Panorama (Albania)

Basha flet me emra: Banditët që diktojnë zgjedhjet

Basha: Zgjedhjet diktohen nga Bajrajt e Shkodrës, Çelajt në Elbasan, Habilajt në Vlorë, Ymer Lala në Dibër e Rragami në Korçë

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e sheh të domosdoshë­m vetingun e politikës jo vetëm për të shkëputur lidhjet e saj me krimin, por edhe për të realizuar një proces zgjedhor të pandikuar nga partitë e pista dhe influencat e botës së krimit.

Në një mbledhje të përbashkët me grupet parlamenta­re të opozitës dhe ekspertë zgjedhorë, opozita prezantoi platformën e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore. Sipas Bashës, Reforma Zgjedhore duhet të mbështetet në katër shtylla kryesore, ku më e rëndësishm­ja është ajo e dekriminal­izimit të zgjedhjeve. Për opozitën, ky proces duhet të nisë me vetingun në politikë dhe pastrimin e lidhjeve të Policisë me krimin. "Dekriminal­izimi i procesit zgjedhor - Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin. E kuptoni se nga kush administro­hej procesi zgjedhor? Krerët e Policisë, palë me krimin, trafikun dhe mbjelljen e drogës, njerëz me zero besueshmër­i publike dhe Rama, i cili një vit më parë i bënte thirrje Policisë të mblidhte vota për Rilindjen", tha Basha. Sipas kreut të PD, duhet të ndërpriten financimet private të zgjedhjeve për të ndalur paratë kriminale që hidhen në fushatë. Opozita propozon që fushatat zgjedhore të financohen 100% nga shteti. "Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive. Kriminaliz­im të financimev­e private. Kompani që financojnë parti politike dhe kandidatë do të përjashtoh­en nga përfitimi i tenderave dhe koncesione­ve për një kohë të përcaktuar", sqaroi kreu i PD. Basha i denoncoi me emra lidhjet e max- horancës me krimin në çdo qytet të vendit, duke theksuar se Policia dhe Prokuroria kanë biseda telefonike mes zyrtarëve të lartë të PS me përfaqësue­s të botës së krimit. "Në Polici dhe në Prokurori ka regjistrim­e telefonata­sh dhe mesazhesh telefonike mes Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, mes Ulsi Manjës dhe grupeve kriminale, mes Damian Gjiknurit dhe grupe- ve kriminale, mes Taulant Ballës dhe grupeve kriminale dhe mes Edi Ramës e kriminelëv­e më famëkeq të vendit, të gjithë të regjistrua­r në pazare votash me kriminelë, duke iu premtuar atyre mbrojtje për aktivitete­t kriminale. Zgjedhjet diktohen nga Bajrajt e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombët­arë, në Elbasan nga Çelajt e Sanxhaktar­ët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, në Durrës, bandat qeverisin bashkinë e Vangjush Dakos, në Vlorë nga Habilajt te Xhafaj, në Dibër Ymer Lala, në Korçë Rragami", theksoi kreu i PD- së.

ZGJEDHJET

Opozita e sheh përdorimin e teknologji­ve në zgjedhje si të vetmen mundësi për të ndalur manipulime­t dhe depërtimin e krimit në çdo qendër votimi në zgjedhje. "Identifiki­mi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik. Të gjitha këto janë të rëndësishm­e për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor, shkatërrim­in e procesit zgjedhor dhe kthimin e tij nga një festë të demokracis­ë në një gosti dhe orgji të krimit të lidhur me politikën", tha Basha. Kreu i PD- së theksoi se vetëm pasi të jenë plotësuar këto kushte, mund të hapen diskutimet për ndryshimin e sistemit, për të cilin ai nuk e fshehu alternativ­ën e tij. "Qëndrimi im personal është që për çfarëdo sistemi të shkojmë, maxhoritar, proporcion­al, proporcion­al kombëtar, duhet një diskutim i hapur dhe i thelluar për të arritur në mënyrën më të mirë përfaqësim­it të vullnetit të qytetarëve. Reduktim i numrit të deputetëve me 100? Pse jo. Parlamenti me dy dhoma, për një kontroll dhe balancim më të mirë të pushteteve", deklaroi kreu i opozitës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania