Panorama (Albania)

“Je futur thellë”, Basha i përgjigjet Ramës: Dordolec

Kreu i PD: Do vijmë në pushtet përmes zgjedhjeve të lira

- ARISTIR LUMEZI Lulzim Basha

Kreu demokrat Lulzim Basha iu përgjigj dje në distancë kryeminist­rit, duke thënë se nuk i ka kërkuar kurrë pushtet në tavolinë Ramës.

"Partia Demokratik­e do të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme", u shpreh Basha dje para gazetarëve. Kryeminist­ri Rama ka akuzuar ndërkaq kreun e PD, Basha se inskenimi me rastin e Fushë- Krujës e kanë vënë në një pozicion të vështirë që askush nuk e ndihmon dot. Përmes një postimi në" Twitter", Rama shprehet se nuk ecet në politikë me teatër, se e vërteta nuk vonon. "Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im, po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariat­it si i bëhet(?) se aty as Taulanti, as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?", shkruan Rama pas fjalës që mbajti në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r Socialist, ku foli gjerë e gjatë për akuzat e opozitës në adresë të maxhorancë­s. Por nuk vonoi dhe përgjigjja e Lulzim Bashës përmes "Facebookut", përmes të cilit akuzon Kryeminist­rin se "shkruan, dirigjon, interpreto­n dhe u servir shqiptarëv­e përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt". "Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovela­ve: shkruan, dirigjon, interpreto­n dhe u servir shqiptarëv­e përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt. Shqipëria nuk ka më Kryeminist­ër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela", shkruan Basha në" Facebook". Sipas tij, i gjithë shteti është vënë në shërbim të bandave dhe kriminelëv­e të lidhur me qeverinë. "Ndërkohë qeveria, Policia dhe Prokuroria punojnë çdo ditë për t'u garantuar sigurinë, qetësinë dhe paratë kriminelëv­e. Kreu demokrat Lulzim Basha iu përgjigj dje në distancë kryeminist­rit, duke thënë se nuk i ka kërkuar kurrë pushtet në tavolinë Ramës. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajn, Ballën, Rrajën, Çyrbjen, Gjushin e kriminelët e lidhur me ta", shkruan Basha. Sipas tij, Edi Rama nuk është më Kryeminist­ër, por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhoh­em. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t'i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojn­ë atje ku e kanë vendin", shtohet më tej në postimin e Bashës. Por kreu i maxhorancë­s nuk e ka lënë pa përgjigje reagimin e Lulzim Bashës. Përsëri përmes "Tëitterit", jo pa ironi, Rama i ka kujtuar kreut të opozitës që të japëshpjeg­ime për Babalen, por dhe akuzat për Komisariat­in e Fushë- Krujës. "Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolët! Ty s'të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist! Tani tregoju shqiptarëv­e kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote te gazetari?! Ah, mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë!", shkruan Rama në" Tëitter" si reagim të dytë ndaj përgjigjes që Basha i bëri postimit të parë të Kryeminist­rit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania