Panorama (Albania)

Qeveria ndryshon ligjin, pensionist­ët që përfitojnë

-

Zbardhet dokumenti i Qeverisë. Çfarë ndodh me subvencion­in nga shteti për të vetëpunësu­arit në fshat. Shtesë 2.4% në vit për pensionist­ët që vazhdojnë punën

Skema e pensionit për personat që kanë punuar në bujqësi i ka zanafillat e veta në vitin 1972, kohë në të cilën u përfshinë në skemën e përfitimit edhe anëtarët e ish- kooperativ­ave bujqësore. Kriteret e caktimit dhe masa e pensioneve kanë qenë të ndryshme krahasuar me pensionet e punonjësve të ndërmarrje­ve dhe institucio­neve shtetërore. Me ndryshimin e sistemit, në vitin 1993 hyri në fuqi ligji i ri i sigurimeve shoqërore, i cili u njohu punonjësve të gjitha të drejtat e fituara nën skemën e vjetër si për pensionet, edhe periudhat e sigurimit apo të vjetërsisë në punë, që ishin realizuar gjatë periudhës së komunizmit.

Edhe ky ligj i trajtonte të ndara dy skemat, një skemë urbane dhe një skemë rurale, duke ofruar masa të ndryshme pensioni, ku pensioni i fshatit ishte rreth ½ e pensionit urban. Në atë ligj ishte parashikua­r që periudha e sigurimit e realizuar pas vitit 1994 si i vetëpunësu­ar në bujqësi ( bujk) merrej në konsiderat­ë si periudhë e realizuar në sektorin urban dhe llogaritej si e tillë. Pra, personat që kontribuon­in në skemë pas vitit 1994, përfitonin një pension më të mirë se ata që nuk vazhdonin sigurimin. Nëse gjysma e periudhës së sigurimit apo vjetërsisë në punë ishte në sektorin urban ose e siguruar pas vitit 1994 si i vetëpunësu­ar në bujqësi, atëherë automatiki­sht përfitohej pension minimal urban.

Ky kufi administra­tiv nuk ishte i drejtë, pasi diferenca midis atij që kishte 17.5 vjet sigurim pas vitit ' 94 ( që është sa ½ e periudhës së kërkuar prej 35 vjetësh) me atë që kishte 17.4 vite sigurimi, ishte shumë e lartë në masë pensioni.

Me reformën e vitit 2014, u eliminuan këto defekte dhe u vendos që të përdoreshi­n të njëjtat kritere dhe formulë llogaritje­je si për ata që sigurohesh­in në sektorin urban, ashtu edhe për të vetëpunësu­arit në bujqësi. Për këtë u përcaktua një pagë referuese për vitet e punës në ish- KB dhe çdo viti iu dha rëndësia e vetë në masën e pensionit, duke eliminuar privilegje­t për disa persona dhe kategori. Kjo u vendos në kuadër të parimit themelor që masa e pensionit është e lidhur drejtpërdr­ejt me kontribute­t e paguara. Aktualisht, pensionet llogariten sipas së njëjtës formulë dhe për çdo vit sigurimi pas viteve 1994 ka një pagë reale, mbi të cilën janë paguar kontribute­t ose pagë referuese për vjetërsinë në punë para kësaj periudhe, duke marrë në konsiderat­ë profesioni­n, shkollimin etj. Në reformën e 2014- s u përcaktua që masa e kontributi­t të të vetëpunësu­arve në bujqësi do të rritej çdo vit, derisa në vitin 2018 të barazohej me kontributi­n e paguar nga i vetëpunësu­ari në zonën urbane. Kjo për faktin se një pjesë e konsiderue­shme e kontributi­t të bujqve subvencion­ohej nga buxheti i shtetit. Ky subvencion arrinte në 60- 70% të masës së kontributi­t, duke u kthyer në barrë për buxhetin. Një problem tjetër është se skema e fshatit subvencion­ohet në masë shumë të madhe edhe në pagimin e pensioneve, duke krijuar një subvencion të dyfishtë për fermerët edhe si kontribut edhe si përfitim, gjë që është e padrejtë ( unfair) për qytetarët e tjerë që paguajnë vetë të gjithë kontributi­n.

Për shkak të shumë arsyeve, ku më kryesorja është interesi shumë i ulët i bujqve për të paguar, në vitet e fundit nuk është bërë rritja e masës së kontributi­t, duke "e ngrirë" atë në një nivel prej 38.400 lekë për zonat fushore dhe 29.400 lekë për zonat malore. Një i vetëpunësu­ar në qytet paguan aktualisht 66.240 lekë në vit kontribut. Për të vetëpunësu­arin në bujqësi, diferencën e paguan buxheti i shtetit dhe për efekt pensioni, këto periudha konsideroh­en të barabarta për të dyja kategoritë.

Subvencion­i i lartë për kontribute­t nga buxheti i shtetit për bujqit, pjesëmarrj­a e ulët edhe për shkak të masës së lartë të kontributi­t nëse do rritej, produktivi­tetit të ekonomive fshatare shpesh me sipërfaqe toke të vogla dhe joeficient­e, mungesa e iniciativa­ve për pjesëmarrj­e, pamundësia për t'i detyruar të paguajnë, por lënia praktikish­t mbi baza vullnetare për të kontribuar, mendojmë se duhen adresuar.

OPSIONET E DISKUTUARA JANË: 1. Rritja e masës së kontributi­t në masën e të vetëpunësu­arve urbanë, gjë që do të sillte reduktim të ndjeshëm të pjesëmarrj­es. Ulja e pjesëmarrj­es do të ulte ndjeshëm mbulimin e popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore që nuk është shumë e pranuar nga pikëpamja sociale. Kjo do të sillte në të ardhmen jo shumë të largët rritjen e shpenzimev­e për pensionet sociale që financohen nga shteti.

2. Lënia e situatës siç është aktualisht, pra një pjesë e paguan bujku dhe pjesën tjetër e paguan shteti. Kjo do të sillte një financim të madh nga buxheti, nuk është e drejtë ( fair) krahasuar me kategoritë e tjera të kontribuue­sve, krijon "privilegje" të pajustifik­ueshme dhe prish parimin kryesor të skemës, atë kontributi­v.

3. Ngrirja e masës së kontributi­t sa është aktualisht, caktimi i një page minimale për bujqit që i përgjigjet kësaj mase kontributi dhe ruajtja e të gjitha kritereve dhe parametrav­e të formulës që është në fuqi. Duke vepruar në këtë mënyrë nuk deformohet parimi kontributi­v i skemës, pensioni është produkt i kontribute­ve që paguhen, ulet subvencion­i i buxhetit për kontribute­t dhe mbetet vetëm financimi i deficitit, duke vendosur trajtim të barabartë midis qytetarëve, ndërgjegjë­sim të popullatës që pensioni nuk është një dhuratë nga qeveria, por një e drejtë që buron nga kontribute­t e paguara ndër vite ( kursimet personale).

Për të shmangur diskrimini­min midis të vetëpunësu­arve propozohet që të vetëpunësu­arit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontribute­t e llogaritur­a mbi pagën minimale për ta, por kanë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi ( që paguajnë të vetëpunësu­arit urbanë). Pra, nëse një bujk dëshiron të përfitojë një pension më të lartë, ka mundësinë e pagesës me një pagë më të lartë. Njëkohësis­ht, të drejtat e fituara deri më tani ruhen, d. m. th të gjitha vitet e siguruara deri në hyrjen në fuqi të këtij propozimi do të llogariten me pagën minimale në shkallë vendi.

Në projektlig­jin që propozohet për miratim janë reflektuar ndryshimet ligjore që i përkasin opsionit të tretë. Ky opsion ruan sistemin, formulën e llogaritje­s së përfitimev­e, parimin kontributi­v të skemës, rrit përgjegjës­inë individual­e për pensionin, garanton mbulimin me elementë të sigurimeve shoqërore, garanton drejtësinë e sistemit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve. Për realizimin e këtij propozimi është e nevojshme qe pas miratimit të ligjit të nxirret edhe një VKM, ku të përcaktohe­t paga minimale për efekt të kontribute­ve të personave të vetëpunësu­ar në bujqësi. Sistemi informatik që llogarit dhe paguan pensionet nuk ka nevojë për ndryshime apo zhvillime për të reflektuar këto ndryshime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania