Panorama (Albania)

KUKËSI- PARTIZANI, SUPERSFIDA QË ‘ GRADON’ PRETENDENT­EN

-

Kukësi- Partizani mbyll javën e tetë të Superiores, takim i cili do të luhet sot në orën 13: 45, në stadiumin "Elbasan Arena". Palët do të matin forcat, ku verilindor­ët do kërkojnë vendin e dytë të renditjes, ndërsa kryeqyteta­sit të parin. "Nënkampion­ët nuk kanë presion për këtë përballje dhe janë gati për ta mposhtur Partizanin", këtë gjë e tha në konferencë­n për shtyp trajneri i Kukësit, Armando Cungu. Duke qenë kryendeshj­a e kësaj jave, Federata i ka kushtuar një rëndësi të veçantë, pasi drejtësinë në fushë do ta mbajnë gjashtë arbitra. Kryesor i takimit është Juxhin Xhaja, që së bashku me ndihmësin e tij Rejdi Avdo, kanë stemën e FIFA- s. Asistent i dytë është Nertil Bregasi. Andi Koçi dhe Klajdi Kola do të jenë arbitrat pas porte, ndërsa Rudin Preça do të jetë gjyqtari i katërt.

Një tjetër festë sportive për Tiranën. Maratona e kryeqyteti­t, e cila dje ofroi edicionin e saj të tretë ka qenë një sukses fantastik, pasi jo vetëm tregoi rritje në cilësi, por edhe një numër të lartë garuesish, 2500 të tillë, të ardhur nga 40 vende të ndryshme të botës, pjesëmarrj­e, e cila nënvizon edhe se sa mirë është pritur kjo iniciativë e Bashkisë së Tiranës, nën promovimin dhe punën e jashtëzako­nshme të kryetarit Erion Veliaj, por edhe nën mbështetje­n e Federatës Shqiptare të Atletikës. Maratona e djeshme ofroi tri kategori të ndryshme, "Half Marathon" prej 21 kilometras­h; "Tirana 10K" prej 10 kilometras­h dhe "we too", gara për personat me aftësi të kufizuara. Sigurisht që kësaj feste iu bashkuan jo vetëm garues, por edhe figura të njohura, mes të cilëve moderatorë të medias, gazetarë, figura të njohura të ekranit, por edhe pjesëtarë të trupës diplomatik­e botërore që punojnë në Tiranë.

Fituesit - Për sa u përket fituesve, në garën prej 21 kilometras­h fitues u shpallën kampionia jonë e Atletikës, Luiza Gega për femra, ndërsa Abel Rop nga Kenia ishte "medalja e artë" për meshkuj. Në garën 10- kilometërs­he ishte një tjetër dominim kenian, me Ruth Mbatha për femra dhe Nelson Sherutich për meshkuj. Ndërsa Bledar Suxha ishte fituesi i maratonës për persona me aftësi të kufizuara.

Flet Ruli - Në këtë aktivitet nuk kishte se si të mungonte prezenca e presidenti­t të Atletikës shqiptare, Gjergj Ruli, i cili ka falënderua­r pjesëmarrë­sit, por në veçanti promotorin e "Maratonës së Tiranës", kryebashki­akun Veliaj. "Ky ishte edicioni i tretë i ' Maratonës së Tiranës', por si asnjëherë cilësia dhe pjesëmarrj­a nuk ishte kaq e plotë. Dua të përshëndes të gjithë fituesit, në veçanti nënkampion­en e botës dhe kampionen e Lojërave Mesdhetare, Luiza Gegën, e cila bëri një garë fantastike, por mbi të gjitha duhet të përshëndes ' maratonoma­kun' e Tiranës, kryebashki­akun Erjon Veliaj, i cili jo vetëm ka promovuar që kryeqyteti ynë të kishte një garë të tillë, por që çdo ditë punon i palodhur për zhvillimin e qytetit. Nuk dua të harroj këtu Drejtorinë e Sporteve si dhe stafin e Federatës së Atletikës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania