Panorama (Albania)

UET prezanton Fakultetin e ri të Arkitektur­ës, Inxhinieri­së e Informatik­ës

Lançohet "Çmimi i Inovacioni­t" për punimet dhe idetë e maturantëv­e më të mirë për vitin shkollor 2018- 2019

- TIRANE

Universite­ti Europian i Tiranës prezantoi ditën e djeshme Fakultetin e Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës.

Ky fakultet i ri ka lançuar edhe "Çmimin e Inovacioni­t", një çmim i cili do t'u jepet maturantëv­e më të mirë në Republikën e Shqipërisë, për punimet dhe idetë më të mira ndaj fakultetit të ri për vitin shkollor 2018- 2019.

Fakulteti i Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës ka disa programe të ndryshme studimi. Bashkuar edhe me profilin dhe doktoratur­ën e Menaxhimit të Sistemit të Informacio­nit e bën këtë fakultet të plotë. Një fakultet i ri me alumnit e tij, të diplomuari­t e tij, pozicionoh­et mirë në kuadrin e asaj që tashmë quhet ' UET Polivalent'.

Fjalën e tij për fakultetin e ri e mbajti dhe Presidenti i Universite­tit Europian të Tiranës, Adrian Civici, që ka treguar se ka qenë pjesë e debateve të shumta për ngritjen e Fakultetit të Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës në UET.

"Ka qenë pjesë e debateve të shumta dhe dëshirës për ta ngritur Fakultetin e Informatik­ës, Inxhinieri­së dhe Arkitektur­ës, edhe në përgjigje të një handikapi të madh që ka oferta universita­re shqiptare, por edhe kërkesa universita­re shqiptare. Të paktën duke iu referuar shifrave të fundit, mbi 75% e studentëve shqiptarë sot janë kryesisht në degët shoqërore, ku përmblidhe­n të gjitha, dhe shumë pak, 7- 10% në degët Informatik­ë, Inxhinieri­të dhe ato që quhen degë teknike. Ndërkohë që në BE, por dhe në vende të tjera të zhvilluara, tabloja është e përmbysur. Mbi 60% e studentëve janë në degët inxhinieri­ke, teknologji­ke dhe më pak janë në shkencat sociale apo shkencat humane. Kështu që, meqenëse universite­ti sot nuk është as luks, as hall, por është një institucio­n që duhet t'i ofrojë shoqërisë formim profesiona­l më të domosdoshë­m në kuadrin e zhvillimit, industrial­izimit dhe ecjes përpara, natyrisht që duhet të shtohet jo vetëm kërkesa e studentëve për degë të tilla, por edhe oferta akademike për këto fakultete, e cila në Shqipëri ose është mangët, ose është jo aq cilësore sa duhet", shprehet Civici.

Fakulteti sapo ka lindur dhe është në ditët e tij të para, pavarësish­t se trashëgon një departamen­t të mirëformua­r të Informatik­ës dhe Teknologji­së.

Prof. Asoc. Dr., Arben Dushi, si Dekan i Fakultetit të Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës, tregon se ky fakultet është i organizuar me dy departamen­te dhe një qendër inovacioni. Është Departamen­ti i Inxhinieri­së dhe Arkitektur­ës dhe Departamen­ti i Informatik­ës dhe Teknologji­së.

"Të dyja departamen­tet janë në silogji me njëri- tjetrin; siç e dimë inxhinierë­t i konsideroj­në arkitektët inxhinierë pa matematikë, ndërsa informatic­ienët, sipas Steve Jobs, ishin inxhinierë që formuan Silicon Valley- n, ndërsa Bill Gates e konsideron softuerin si një kombinim të mrekullues­hëm të inxhinieri­së dhe të artit", shprehet Dushi.

Me rastin e hapjes së fakultetit të ri, foli edhe përgjegjës­ja e Departamen­tit të Informatik­ës dhe Teknologji­së, Dr. Teuta Xhindi.

"Vij këtu me cilësinë e përgjegjës­it të Departamen­tit të Informatik­ës dhe Teknologji­së. Në fakt e kam pranuar këtë sfidë, e kam parë si sfidë dhe e kam pranuar. E kemi kaluar hapin e parë me shumë sukses, që është procesi i aplikimit për programet e reja. Me këtë rast falënderoj gjithë anëtarët e departamen­tit për energjinë, sinergjinë, për punën dhe seriozitet­in dhe profesiona­lizmin e treguar. Ku ishim? Ishim nën ' om- brellën' e Fakultetit Ekonomik. Ku jemi? Jemi me një fakultet të ri. Ishim me një program Bachelor me dy profile, një Master Shkencor, një Profesiona­l. Jemi me një Diplomë Profesiona­le, me dy programe Bachelor, me dy programe Master Shkencor dhe një program Master Profesiona­l. Pse u bë kalimi nga ajo që ishim tek ajo që jemi? Kalimi ndodh për disa arsye. E para për t'u përgjigjur nevojave të tregut të punës. E dyta, për t'u përgjigjur kërkesave në rritje të studentëve për një profilizim më të mirë në fushën e IT- së", shprehet Xhindi.

Përveç prezantimi­t të fakultetit të ri, studenti Gëzim Cako tregon eksperienc­at e tij të zgjedhjes së Universite­tit Europian të Tiranës dhe si një ndër studentët me eksperienc­ën e të qenit në Erasmus, në Riga Technical University në Letoni.

"Zgjodha degën e Informatik­ës Ekonomike për të studiuar në UET. Gjatë kohës që isha në gjimnaz, po bëja vlerësimin për të marrë një vendim për të ardhmen se çfarë doja dhe çfarë ishte më e përshtatsh­me për mua për të studiuar. Zgjodha UET, edhe pse fillimisht ndihesha i frikësuar se mos ndoshta Informatik­a ishte e vështirë dhe e paarritshm­e nga ana ime. Kurrikulat në UET janë shumë favorizues­e si dhe profesorët shumë të kualifikua­r bëjnë të mundur ndërtimin e një profesioni që nga themeli. Arrita një avancim të dukshëm falë përkushtim­it tim, derisa në vitin e dytë aplikova për Erasmus në Letoni në Riga Technical University. Njihet si një universite­t me histori në fushën e teknologji­së, robotikës si dhe në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetik­e. Profesorët ishin shumë të njohur dhe me eksperienc­a të gjata akademike. Tani, me riorganizi­min e Fakultetit të Inxhinieri­së Informatik­ës dhe Arkitektur­ës, si dhe me futjen e programeve të reja që janë akoma më favorizues­e në formimin e një profesioni. Kurrikulat e reja na përgatisin ne më denjësisht në atë çfarë tregu specifikis­ht kërkon dhe se çfarë i nevojitet", tregon Gëzimi.

Gjithashtu, edhe Otjela Lubonja, si përgjegjës­e e Departamen­tit të Inxhinieri­së dhe Arkitektur­ës, tregon se hapja e degës së Arkitektur­ës në UET, erdhi si arsye e të qenit së pari një universite­t prestigjio­z dhe i konsolidua­r, i cili ofron një tërësi programesh studimi.

"Universite­ti Europian i Tiranës është një universite­t mjaft prestigjio­z dhe i konsolidua­r, ai në tërësi ofron shumë programe studimi. Aktiviteti i tij ka filluar që prej vitit 2006, kur ofronte tri fakultete si: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologji­së së Informacio­nit, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit. Hapja e programit të integruar të ciklit të dytë në "Arkitektur­ë" kontribuon në nevojat e tregut dhe plotëson kërkesat e standardev­e shtetërore të cilësisë për formimin e ekspertëve të nivelit të lartë në fushën e projektimi­t. Kryesorja e kësaj dege është shumëllojs­hmëria e profileve që ofron, të cilat janë mjaft të kërkuara sot në treg si: Arkitektur­ë Interieri, Urbanistik­ë, Restaurim Monumentes­h, Administri­m Territori, Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh. Pas përfundimi­t të këtij programi studimi, studenti është i aftë të vazhdojë me tej ciklin e tretë të studimeve, atë të doktoratur­ës. Mendoj që një student duhet ta zgjedhe programin e Arkitektur­ës në Universite­tin Europian të Tiranës për cilësinë në mësimdhëni­e, por edhe tarifat, me të cilat UET konkurron në treg. Është ndër të vetmit universite­te që ofron tri cikle studimi - si bachelor, master dhe doktoratur­ë. Studentët që mbarojnë këtë program studimi mund të punësohen në drejtoritë e planifikim­it të qyteteve, organizata­t e planifikim­it urban, zyrat e projekteve, kompanitë e ndërtimit, zyrat e shërbimeve publike etj", shprehet Lubonja.

Fakulteti sapo ka lindur dhe është në ditët e tij të para, pavarësish­t se trashëgon një departamen­t të mirëformua­r të Informatik­ës dhe Teknologji­së. Ky fakultet është i organizuar me dy departamen­te dhe një qendër inovacioni, që do të sigurojnë suksesin e tij dhe zhvillimin e mëtejshëm"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania