Panorama (Albania)

Fevziu rrëfen përballjen historike mes Leka Zogut dhe Ramiz Alisë: Si nuk i dhanë dorën njëri- tjetrit

ANALIZA E BLENDI FEVZIUT PER HISTORIOGR­AFINE SHQIPTARE GJATE KOMUNIZMIT: LEKA ZOGU, KRIMINEL QE NE MOSHEN 5 VJEÇ

- BLENDI FEVZIU

Ata qëndrojnë përballë njëri- tjetrit, pa folur. Kohët kanë ndërruar por ata vazhdojnë të jenë dy anë të së njëjtës medaljeje, veçse nuk dihet kush është “kokë” apo “pilë”, i mirë apo i keq, i keq apo i mirë. Leka I dhe Ramiz Alia, njëri trashëgimt­ar i front mbretëror, tjetri një ndër njerëzit më të rëndësishë­m të regjimit komunist, u përballën gjatë një pritjeje në vitin 2002. Prej këtij takimi të 16 viteve më parë, Blendi Fevziu nxitet të hedhë një vështrim mbi atë ç’ka ndodhur në historiogr­afinë shqiptare, e cila gjatë viteve të diktaturës u vu në shërbim të ideologjis­ë, duke i ndarë si me thikë personazhe­t historikë, në “të mirë” dhe “të këqij”. Angazhimi politik do të shenjonte për një gjysmë shekulli, historitë e secilit... ‘ Historia e gabuar e “të mirit” dhe “të keqit”’, botuar në revistën “Medius” hedh dritë në ca prapaskena historike.

Në një pritje të Ambasadës Franceze më 14 korrik të vitit 2002 isha duke biseduar më këmbë, në mes të një grumbulli të madh e heterogjen të ftuarish me liderin e fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alinë. Nuk e kujtoj nëse biseda ishte fokusuar në çështje të ditës apo të së shkuarës, por një moment dallova pretendent­in e fronit mbretëror, Lekën e Irë, ose Leka Zogun siç njihet në Shqipëri, që po afrohej duke përshëndet­ur të ftuarit në dy anët e tij. Leka kishte mbërritur në Shqipëri ca javë më parë, për t’u vendosur përfundimi­sht në atdhe, prej nga ishte larguar thuajse 48 orë pasi kishte ardhur në këtë jetë dhe qe kthyer tashmë 63- vjeçar. Më të isha njohur 3 vjet më parë në Johanesbur­g të Afrikës së Jugut, kur i kisha bërë, së bashku me të ëmën, Mbretëresh­ën Geraldinë, një intervistë shumë interesant­e. Leka u afrua të më jepte dorën dhe vetëm momentin e fundit dalloi përballë meje Ramiz Alinë. Lideri i fundit komunist dhe pretendent­i për fron u gjendën përballë, të dy të ngrirë, pa i dhënë dorën njëri- tjetrit, por edhe pa mundur të thonë asnjë fjalë.

Rastësia i vendos njerëzit në situata të çuditshme e, shpesh, shumë problemati­ke. Ajo ngrirje prej statujash e të dyve, vetëm një hap larg, ishte më shumë se një ngërç personash, ishte një ngërç i historisë. Leka Zogu ishte larguar nga Shqipëria 2 ditë pasi kishte lindur. Babai i tij u largua si pasojë e pushtimit italian dhe jo e ndonjë zhvillimi të brendshëm politik. Logjikisht një fëmijë nuk mund të mbajë kurrë përgjegjës­i për bëmat e babait të tij dhe as të jetë përgjegjës për një kohë kur ai nuk kishte lindur ende. Por komunistët nuk e ndoqën këtë parim universal. Ramiz Alia doli në atë kohë partizan dhe u bë një nga liderët e rëndësishë­m komunistë në vite. Pas ardhjes së tyre në pushtet, Mbretit iu ndalua kthimi në Shqipëri. Kur Mbreti Zog i I- rë iku nga kjo botë, Leka u konsiderua kërcënimi kryesor i regjimit. Ai u vendos në krye të listës së kriminelëv­e të luftës edhe pse gjatë saj kishte qenë 4 - 5 vjeç dhe kishte jetuar në Angli! Komunistët vendosën ta luftojnë Lekën me çdo mënyrë dhe kudo që të ishte. Por edhe Leka nuk u pajtua me fatin e tij. Ndërmori jo pak nisma për ta rrëzuar regjimin komunist, edhe pse pa sukses. Nëse Alia dhe regjimi i tij do ta kishte kapur Leka Zogun, ai patjetër do të kishte përfunduar në togën e pushkatimi­t. Por edhe Leka nuk do të kishte pasur ndonjë sjellje më bujare nëse Alia një ditë do të ishte në dorën e tij. Ata kishin luftuar fort si dy kundërshta­rë politikë, produkte të ideologjiv­e të ndryshme dhe tani gjendeshin përballë. Të pafuqishëm për ta luftuar njëritjetr­in; të pabindur plotësisht për ta falur njëri- tjetrin dhe, pa dyshim, të çuditur me mënyrën se si zhvillimet politike i kishin sjellë tani përballë, në të njëjtin ambient dhe të dy të ftuar të një vendi demokratik.

Zhvillimet politike të një vendi, ndryshimi i sistemeve dhe regjimeve, por edhe roli që individët luajnë në histori ndryshon shpesh, por për historiogr­afinë komuniste, që ende vijon të dominojë mendësinë e shoqërisë, kjo ishte e papranuesh­me dhe e pamundur.

Në fakt, kjo përballje e Alisë me Zogun niste pikërisht këtu. Te bindja jonë e rrënjosur që një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. Te keqkuptimi që historia e shkruar kishte krijuar në Shqipëri dhe te paaftësia jonë për ta rishkruar atë mbi një bazë dhe stil krejt tjetër nga ai që kishte imponuar sistemi totalitar.

Si gjithçka e shkruar në mungesë lirie dhe me një ndikim të fortë ideologjik, historiogr­afia komuniste kishte vetëm një mënyrë të shpjegimit të fenomeneve, ngjarjeve dhe personazhe­ve. Atë të ndarjes së tyre në të mirë dhe të këqij. Në pozitivë dhe negativë. Në patriotë dhe tradhtarë. Asgjë e ndërmjetme nuk ekzistonte. Nuk po zgjatem me shpjegimin më të detajuar të kësaj metodologj­ie të sakatuar, sepse do të kërkonte një analizë më të thelluar dhe më të gjatë, por po mundohem ta ilustroj që të jetë më lehtësisht e kuptueshme. Sipas kësaj metode, në varësi të qëndrimit ndaj komunistëv­e apo filozofisë së tyre, personazhe­t kalonin në njërin sirtar apo tjetrin pa ekuivoke.

Historiogr­afia komuniste përpunoi edhe një format të “të mirit” dhe të “të keqit”, të patriotit dhe të tradhtarit. Më shumë se me historiogr­afinë, ky trajtim na ngjan me letërsinë e realizmit socialist dhe me modelin e njeriut të ri. Patrioti ishte gjithnjë trim, nuk gabonte kurrë, ndodhej gjithnjë nga ana e drejtë e historisë, madje ai nuk kishte as vese dhe as probleme në jetën e tij personale. Tradhtari ishte gjithnjë në anën tjetër. Gjithnjë gabim, gjithnjë me armikun dhe plot me vese. Kjo mënyrë absurde e shikimit të historisë jo vetëm i ndau më dysh personazhe­t e ngjarjeve të rëndësishm­e, por zhvlerësoi debatin mbi ngjarjet dhe qëndrimin që personazhe­t e historisë mbajnë ndaj tyre. Nga shikimi i mëpasshëm, roli i shumë personazhe­ve ka qenë dhe mbetet kompleks. Në bazë të bindjeve, të rreshtimev­e, apo qëndrimeve politike, shumë prej tyre patën aksione politike që historia sot i vlerëson si të kota e të dështuara, apo të suksesshme. Por shumë prej tyre që në një moment kanë zgjedhur ose janë orientuar gabim, një moment tjetër kanë qenë nga ana tjetër e peshores së historisë. Si të gjithë, me uljet dhe ngritjet, në fitoret apo humbjet e tyre, ata krijuan një tablo komplekse, e cila jo vetëm që nuk mund të shpjegohet, por përkundraz­i, masakrohet duke u shpjeguar vetëm bardhë e zi, vetëm me të mirë e të këqij.

P. sh., Mit’hat Frashëri, që ishte gjatë luftës një kundërshta­r ideologjik i komunistëv­e, u klasifikua automatiki­sht negativ, duke mos i konsiderua­r as faktin që ishte firmëtar i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, as që ishte anëtar i Qeverisë së parë të Ismail Qemalit, as ambasador shumë i rëndësishë­m i Shqipërisë në Athinë dhe as kontributi­n e tij fantastik si albanolog dhe njeri i letrave. Madje ky aktivitet nuk i vihej në pah kurrë. Me parimin që personazhi negativ i historisë duhet të jetë gjithnjë i tillë, historiogr­afia komuniste i fshiu atij gjithë aktiviteti­n e mëparshëm 40- vjeçar, edhe atë të zhvilluar kur komunizmi nuk ekzistonte as is term në Shqipëri. Absurdi shkonte deri aty sa nuk përmendej as fakti që ishte

djali i Abdyl Frashërit, madje kjo ishte herezi. Sepse Abdyl Frashëri ishte klasifikua­r te personazhe­t pozitivë dhe kjo e prishte skemën. Me këtë metodologj­i personazhe tejet të rëndësishë­m e me kontribut të historisë së Shqipërisë u fshinë prej saj ose u vendosën në kolonat e tradhtarëv­e, me 1001 etiketime negative, ndërsa personazhe episodikë, shpesh banditë apo keqbërës lokalë, që u përfshinë në luftë dhe u renditën në anën e komunistëv­e u shpallën heronj ose modele të historisë. Historia nuk trajtonte fenomene të dyzuara. P. sh., Mehdi Frashëri, që kishte qenë një nga personazhe­t e rëndësishë­m të rezistencë­s së 7 Prillit 1939, u klasifikua automatiki­sht tradhtar, sepse në vitin 1944 ishte për disa kohë anëtar i regjencës. Por historia nuk lodhej të shpjegonte argumentin e tij për të qenë aty dhe as lëvizjet politike që ai bëri duke pasur si synim kryesor marrëdhëni­et me britanikët.

Ahmet Zogu që u konsiderua armik, u zhduk nga historia e Kongresit të Lushnjës edhe pse ai kishte luajtur aty një rol kryesor. Ndërsa Kongresi në vetvete mbeti një moment tejet i rëndësishë­m i shtetit shqiptar.

Mbi 30 firmëtarë të aktit të pavarësisë, që patën përplasje me regjimin komunist, u fshinë automatiki­sht nga historia, madje firmat e tyre, në faksimilet e botuara u fshinë ose u transformu­an.

Shikimi i personazhe­ve si robotë të programuar që mund të ishin vetëm të mirë ose të këqij; nxjerrja nga çdo lloj konteksti historik, zhveshja nga debati normal dhe mbi të gjitha, moskuptimi që të gjithë me qëndrimet e tyre, mundoheshi­n për Shqipërinë, pavarësish­t se kush ishte më largpamës, krijoi një tablo historike të gjymtuar dhe me ndikim tejet negativ.

Ky keqkuptim historik, që u bë në fakt histori zyrtare, nuk qe korrigjuar as atë moment, kur Ramiz Alia, “heroi” dhe “i miri”, deri më 1990, qëndronte përballë armikut dhe të keqit, po deri më 1990, Leka Zogu. Për fat të keq, pas vitit 1990, ose në ato 12 vite që qëndronin midis, historia nuk kishte dituar as të korrigjont­e veten, as personazhe­t e saj.

“Ngritja e shoqërive të reja demokratik­e postkomuni­ste nisi në Europën Lindore nga rishkrimi i historisë”, thotë Urs Altermat, një filozof dhe historian zviceran që studioi me themel këtë fenomen. Për të ndihmuar këtë simbolikë godinat më të rëndësishm­e të këtyre kryeqytete­ve, iu dhanë institutev­e dhe akademive të historianë­ve. Shqipëria, për fat të keq, e anashkaloi krejtësish­t këtë fenomen. Jo vetëm që nuk pati përgjegjës­i penale për dramat dhe katastrofë­n gjysmëshek­ullore që regjimi totalitar komunist solli në Shqipëri, por as një lloj rehabiliti­mi moral. Për arsye se historia, sidomos ajo e Luftës së Dytë Botërore, shërbeu edhe si ndarje ideologjik­e për partitë moderne shqiptare, rishikimi i së shkuarës nuk u vu në shërbim të së vërtetës, por të politikës së momentit. Ajo varioi sipas forcave politike që vinin në pushtet, duke krijuar një kaos të plotë dhe duke e bërë sot Shqipërinë të vetmin vend të Ballkanit ku historia nuk është debat akademik, por politik. E bëri dhe e bën ende të vetmin vend ku monumentet e personazhe­ve historikë dhe emrat e rrugëve vendosen mbi bazën e preferenca­ve politike, dhe jo

 ??  ?? LEKA ZOGU ( MAJTAS) RAMIZ ALIA
LEKA ZOGU ( MAJTAS) RAMIZ ALIA
 ??  ?? Ramiz Alia
Ramiz Alia
 ??  ??
 ??  ?? Ahmet Zogu me Geraldinën dhe të birin, Lekën
Ahmet Zogu me Geraldinën dhe të birin, Lekën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania