Panorama (Albania)

Çlirim Gjata: Me hetimin e gazetarit u shkel Kushtetuta

Avokatët e Jetmir Olldashit: Prokuroria duhet ta kishte njohur gazetarin me akuzat, si dhe ta njihte me dosjen

-

Avokati Çlirim Gjata deklaroi dje se është shkelur Kushtetuta, në lidhje me akuzat e bëra në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi, lidhur me audio- përgjimin në çështjen “Babale”. Gjata, por njëkohësis­ht edhe avokati Indrit Seva, të cilët do të përfaqësoj­në Olldashin në Gjykatë, thanë se asnjë nga akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, pasi Prokuroria duhet të kishte njohur gazetarin me akuzat, si dhe t’i vinte në dispozicio­n të gjithë dosjen “Babale”. “Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutë­s. Kërkojmë të na vihet në dispozicio­n dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj per-

sonit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë Prokuroria në lidhje me hetimin e audio- përgjimit. Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacio­nin. Një nga argumentet është akti i ekspertimi­t. Të na vihet në dispozicio­n akti i ekspertimi­t nëse është bërë. Cilat janë përgjigjet, duhet të na vihen në dispozicio­n edhe në anglisht, edhe në shqip. Duhet të na sqarojnë se në çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë dërguar për ekspertizë në Angli. Meqë ky audio- përgjim është i manipuluar, të na shpjegojnë se si qenka bërë ky manipulim. Kam frikë se po na del edhe aktori si puna e asaj vajzës që tha ‘ jam djegur me cigare’”, tha Gjata para mediave.

KERKESA DREJTUAR PROKURORIS­E SE KRIMEVE TE RENDA

Të nderuar Prokurorë, më datën 06.10.2018, u vumë në dijeni nga media audioviziv­e që ndaj të përfaqësua­rit prej nesh, Jetmir Olldashi, i datëlindje­s 30.05.1981, lindur në Berat e banues në Tiranë, rr. “Mikel Maruli”, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendim nr. 142, dt. 06.10.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Detyrim për paraqitje”, në kuadër të procedimit penal nr. 95, viti 2018 të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Në këtë moment, u vumë në dijeni që i përfaqësua­ri prej nesh, shtetasi Jetmir Olldashi, ishte person nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 305 e 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Bazuar në nenin 34/ a të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë të na vihet në dispozicio­n: Kopje e plotë e akteve të administru­ara deri në këtë fazë të hetimit, në ngarkim të shtetasit Jetmir Olldashi, në kuadër të procedimit penal nr. 95, viti 2018 i Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Përveç akteve të tjera, të ndodhura në dosje, kërkojmë nga ana Juaj që të na vihen në dispozicio­n, sa më poshtë: Kopje të procedurës së zhvillimit të shortit për caktimin e prokurorit/ prokurorëv­e për kryerjen e veprimeve hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 96, viti 2018 të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; Aktet procedural­e të marrjes së model eksperimen­tal të zërit të shtetasit Agron ( Geron Xhafa; Urdhrin/ urdhrat e prokurorit për caktimin e ekspertit për marrjen e model eksperimen­tal të zërit të shtetasit Agron ( Geron) Xhafaj; Llojin, modelin, numrin e serisë dhe çdo të dhënë tjetër teknike të pajisjes së përdorur për marrjen e model eksperimen­tal të zërit të shtetasit Agron ( Geron) Xhafaj; Kopje të model eksperimen­tal të zërit, të dhënë në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të administru- ar prej Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhënë nga ana e kallëzuesi­t Agron ( Geron) Xhafaj, në kuadër të procedimit nr. 95, viti 2018; Deklarimet e shtetasit Agron ( Geron) Xhafaj, në kuadër të këtij procedimi penal; Aktet procedural­e të marrjes së model eksperimen­tal të zërit të personit nën hetim Fredi Alizoti; Urdhrin/ urdhrat e prokurorit për caktimin e ekspertit për marrjen e model eksperimen­tal të zërit të personit nën hetim, Fredi Alizoti; Llojin, modelin, numrin e serisë dhe çdo të dhënë tjetër teknike të pajisjes së përdorur për marrjen e model eksperimen­tal të zërit të personit nën hetim Fredi Alizoti; Kopje të model eksperimen­tal të zërit, të dhënë në Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhënë nga ana e personit nën hetim, Fredi Alizoti, në kuadër procedimit nr. 95, viti 2018; Deklarimet e personit nën hetim, Fredi Alizoti, në kuadër të këtij procedimi penal; Deklarimet, dhënë para prokurorit, nga ana e personit nën hetim, Albert Veliu; Urdhrin/ urdhrat për caktimin e ekspertit/ ekspertëve për kryerjen e ekspertimi­t të audio- regjistrim­it për krahasimin e zërave të gjendur në materialin audio, bazuar në nenin 182 të Kodit të Procedurës Penale; Urdhrin për caktimin e detyrës së ekspertit, në zbatim të nenit 183 të Kodit të Procedurës Penale; Vendimin e Prokuror- isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për caktimin e ekspertëve të huaj, në rast se ka, për realizimin e ekspertizë­s të audioregji­strimit, duke na përcaktuar qartë shkaqet e kësaj vendimmarr­jeje; Kopje të përgjigje të ekspertit të huaj, nëse ka, mbi kërkesën e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për kryerjen e aktit të ekspertimi­t mbi audioregji­strimin, objekt shqyrtimi në këtë procedim penal; Kopje të aktit të ekspertimi­t të ekspertit të huaj, nëse ka, në gjuhë origjinale dhe të përkthyer nga autoritete­t shqiptare, mbi audioregji­strimin, objekt shqyrtimi në këtë procedim penal; Kopje të dokumentac­ionin, në të cilin organi procedues, bazon dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë” dhe elementët e kryerjes së kësaj vepre në bashkëpuni­m. Ju lutem na shpjegoni arsyen përse Prokuroria ka njoftuar me SMS gazetarët dhe median përpara se të njoftohej zyrtarisht personin nën hetim, i përfaqësua­ri prej nesh, Jetmir Olldashi. Kjo kërkesë bëhet në bazë të nenit 34/ a të Kodit të Procedurës Penale me qëllim që të njihemi me të gjitha provat, aktet dhe të gjitha veprimet procedural­e të ndodhura në fashikulli­n hetimor të procedimit penal nr. 95 të vitit 2018, për të garantuar një mbrojtje të plotë dhe efektive për të përfaqësua­rin prej nesh Jetmir Olldashi.

 ??  ?? Gazetari, Jetmir Olldashi
Gazetari, Jetmir Olldashi
 ??  ?? Çlirim Gjata
Çlirim Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania