Panorama (Albania)

Xhisela me makinë të 2017- s, veshje firmato e syze “Gucci”

Mjeti i regjistrua­r në emrin e koncesiona­rit të “Peugeot”

- KRUJE/ LEONIDHA MUSAJ

Ajo çka ra në sy dje ishte se 25- vjeçarja nuk shoqërohej nga askush me makinë. Ajo nuk u kthye nga kafja për te shtëpia e gjyshit të saj me taksi siç ka thënë herët e tjera, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze

Edhe pse një natë më parë në banesën e Xhisela Malokut kishte pasur një shpërthim të fortë, ajo nuk e ka prishur ritin e zakonshëm për ta nisur ditën me kafen e mëngjesit në lokalet e Niklës.

Bashkë me disa kushërinj të ish- të dashurit Rexhep Rraja, i arrestuar tashmë për përndjekje dhe dhunë ndaj saj, Xhisela e ka nisur ditën normalisht, sikur të mos i kishte ndodhur asgjë. Me sa duket, të afërmit e ish- të dashurit dhunues i kanë dhënë siguri asaj deri në atë pikë sa edhe një shpërthim tritoli të mos i bëjë aspak përshtypje për të marrë minimumin e masave për mbrojtjen e jetës së saj.

Pas ngjarjes së shpërthimi­t në banesën e gjyshit të saj, në të cilën Xhisela jeton bashkë me të ëmën dhe të motrën, dje ishin shumë media në vendin e ngjarjes. Dhe Xhisela nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël që t’i anashkaloj­ë ato. Ajo është ngritur nga kafja dhe ka ndaluar makinën te këmbët e gazetarëve, duke iu përgjigjur atyre për të gjitha pyetjet. Xhisela u shpreh për ta se ky ishte një sulm që ia bënte opozita për shkak se babai i Rexhepit, Rrahman Rraja, është deputet i Partisë Socialiste.

Ajo çka ra në sy dje ishte se 25- vjeçarja nuk shoqërohej nga askush me makinë. Ajo nuk u kthye nga kafja për te shtëpia e gjyshit të saj me taksi siç ka thënë herët e tjera, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze. Gazetarët i kërkuan Xhiselës që të dalë dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Kësaj radhe ajo ishte kujdesur edhe për imazhin dhe gjithashtu ishte veshur firmato. Me një bluzë “Adidas”, një çantë po firmë, celular të kushtueshë­m dhe mbi sedilje paketa me cigare, duket se tashmë ajo është mësuar edhe me kamerën. Xhisela nuk hoqi për asnjë moment syzet “Gucci”, të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikoh­et për dikë që nuk është në marrëdhëni­e pune dhe që jeton vetëm me rrogën e nënës së saj.

Por ajo çka ra më shumë në sy ishte makina, me të cilën qarkullont­e Xhisela, e cila është një “PEUGEOT 208” e vitit 2017. Kjo makinë në gjendje të përdorur, sipas kërkimeve në internet, kap vlerën e 9 mijë eurove. Ndërkohë që me kilometra zero te koncesiona­ri shkon deri në 19- 20 mijë euro. Makina “Peugeot 208” me targa AA 114 TT, sipas burimeve te “Panorama”, figuron e regjistrua­r në emrin e koncesiona­rit të makinave “Peugeot” në Tiranë dhe jo në emrin e Xhiselës. Sipas burimeve, koncesiona­ri rezulton t’ia ketë dhënë me qira këtë makinë kompanisë “Hertz”, e cila, sipas ekstraktit të QKB- së, ka si administra­tor S. Kada. Në ekstraktin e QKB thuhet se: “Kompania Hertz ka veprimtari në fushën e shërbimeve turistike, hoteliere e rentcar, import- eksport të mallrave të ndryshme industrial­e, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, automjete etj., marketing, transport ajror, rrugor, të mallrave, udhëtarëve etj.”.

 ??  ?? Xhisela Maloku, duke folur për gazetarët nga brenda makinës
Xhisela Maloku, duke folur për gazetarët nga brenda makinës
 ??  ?? Makina e përdorur dje, nga Xhisela
Makina e përdorur dje, nga Xhisela
 ??  ?? Çmimi i mjetit të përdorur “Peugeot 208”
Çmimi i mjetit të përdorur “Peugeot 208”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania