Panorama (Albania)

“Shpifje monstruoze ndaj Fatmirit e Taulantit”

Rama: Lëndën plasëse vajzës ia hodhën ata që kanë interes

- Albert Veliu Xhisela Maloku

Të jap fjalën publikisht për këtë. Por ama, edhe ti nga ana jote, po s'gjete as Taulant, as oficer policie, as deputet, as kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariat­it në filmimet e të gjithë asaj dite që përshkruan heroi i "Babale 2"- shit, do ia shkruash besoj, një letër ndjese Parlamenti­t Europian, pavarësish­t se Monika do të të thotë, "Klajda, mos e bëj".

Nuk po të them t'i kërkosh ndjesë kryetarit të Kuvendit, se Gramozi mban, dihet ajo punë, Taulantit jo e jo, se punë e madhe, "politikë është kjo," - kur thotë Mona, hiq çizmen dhe qepju mbrapa kryetarit me gjuhën si të qenit të gjahut përjashta dhe me lehje nga ato që çmendin lagjen që sa gdhihet e deri ngryset e pastaj "të dalë, ku të dalë, motra".

E kështu, të nderuar kolegë deputetë, hiq çizmen dhe vrap me gjuhën jashtë do të vazhdojnë përditë këta që kemi kusurin të kemi përballë. Lehje sa gdhihet deri kur ngryset dhe "të dalë, ku të dalë, motra". Kjo është opozita. Janë të dëshpëruar. S'kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë shpresë. E thonë vetë me gojën plot, me vota nuk na mundin dot. Tani që jemi gati, - ka punuar gjithë verën Blendi Çuçi dhe grupi i tij, për t'i ofruar dakordësi dhe për votimin elektronik, që të bëjmë votime elektronik­e në 2 apo 3 zona pilot në zgjedhjet vendore, - thonë jo, nuk duam. Po çfarë duan? Ua them unë, sepse ma ka thënë Luli, pushtetin me marrëveshj­e në tavolinë; Njëherë ti, njëherë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t'i jap dhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot, sepse pushteti nuk është i yni, është i atyre që kanë votën dhe ata, edhe po të dal unë me Gramozin dhe t'iu lutemi, nga veriu në jug, - se Taulanti ndërkohë nuk del dot se do presë sa Klajda të shikojë filmimet, - dhe t'iu themi, aman na e hiqni neve pushtetin dhe jepjani Lulzim Bashës, harrojeni. Ne na marrin me gurë, por Lulzimit pushte- tin s'ia japin kurrë. Prandaj, Lulzimi, Monika, opozita, sot janë i mbyturi që bërtet sa hap sytë e derisa i mbyll, - Monika i hap më shpejt, i mbyll më vonë, ai i hap më vonë, i mbyll më shpejt, për hir të së vërtetës. I mbyturi që thotë do të mbys. S'duan t'ia dinë më për asgjë. Të pafytyrë dhe të pabesë deri në fund me opinionin publik. Gënjeshtra, shpifje, sharje, kërcënime, presione, pa asnjë gajle, pa asnjë fre, gjuhën jashtë si qen i gjallë, çizmen në dorë dhe "të dalë, ku të dalë, motra".

Kanë dhe fatin, - kjo duhet pranuar, - që mediat në përgjithës­i janë dhe ato "të dalë, ku të dalë, motra". S'kanë asnjë lidhje me misionin e tyre, me ndonjë përjashtim, kuptohet, që për- forcon rregullin, me çizme në dorë, me gjuhën jashtë dhe mjerë ky milet çfarë i shohin sytë dhe i dëgjojnë veshët sa ndizet ekrani apo sa çelet portali. Si i bëhet? I bëhet vetëm duke u bërë edhe më shumë opozita e vetvetes, duke qenë vetëkritik­ë sa gdhihet e deri kur ngryset, duke u fokusuar te punët, me të gjithë vëmendjen te njerëzit. Nuk ka asnjë rrugë tjetër!

Këta na akuzojnë ne, ndërkohë që, nëse bëjmë një llogari shumë të thjeshtë, një ministër i Brendshëm është në hetim, jo pa asnjë mbrojtje politike, por i përjashtua­r nga e gjithë jeta jonë politike, deri kur drejtësia të bëjë të vetën dhe të thotë fjalën e fundit. Kush e ka bërë këtë ndonjëherë në historinë e këtij vendi? Sepse ne jemi ndryshe. Lehaqenet e kazanit thonë, e bënë nga halli. Nga cili hall? Kush ishte halli ynë? Nëse ne jemi ata që s'duan t'ia dinë për asgjë, kush ishte halli ynë? Jo nga halli, por sepse jemi ndryshe nga ata që kurrë nuk i hapën rrugë drejtësisë. Por, përkundraz­i, e kapën drejtësinë për fyti dhe prandaj llumi u bë mal në pallatin e drejtësisë. Vëllai i ministrit të Brendshëm sot kryen një dënim 20 vjet të vjetër, pa asnjë obligim ligjor të Republikës së Shqipërisë. Nga cili hall u bë kjo? Jo, por sepse ne jemi ndryshe. Sot, djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment tejet të vështirë, pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht, edhe si baba, me një djalë që është aty ku e meriton të jetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania