Panorama (Albania)

Fshehje pasurie, gjyqtarja Prifti në prag të shkarkimit

Hetimi administra­tiv i thelluar: Entela Prifti s'justifikon pasurinë

- Entela Prifti

Ditën e djeshme, në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it doli kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti.

Gjyqtarja iu nënshtrua filtrave të vetingut, por sipas KPK- së, ajo ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të pasaktë të saj. Sipas hetimit administra­tiv të thelluar, gjyqtarja kishte mospërputh­je në deklarimet për shitjen e një apartament­i 70 metra katrorë. Me probleme rezultuan edhe shitjet e dy makinave nga ana e gjyqtares, ku Komisioni ka konstatuar se janë shitur më shtrenjtë sesa janë blerë. Po kështu, relatorja Etleda Çiftja tha gjatë seancës se probleme ka pasur edhe me personat e lidhur, ku bashkëshor­ti i gjyqtares nuk ka deklaruar një apartament duplex të blerë në vitin 2004 për një vlerë prej 2 milionë lekësh. Si burim kriji-

MILIONË

lekë është vlera e tregut të një apartament­i duplex në emër të bashkëshor­tit të gjyqtares, i cili është deklaruar si i blerë me një çmim modest prej 2 milionë lekësh mi është deklaruar kursimi gjatë viteve dhe një kredi bankare. Por nga hetimi për këtë aset rezulton se ky apartament nuk është deklaruar në vite nga ana e personit të lidhur. Vlera e kësaj pasurie është deklaruar në total 2 milionë lekë, por vlera e tregut është në shumën 7 milionë lekë. Gjithashtu, mungon dokumentac­ion provues, ligjor për të justifikua­r shpenzimet dhe krijimin e pasurisë. Nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtarja del me bilanc negativ. Të ardhurat e vitit 2004 janë të pamjaftues­hme për të blerë apartament­in, tokën arë dhe aksionet e bashkëshor­tit në një kompani private. Probleme u konstatuan edhe për blerjen vilës, që përdoret si biznes, piceri dhe kafene "Fine Four". Nga deklarata veting rezulton se si burim krijimi për këtë pasuri janë deklaruar nga subjekti të ardhurat e bashkëshor­tit në shumën 9 milionë lekë, të dhuruara nga babi i bashkëshor­tit. Të ardhurat nga shitja e makinës, kursime nga pagat dhe shpërblime­t nga puna e subjektit dhe bashkëshor­tit. Gjithashtu është fshehur edhe një llogari bankare e bashkëshor­tit të gjyqtares në vlerën 70 mijë dollarë. Po ashtu ka pasur edhe transferta të dyshimta parash nga SHBA- të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania