Panorama (Albania)

Tritol në shtëpi, Xhisela me makinë të 2017 e syze firmato, akuzon PD- në

Lë të hapur mundësinë e rikthimit me Rexhep Rrajën. “Nuk kam shkuar ta takoj në burg, jam penduar që e denoncova”

- KRUJE/

Shpërthim tritoli gjatë natës në banesën e Xhisela Malokut. Lënda eksplozive u hodh në oborrin e banesës së gjyshit të saj, Ramazan Muça, rreth orës 23: 30 të së dielës, por, fatmirësis­ht, nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as materiale.

Në momentin e shpërthimi­t në banesën që ndodhet në fshatin Larushk, ishte Xhisela Maloku, nëna, motra, gjyshi dhe gjyshja e saj. Policia dyshon se e gjitha ka qenë një mesazh për vajzën, e cila u bë e njohur për denoncimin për dhunë dhe përdhunim nga ish- i dashuri i saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Por, më pas, ajo përgënjesh­troi denoncimet e saj, duke pohuar se gjithçka e kishte bërë nga xhelozia dhe se ajo nuk ishte dhunuar.

Nëntë persona, mes të cilëve 4 të afërm të ish- të dashurit të saj, Rexhep Rraja, u shoqëruan për t’u marrë në pyetje pak pas ngjarjes. Nga hetimet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për një sasi prej 100 gramësh, e cila ka qenë artizanale. Vetë Xhisela Maloku, duke folur për ngjarjen, thotë se e gjitha është një inskenim dhe lojë politike. Për këtë ngjarje, ajo nuk fajëson familjarët e djalit të deputetit të PS- së, që tashmë ndodhet në burg me akuzën e “Përndjekje­s”, por drejton gishtin nga opozita, që, sipas saj, po përpiqet të përfitojë politikish­t nga historia e saj. Ajo thotë se në momentin e shpërthimi­t ndodhej në shtëpi së bashku me familjarët e saj. Xhisela pranon se të parit person që i ka telefonuar pas ngjarjes ka qenë një i afërm i ish- të dashurit, Ramazan Rraja, emër ky i përmendur dhe në denoncimin e oficerit të Policisë në Fushë- Krujë, Emiljano Nuhu. Xhisela, ku ndodheshit në momentin e shpërthimi­t? Në momentin e shpërthimi­t ndodhesha në shtëpi, së bashku me familjarët e mi. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe krijoi panik te mua dhe te familjarët. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë që kishin hedhur lëndë plasëse. Ishte ora rreth 23: 30- 23: 40, diçka e tillë. Ku ishte vendosur lënda plasëse? Lënda plasëse nuk ishte vendosur gjëkundi, por ishte hedhur këtu në oborrin e shtëpisë. Siç e shikoni, për fat të mirë, hyrja e shtëpisë është nga përpara, prandaj edhe nuk ka pasur dëme materiale, sepse pjesa e prapme të shtëpisë është me mur të fortë.

Këtu nuk ka shenja shpërthimi. Juve si e konstatuat që lënda plasëse është hedhur këtu në oborrin e shtëpisë së gjyshit tuaj?

Shpërthimi nuk ka lënë shenja, por di të them se ishte shumë i fuqishëm dhe tronditi komplet shtëpinë dhe gjithë lagjen. Di të them se u trembëm jashtë mase, sepse menduam se hodhën në erë shtëpinë, ndërkohë që të gjithë ne ndodheshim brenda saj. Nuk di çfarë të them, ishin momente tmerri.

Si vepruat pas shpërthimi­t, lajmëruat Policinë apo ndonjë të afërmin tuaj?

Pas shpërthimi­t, unë dhe familjarët e mi ishim të shokuar dhe në panik. Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte të telefonoja dikë. Telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë një kushëriri i Rexhepit, Ramazan Rraja. Ai ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar Policinë.

Mendoni se ka gisht ish- i dashuri juaj në këtë sulm me lëndë plasëse?

Absolutish­t jo. Rexhepi dhe të afërmit e tij nuk kanë fare lidhje me këtë ngjarje dhe për këtë flas me bindje të plotë. Kohët e fundit vetëm mbështetje kam gjetur prej tyre. Unë e kam theksuar edhe në intervista të tjera, që ishte një gabim imi që bëra denoncimin në një moment dobësie. Nuk kam asnjë problem me Rexhepin. Madje, me familjen e tij kam komunikim rregullish­t dhe marrëdhëni­e shumë të mirë me të afërmit e tij. Kush mendon se fshihet pas këtij sulmi? Kjo është shumë e qartë. Pas këtij sulmi fshihet opozita, e cila kërkon të përfitojë politikish­t nga kjo ngjarje, me qëllim për të goditur babain e Rexhepit, i cili është deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit. Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e Rrahmanit. Po thoni që opozita ju vuri lëndë plasëse? Po, po! Opozitës nuk i interesont­e të mbyllej kjo ngjarje, prandaj dhe gjeti një instrument tjetër për ta rivënë në qendër të vëmendjes. Me sa mend do më sulmonin njerëzit e Rexhepit?! Gjëja e parë që do kërkonte Policia do të ishin ata. Këtu ka përfituar një palë e tretë, me qëllim për të adresuar median dhe Policinë pikërisht te deputeti Rraja.

A ndiheni e kërcënuar pas gjithë kësaj?

Po, po, ndihem e kërcënuar. Nuk ndihem e kërcënuar nga ish- i dashuri apo njerëzit e tij, por nga opozita që kërkon të përfitojë politikish­t nga kjo ngjarje. Unë dua mbështetje­n e Policisë për të më mbrojtur nga opozita. Lënda plasëse në oborrin e shtëpisë sime është pjesë e lojërave politike. A do të kërkoni azil pas këtij sulmi? Absolutish­t jo. Nuk jam fare e interesuar për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të kërkuar azil diku. Nuk dua të largohem, ky është vendi im dhe këtu dua të jetoj. Nuk kam asnjë arsye përse të largohem nga Shqipëria dhe nuk do të largohem.

Ndryshe keni deklaruar në denoncimin e parë në [ olici, ndryshe në media....

Unë e thashë edhe më herët, që denoncimin e kam bërë në një moment dobësia. Jam penduar shumë. E vërteta është që nuk kam marr asnjë kërcënim apo presion nga Rexhepi apo të afërm të tij. Me Rexhepin dhe të afërmit e tij kam marrëdhëni­e shumë të mira.

Keni pasur komunikim me Rexhepin gjatë këtyre ditëve?

Jo, nuk kam pasur ndonjë komunikim me Rexhepin, pasi ai ndodhet në ambientet e paraburgim­it dhe nuk kam shkuar ta takoj dhe të flas me të. Por me Rexhepin ne jemi sqaruar dhe vazhdojmë të kemi marrëdhëni­e shumë të mirë, sikurse edhe me familjen dhe të afërmit e tij.

Mund të riktheheni në një lidhje dashurie me Rexhepin, pra, a mund të rilidheni sërish?

Këtë nuk e di. Nuk di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Di të them që aktualisht kemi sqaruar të gjitha keqkuptime­t me Rexhepin.

Pas shpërthimi­t, unë dhe familjarët e mi ishim të shokuar dhe në panik. Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte të telefonoja dikë. Telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë një kushëriri i Rexhepit, Ramazan Rraja. Ai ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar Policinë. Rexhepi dhe të afërmit e tij nuk kanë fare lidhje me këtë ngjarje dhe për këtë flas me bindje të plotë. Kohët e fundit vetëm mbështetje kam gjetur prej tyre

 ??  ?? Xhisela, dje në makinë
Xhisela, dje në makinë
 ??  ?? BANESA E FAMILJES MALOKU, KU NDODHI SHPERTHIMI
BANESA E FAMILJES MALOKU, KU NDODHI SHPERTHIMI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania