Panorama (Albania)

Dhuratat nga vjehrri dhe nëna fundosin gjyqtarin Lubonja

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është shumë pranë shpërbërje­s, teksa anëtari zëvendësue­s i tij, gjyqtari i Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Sipas KPK- së, Lubonja ka kryer deklarim të pasaktë të pasurive, ka mospërputh­je mes deklaratav­e periodike dhe deklaratës veting për një banesë 61 metra katrorë në Korçë, ndërtuar për 2.5 milionë lekë. Sipas KPK- së, gjyqtari nuk ka deklaruar një shtesë pa leje për banesën në fjalë. KPK- ja konstaton se vlera e banesës në fakt është 6.37 milionë lekë dhe jo 2.5 milionë lekë sikundër ka deklaruar gjyqtari Lubonja. Gjithashtu, sipas hetimit administra­tiv, gjyqtari i Apelit Korçë nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshm­e nga viti 19985 deri në vitin 2002 për të justifikua­r koston e ndërtimit të shtëpisë. Dyshime për gjyqtarin kishte dhe sa u përket dhuratave të majme të deklaruara. Bëhej fjalë për rreth 4 milionë lekë dhurata nga e ëma, si edhe depozita të dhuruara nga vjehrri. Më konkretish­t, në vitin 2005, vjehrri i gjyqtarit, i cili banon në SHBA, ka hapur një depozitë në emër të bashkëshor­tes së gjyqtarit me vlerë 25 mijë dollarë. Më tej, gjatë viteve në vazhdim, ai ka bërë dhurata ndaj djemve të subjektit të rivlerësim­it në shuma që variojnë nga 11 mijë euro deri në 5 mijë dollarë. Por nuk mbaron me kaq. Ai i ka dhuruar gjyqtarit edhe pensionin në Shqipëri. Komisioni konstaton se gjyqtari Lubonja dhe familja e tij kanë zhvilluar shumë udhëtime në SHBA, të cilat janë vlerësuar me një kosto prej rreth 4 milionë lekësh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania