Panorama (Albania)

Refleksion për Çmimin Nobel në Ekonomi 2018

INTEGRIMI I NDRYSHIMEV­E KLIMATERIK­E DHE I INOVACIONI­T TEKNOLOGJI­K NE ANALIZEN MAKROEKONO­MIKE ( Fitues, Prof. William D. Nordhaus dhe Prof. Paul M. Romer)

- AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

Ditën e hënë, 8 tetor, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpalli dhënien e Çmimit Nobel në Ekonomi. Nobeli në Ekonomi pasoi dhënien e pervitshme të çmimit prestigjio­z në fushat e tjera, të mjekësisë, fizikës, kimisë, dhe Çmimit Nobel për Paqen.

Nobeli në Ekonomi konsideroh­et si një prej vlerësimev­e më të mëdha që mund t’i bëhet një studiuesi për kontributi­n e tij në këtë shkencë. Ashtu siç ndodh edhe me Çmimet Nobel në fushat e tjera, edhe ai i ekonomisë paraprihet nga parashikim­e të shumta, por edhe pasohet nga debate dhe diskutime të shumta. Për këtë vit, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi që Çmimi Nobel në Ekonomi t’u jepet Profesorëv­e nga SHBA, William D. Nordhaus dhe Paul. M. Romer, duke vlerësuar kontributi­n e tyre për “integrimin e ndryshimev­e klimaterik­e dhe inovacioni­t teknologji­k në analizën makroekono­mike”. William Nordhaus ka lindur në Albuquerqu­e në vitin 1941 dhe është diplomuar në Massachuse­tts Institute of Technology. Është Profesor i Ekonomisë në Universite­tin e Yale- it në SHBA. Paul M. Romer ka lindur në 1945 në Denver dhe është diplomuar në Universite­tin e Çikagos. Është profesor në Universite­tin e New Yorkut.

Nuk është e rastësishm­e që këtë vit, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, duke vlerësuar maksimalis­ht këta dy shkencëtar­e, vendosi të fokusohet në disa komponentë aq të rëndësishë­m siç janë inovacioni teknologji­k dhe ndryshimet klimaterik­e dhe implikimet dhe integrimin e tyre në analizën makroekono­mike. Janë pikërisht këto fusha, të cilat janë aq të ndërvarura më njëratjetr­ën, në periudhën në të cilën jetojmë. Periudhë, e cila karakteriz­ohet nga zhvillime të vrullshme dhe të shpejta dhe veçori e fenomene që përpara 10 apo 20 vitesh mendoheshi­n shumë të largëta për t’u marrë në konsiderat­ë. Inovacioni teknologji­k dhe çështjet që lidhen me ndryshimet klimaterik­e lidhen drejtpërdr­ejt jo vetëm me zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik të vendeve, por në një formë apo tjetër edhe me jetën e qytetarëve anembanë botës së sotme, botë e cila gjendet në një fazë të re ( pse jo dhe kritike të procesit të globalizim­it). Njëherësh, këto procese lidhen ngushtë me zhvillimet e ardhshme dhe në veçanti me gjeneratat e reja dhe me të ardhmen që fëmijët tanë do të kenë.

Inovacioni teknologji­k konsideroh­et si një prej faktorëve që sjellin zhvillim të qëndrueshë­m dhe afatgjatë. Kjo është edhe arsyeja që përbën njërën prej shtyllave të çdo platforme idesh, çdo vizioni për të ardhmen dhe çdo iniciative të ndërmarrë në nivel kombëtar, rajonal apo global. Vlen të përmendet këtu se edhe Akademia Europiane e Shkencave dhe e Arteve, në Manifestin për Europën, diskutuar dhe miratuar javën e shkuar në Venecia, e konsideron inovacioni­n si një prej 4 kolonave kryesore, mbi të cilën duhet të mbështetet Europa e së ardhmes. Siç përmend edhe Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë, në përshkrimi­n dhe vlerësimin e kontributi­t shkencor të prof. Paul. M. Romer, ai fokusohet në mënyrat që ekonomitë e tregut mund të zhvillojnë teknologji të reja nëpërmjet kërkimeve të orientuara drejt fitimit dhe përpjekjev­e për zhvillim. Romer vendos theksin pikërisht te nevoja për iniciativa më të mëdha nga ana e qeverive në lidhje me promovimin e zhvillimit teknologji­k, inovacioni­t dhe kërkimit shkencor. Kjo, sepse ndonëse është e vërtetë që tregjet e lira prodhojnë ndryshime teknologji­ke, kjo gjë nuk ndodh në mënyrën më efektive të mundshme, pasi tregjet hasin vështirësi në ofrimin e kërkimit dhe zhvillimit dhe të produkteve që krijohen nga to. Politika të tilla në ndihmë të zhvillimit teknologji­k janë shumë të rëndësishm­e për zhvillimin e qëndrueshë­m dhe afatgjatë jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në atë mbikombëta­r.

Studimet e William D. Nordhaus mundësojnë analizimin e modeleve ekonomike dhe e pasojave që ato kanë në ndryshimet klimaterik­e dhe në mirëqe- nien e brezave të ardhshëm. Në mënyrë të ngjashme me Romer- in, Nordhaus, nëpërmjet punës së tij hulumtuese mbi marrëdhëni­en e ndërvarësi­së ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe ndryshimev­e klimaterik­e, vendos theksin te nevoja e politikave të përbashkët­a globale për të përballuar problemet që shkaktohen nga emetimet e gazit. Një nga masat që propozon është një skemë globale për vendosjen e taksave mbi emetimet, taksa që duhet të vendosen të gjitha shteteve.

Dhënia e çmimit Nobel në ekonomi diskutohet gjerësisht jo vetëm nga studiuesit e shkencës ekonomike, por edhe nga institucio­net politikëbë­rëse. Komentet dhe debatet në lidhje me arsyet që Akademia u akordon këtë çmim studiuesve të caktuar janë të shumta. Kjo, sepse Çmimi Nobel shërben jo vetëm si një kurorëzim i punës kërkimore shkencore të studiuesve të caktuar, por edhe si një nevojë jo vetëm e shkencës, por edhe e politikëbë­rjes për t’u fokusuar në tematika të caktuara të rëndësishm­e për mirëfunksi­onimin e sistemit ekonomik. Në një periudhë të tillë si kjo e sotmja, kur bota po përballet me probleme, që përpara 10- 2 vitesh ngjanin me skenarë të fantashken­cës, është gjithmonë e më shumë e dukshme se zgjidhjet nuk mund të jenë veçse të përbashkët­a. Pavarësish­t specifikav­e të problemati­kave të çdo shteti, një çështje si zhvillimi afatgjatë dhe i qëndrueshë­m me respekt ndaj ambientit dhe duke përqafuar zhvillimet inovative dhe teknologji­ke, është diçka që i tejkalon kufijtë kombëtare. Është një çështje globale dhe si e tillë duhet të përballohe­t. Studimet e rëndësishm­e të dy nobelistëv­e të sivjetshëm na ofrojnë modele dhe teori që na ndihmojnë të hedhim dritë mbi këto çështje kaq jetësore jo vetëm për sot, por edhe brezat që do vijnë. Pa dyshim, le ta shikojmë edhe në këtë përvojë, si një mundësi mësimi dhe përfitimi..

 ??  ?? AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI
AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania