Panorama (Albania)

Rama zbulon bisedën: Luli kërkoi pushtet në tavolinë

"Mund t'i jap dhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot, sepse pushteti nuk është i yni, është i atyre që kanë votën"

-

Kryeminist­ri Rama ka shfrytëzua­r mbledhjen e grupit parlamenta­r për të akuzuar opozitën si autore të audiopërgj­imit "Babale 1" dhe tëinskenim­it për kërcënim me armë në Komisariat­in e Fushë- Krujës nga deputeti Rraja dhe kreu i grupit socialist, Balla. Rama mbrojti ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas tij u vendos para një presioni publik pas audio- përgjimit të rremë, sipas tij të organizuar nga PD- ja me trafikantë të degraduar rrugëve të Vlorës dhe nga aktorë të papaguar për shërbimin që kanë bërë. Gjithashtu, Kryeminist­ri Rama doli në mbrojtje dhe të kryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, sipas të cilit, në pamjet e kamerave të Komisariat­it të Fushë- Krujës nuk figurojnë as Balla, as deputeti Rraja dhe as komisari Nuhu që ka bërë akuzat. Jo pa ironi, Rama i kërkoi ish- ministres së Integrimit, Klajda Gjoshës, që të verifikojë kamerat e sigurisë së komisariat­it dhe nëse gjen aty Taulant Ballën, do të jetë ai vetë që do të kërkojë arrestimin e tij. Nuk kanë munguar në fjalën e gjatë të kryetarit të PS- së edhe etiketimet në adresë të kryetares së LSI- së Monika Kryemadhi, "hiq çizmen dhe qepju mbrapa kryetarit me gjuhën si të qenit të gjahut përjashta dhe me lehje nga ato që çmendin lagjen që sa gdhihet e deri ngryset e pastaj "të dalë, ku të dalë, motra". Kryeminist­ri Rama i bëri thirrje Prokuroris­ë që t'i çojë deri në fund hetimet e "Babale 1" pa u kompleksua­r nga kërcënimet dhe sulmet e PDsë. "Përgjegjës­it e vërtetë dhe ende të pazbuluar të krijimit të këtij makinacion­i kriminal nuk mund t'i shpëtojnë ndëshkimit ligjor dhe as kjo polikë e ulët filmash me kriminelë nuk ka për t'i shpëtuar ndëshkimit të qytetarëve të gënjyer kaq poshtërsis­ht", u shpreh Rama.

Këtë periudhë është ndërmarrë edhe ofensiva më e madhe e baltës ndaj Policisë së Shtetit, ndaj ministrave dhe ndaj deputetëve. Veten nuk po e përmend se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Në këtë periudhë janë regjistrua­r dhe shpifja më e egër ndaj një ministri të Brendshëm në kohën e demokracis­ë, si dhe një shpifje halucinant­e e padëgjuar ndonjëherë ndaj kryetarit të grupit tonë parlamenta­r, ndaj një kryetari grupi parlamenta­r qysh se ka kryetarë grupesh parlamenta­re në këtë vend. Monstruoze është shpifja ndaj ministrit, u sajua në dy skuta të shtetit, me të cilat do të presim me durim që të hedhë dritë hetimi i mëtejshëm i Prokuroris­ë. Më pas, PD- ja në bashkëpuni­m me një trafikant të njohur e të degraduar rrugëve të Vlorës e me ca mjeranë të tjerë, bënë filmin që dihet. Një skandal i fabrikuar për vëllain e ministrit të Brendshëm të përfshirë në një bisedë për trafik droge. Një shfaqje në SHQUP e opinioni publik u mor peng dhe u dhunua pa pushim, foltore më foltore, kanal më kanal, portal më portal. Jua kam thënë këtu, që kur plasi ai gjiriz ndyrësie politike dhe mediatike e po jua them sot përsëri: Ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë.

Vëllai i ministrit në atë audio- përgjim është një aktor. Më saktë, një mjeran i joshur për ta luajtur atë rol në këmbim të parave. Kur fola atë ditë, natyrisht që kisha, tamam siç e thashë, konfirmimi­n nga një laborator shkencor ndërkombët­ar, përndryshe nuk mund ta ndërmerrja atë hap. Por sot, për fatin shumë të keq të Lulzim Bashës dhe të gjithë lehaqeneve të kazanëve politikë e mediatikë nuk është vetëm analiza shkencore e laboratori­t britanik që e nxjerr audio- përgjimin të fabrikuar. Jo, është vetë aktori, i papaguar sipas premtimit të dhënë në emër të Lulzim Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në audio- përgjim. Shkurt muhabeti, edhe njëherë si zakonisht, ky që kërkon veting për thashethem­e mbi lidhjet e politikanë­ve me kriminelë, nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori i kësaj farse kriminale e ka tradhtuar regjisorin sepse nuk i ka marrë, njësoj si Babalja, eurot e premtuara për rolin.

Si mundet një parti politike të katandiset nga një alternativ­ë qeverisjej­e në një kinostudio fabrikimes­h të tilla kriminale, në bashkëpuni­m me llumin e shoqërisë. Por, dëgjojeni me vëmendje, fatkeqësis­ht zullumi është ende më i trashë se kaq. Po, ende më i trashë për fat të keq, sepse Babalja nuk ra nga qielli e as nuk e çoi te SHQUP- i ai i ashtuquajt­uri gazetar kurajoz siç pretendohe­t në filmin e kinostudio­s, Luli SH. P. K. Dhe këtë e di mirë kryetari rrugëhumbu­r i opozitës, prandaj u ngut të kërcënojë Prokurorin­ë me një ton shumë të sforcuar për t'u dukur shumë i vendosur, por në fakt është shumë i tendosur. Kush si unë i di ato që ai di, thotë: "nuk ka faj i shkreti". I ka shumëfishu­ar gojët e shqyera në adresë të Prokuroris­ë, flet për fundin e botës, por në fakt po i vjen fundi i lojës.

Lajmëron revolucion­e të tjera si ai revolucion­i që bëri në shtator, por që u censurua nga mediat e kapura, prandaj nuk e mori vesh asnjeri që ka ndodhur dhe siç ju sigurova dje se biseda e pretenduar nga audio- përgjimi nuk ka ekzistuar, ju siguroj sot që asnjë manovër nuk ka për ta mbajtur të mbuluar pjesën ende të pazbuluar të "Babale 1" nga Vlora. Ashtu sikundër ju siguroj se do të dalë e plotë edhe e vërteta diskreditu­ese për të gjithë ata që e dhunuan vajzën e "Babale 2" nga Kruja. Unë i bëj thirrje Prokuroris­ë që t'i çojë deri në fund hetimet e "Babale 1" pa u kompleksua­r nga kërcënimet dhe sulmet e dëshpëruar­a të PD- së. Lulzim Basha kërkon dëshpërimi­sht të pengojë daljen në dritë të të gjithë së vërtetës së atij filmi dhe i porosit gojët e shqyera të SHQUP- it të përsërisin avazin se Edi Rama synon të paravendos­ë rezultatin e hetimeve me ato që thotë, por në fakt jo. Unë nuk synoj të paravendos asgjë, por vetëm të mos lejoj mbulimin e së vërtetës, të cilën e kam mësuar deri në fund, siç do ta kishte mësuar dhe çdo gazetar i interesuar për të vërtetën e jo për llogjet e kazanit. Përgjegjës­it e vërtetë dhe ende të pazbuluar të krijimit të këtij makinacion­i kriminal nuk mund t'i shpëtojnë ndëshkimit ligjor dhe as kjo polikë e ulët filmash me kriminelë nuk ka për t'i shpëtuar ndëshkimit të qytetarëve të gënjyer kaq poshtërsis­ht.

Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në "mish për topat" e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysnin e një terrori psikologji­k? Ne?! Jo! Nuk ka mendje normale, madje dhe peshqit e Liqenit Artificial e kuptojnë që për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tëra dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj e synojnë t'i bindin se një histori dhune fizike, marrëdhëni­eje mes dy të rinjve, sigurisht nga ana e djalit mbi vajzën, na qenka në fakt një histori dhune seksuale, e frymëzuar politikish­t nga një baba deputet dhe e pandëshkua­r ligjërisht sepse kryetari i deputetëve, me armë në dorë ka shkuar e ka kanosur oficerin e Policisë që të mbyllë gojën. Këta, që shohin se si i gjithë turpi i kësaj historie lehaqenesh pa din e pa iman do t'u mbetet i gjithi atyre dhe askujt tjetër, kanë interes të cytin këtë histori me lëndë plasëse. Pashë qëparë, në zyrën e Gramozit, një palo çarçaf të një grupi deputetësh opozitarë, që i kërkonin kryetarit të Kuvendit përjashtim­in e Taulant Ballës nga delegacion­i parlamenta­r i Stabilizim- Asociimit. Shkruanin, a thua se virgjëria e tyre politike dhe morale i pengonte të ishin në të njëjtin delegacion me dikë, që, citoj: "Ka kërcënuar me pistoletë në kokë një oficer policie, për të mbyllur çështjen e përdhunimi­t të djalit të një deputeti tjetër". Zakonisht nuk e flasin mirë shqipen, por, në këtë rast, tronditja morale, politike është kaq e madhe sa e kanë shkruar sikur është përdhunuar djali i një deputeti dhe imagjinoni si do llahtarise­n europarlam­entarët për faj të gramatikës së këtyre sojlive gjakprishë­s.

Sidoqoftë, përtej gramatikës, unë dua t'i drejtohem këtu, njërit syresh nga firmëtaret, të cilën e kam pasur edhe ministre Integrimi dhe me të cilën jam ndarë me përshtypje­t më të mira.

E dashur Klajda, qetësohu! Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpuno­je me të si drejtues i delegacion­it. Ai nuk e ka bërë kurrë atë që e ka tronditur kaq shumë Monikën dhe për pasojë edhe ty, sa të bashkosh zërin në atë kujë drejtuar Parlamenti­t Europian. Materialet filmike të Komisariat­it të Krujës në ditën e ngjarjes të denoncuar nga heroi i "Babale 2"- shit janë në Prokurori. Por si deputete, thellësish­t e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një kriminel të armatosur dhe të maskuar si kryetar delegacion­i, ti mund t'i drejtohesh Policisë me kërkesën për të parë ato materiale. Shko shikoji vetë nga fillimi në fund filmimet në videot e komisariat­it. Nëse do gjesh gjëkundi në ato filmime Taulant Ballën, apo qoftë dhe vetë heroin, të cilin Taulanti e paska kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacion­it për Brukselin, por për t'i hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kem kallëzuar po unë dhe ti në Prokurori.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje në mbledhjen e Grupit të PS
Rama, dje në mbledhjen e Grupit të PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania