Panorama (Albania)

Ekspertiza, anglezët s’japin zgjidhje për audiopërgj­imin

“Kampioni i zërit të Xhafajt, i pamjaftues­hëm për konkluzion”

-

EKSPERTIMI TEKNIK I AUDIO- PËRGJIMIT Është vendosur kryerja e ekspertimi­t teknik, duke caktuar si ekspert, ekspertët britanikë të kompanisë "JP French Associates", i është kërkuar ekspertit t'u përgjigjet këtyre pyetjeve:

- Në materialin 1) objekt të ekspertimi­t- audio- video ka prerje, mbivendosj­e, montazhe apo ndërhyrje të çfarëdollo­j tjetër me qëllim ndryshimin e përmbajtje­s së materialit? Nëse po, ku konsistojn­ë ato?

- A ka vlera identifiku­ese materiali objekt ekspertimi për krahasim me persona konkretë?

- Personi i emërtuar - bashkëpunë­tori X- në objektin e ekspertimi­t - a është shtetasi ALBERT VELIU?

- Personi i emërtuar - Agron- në objektin e ekspertimi­t, a është shtetasi GERON ( AGRON) XHAFAJ?

- Personi i emërtuar- Agron- në objektin e ekspertimi­t, a është shtetasi AGRON HYSENI?

- Personi i emërtuar- Agron- në objektin e ekspertimi­t, a është shtetasi FREDI ALIZOTI? Akti i ekspertimi­t ka konkluduar: - Regjistrim­et nuk janë regjistrim­e origjinale. Regjistrim­i video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistrua­ra. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrim­et origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jetë një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar "Bashkëpunë­tori" dhe "Agroni", megjithatë vetëm e folura që i atribuohet "Bashkëpunë­torit" është e dëgjueshme ( e kapshme) dhe për këtë arsye ekspertja ka ekzaminuar "Bashkëpunë­tori", po jo "Agroni" nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrim­i i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë dhe 46 sekonda. Përsëri, ajo është një bisedë midis burrit të quajtur "Bashkëpunë­tori" dhe "Agroni". Në këtë regjistrim e folura nga të dy palët është e dëgjueshme ( e kapshme). Ndërsa shumica e bisedës është midis "Agroni" dhe "Bashkëpunë­tori" ka shenja ( të dhëna) që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrim­i nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndet­je, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shumë të papritura, sa i takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme: a) regjistrim­i është një pjesë/ pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë, ose b) vetëm një pjesë e bisedës është regjistrua­r.

- Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar "Bashkëpunë­tori" në bisedën e parë është Albert Veliu;

- Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar "Bashkëpunë­tori" në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu;

- Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar "Agroni"; në bisedën e dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni. Vërehen ndryshime të rëndësishm­e forensike midis zërit të "Agroni" dhe atij të z. Hyseni.

- Kampioni i bisedës në regjistrim­in "Agroni" në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatsh­ëm për të arritur në konkluzion ( pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni i ligjëratës ( të folurit) në "Agroni" nuk është i mjaftueshë­m ( adekuat) për të arritur në konkluzion ( pozitiv apo negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni "Agroni" është i një cilësie shumë të dobët. Arsyeja pse ekspertja ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për z. Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe "Agroni" kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Kjo nuk ishte kështu në lidhje si me z. Alizoti ashtu edhe z. Xhafaj. Ata janë zëra të ngjashëm si me njëri- tjetrin ashtu edhe me "Agroni", të paktën për sa ky i fundit mund të analizohet. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së "Agroni" për të arritur në një konkluzion ( pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

 ??  ?? Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë për përgjimet
Fredi Alizoti: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të të sqaroj unë. Jo me, se më premtun diçka këtu, prit eee, kupton ti. Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin, mbaron çdo gjë... e kupton vetë ti muhabetin
Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë për përgjimet Fredi Alizoti: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të të sqaroj unë. Jo me, se më premtun diçka këtu, prit eee, kupton ti. Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin, mbaron çdo gjë... e kupton vetë ti muhabetin
 ??  ?? Agron Xhafaj
Agron Xhafaj
 ??  ?? Mendova që po devijonte, ke parasysh ti çfarë tipi që ka ai. I thashë unë nëm një njëzetëshe, unë iki andej, lëviz, kupton ti.
Mendova që po devijonte, ke parasysh ti çfarë tipi që ka ai. I thashë unë nëm një njëzetëshe, unë iki andej, lëviz, kupton ti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania