mungesës së një titullari policie në stadium, përfundoi me një barazim dramatik. Një duel i luftuar, ku nuk munguan rastet, golat, gafat, por edhe "heronjtë". Vlonjatët vazhdojnë të mos tregojnë stabilitet në lojë, ndërsa kamzalinjt­ë dëshmuan dje se janë një ekip që nuk di të dorëzohet. Loja nis vrullshëm për Kamzën, e cila hidhet në sulm dhe pa kaluar 5 minuta gjen avantazhin me një aksion të rrjedhshëm. Mehmeti i ndodhur në mesfushë, pason nga e djathta për te Frashëri, që në një inkursion shmang bukur Mustën dhe kroson në qendër të zonës ku gjendej Plaku, i cili me kokë nuk fal, 1- 0. Batha insiston në fundore, duke shmangur edhe mbulimin e Orelesit, shërben në qendër për Bushiçin, që pasi fiton dyluftimin me Teqjen, gjuan me të djathtën dhe sjell baraspeshë­n. Në të 54ën, portieri Koliçi nuk mund të bënte asgjë. Edhe pse grushtoi një goditje nga këndi të Bathës, topi përfundoi te Ribaj që shënjestro­n kuadratin dhe Musta devijon trajektore­n, duke shtyrë sferën në rrjetë dhe 1- 2. Në të 88- ën vjen barazimi. Plaku pason te Zisi në të majtë, ky i fundit shërben në shtyllën e dytë, Pollozhani i ndodhur në pozicion nuk e devijon dot topin dhe Roloviç me portën e boshatisur s'e ka të vështirë që me të majtën të çojë shifrat në 2- 2 dhe të kthejë qetësinë te Kamza.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania