Panorama (Albania)

NJOHJA E PRONESISE

Kompensimi, vendimi i ri për përfituesi­t me ligjin 7501

- ADA HAZIZOLLI

Agjencia e Pronave sqaron procedurat e reja për njohjen e pronësisë në dosjet, që nuk kanë ende vlerësim financiar. Ç’ndodh me ata që kanë përfituar me ligjin7501

Të qenit përfitues nga Ligji 7501 i penalizon pronarët. Kjo vlen për dosjet e skeduara si të papatrajtu­ara.

Mësohet se Agjencia e Trajtimit të Pronave, para se të dalë me një vendim, për çdo kërkesë të paraqitur do të verifikojë më parë nëse kanë përfituar apo jo tokë nga ligji 7501. Nëse rezulton që një familje ka përfituar, atëherë edhe pretendimi i saj bie poshtë, pra kërkesa rrëzohet. Sipas kësaj logjike, pronarët s'mund të marrin dy herë tokë, rrjedhimis­ht konsideroh­en të kompensuar. "Në momentin e hapjes së një praktike, qytetarët njoftohen që të dorëzojnë dokumente shtesë. Kryesisht janë dokumente ligjore, dokumente arkivore apo dokumente nga Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Pronarët po ashtu duhet të depozitojn­ë vërtetim, me anë të të cilit provohet se nuk kanë përfituar prona me ligjin 7501, pasi nëse kanë marrë, konsideroh­et i kompensuar dhe nuk mund të marrë dy herë tokë", bëjnë me dije burime pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Sipas ligjit në fuqi, këto familje kanë një muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes.

SITUATA

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Agjencinë e Pronave janë depozituar 16,462 kërkesa për njohje pronësie. Një pjesë prej tyre janë aplikime të bëra rishtazi pas rihapjes së afatit me ligjin e ri. Deri më tani janë shqyrtuar vetëm 6 mijë prej tyre. Në proces janë 5 mijë dosje të tjera, për të cilat qytetarët janë njoftuar mbi plotësimet që duhet të bëjnë. "E drejta e pronësisë është njohur shumë pak. Pjesa dërrmuese e vendimeve kanë qenë refuzime, duke pasur parasysh që ka pasur një numër të konsiderue­shëm kërkesash që janë hapur në fazën e dytë të aplikimeve, e cila është çelur rishtazi pas miratimit të ligjit të ri në 2016. Kanë qenë dosje që kanë pasur përsëritje dhe mungesa të theksuara në dokumentac­ion. Duke qenë të til- la, atëherë përgjigjja jonë ka qenë negative", ka pohuar më herët përgjegjës­i për trajtimin e kërkesave për njohje pronësie në ATP, Sokol Demaliaj.

AFATET DHE HAPAT

Për shqyrtimin e dosjeve pa vendim ATP- je ka afat deri në muajin shkurt të 2019- s. Pra, kur kanë mbetur edhe më pak se 5 muaj, Agjencia gjendet përballë përgjegjës­isë për të bërë dyfishin e punës që është bërë në këto dy vite e gjysmë. Pas këtij afati, pronarët kanë të drejtë që për pretendimi­n e tyre t'i drejtohen gjykatës. Një zgjidhje e tillë nuk është e duhura, kur dihet se mbi çfarë pengesash do të duhet të kalojnë, por mbetet i vetmi opsion për të gjetur të drejtën e tyre. Për çdo dosje, praktika që ndiqet është e atillë: fillimisht njoftohen pronarët për plotësim dokumentac­ioni aty ku mungon, duke specifikua­r me detaje dokumentac­ionin teknik apo ligjor. Faza tjetër është ajo për nisjen e konfirmime­ve në lidhje me gjendjen juridike kadastrale si dhe konfirmimi­n e dokumentac­ionit ligjor të dosjeve në shqyrtim me institucio­net e treta, të cilat bashkërend­ojnë veprimtari­në me ATP- në, të cilat shërbejnë në funksion të procesit të njohjes së pronës. Në përfundim, Agjencia del me vendimin për njohje apo për rrëzim të kërkesës. Deri më tani, mësohet se është kryer procesi i njoftimeve për 5000 dosje dhe synohet që brenda këtij viti të kryhen edhe 8 mijë njoftime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania