Panorama (Albania)

BiznesAlba­nia: Të hiqet taksa e ambalazhit, për pullat të ulet

"Të ulet TVSH- ja e bukës dhe çmimi i energjisë për biznesin"

-

Presidenti i BiznesAlba­nia, Luan Bregasi, prezantoi dje gjatë një konference për shtyp propozimet e sipërmarrj­es dhe shoqatave të biznesit për paketën fiskale të vitit 2019.

Kreu i BiznesAlba­nia u shpreh se propozimet e dërguara Ministrisë së Financave synojnë rritjen e konkurrues­hmërisë së prodhimeve vendëse me ato të rajonit dhe Bashkimit Europian. Presidenti i BiznesAlba­nia u ndal në propozimet e prodhuesve vendës, që nga heqja e taksës së ambalazhit plastik dhe të qelqit, ulja e taksës së pullave fiskale, energjisë elektrike dhe ujit. "Pjesën qendrore të propozimev­e e bëjnë prodhuesit vendës. Nga llogaritë që kanë bërë të gjitha shoqatat rezulton se shumë shoqëri prodhuese nuk janë konkurrent­e në treg, për shkak të ngarkesës së madhe të taksave që kanë. Propozimi është të hiqet taksa e ambalazhit plastik dhe të qelqit. Arsyeja e parë është se këto janë produkte të ricikluesh­me dhe sipas direktivav­e të Komisionit Europian, të gjitha ambalazhet e ricikluesh­me nuk kanë taksë. Në Shqipëri shumë industri kanë veçorinë që pjesën më të madhe të ambalazhit e kanë të kthyeshëm. Pra, nëse është i kthyeshëm nuk duhet të paguhet akciza, e cila zë një peshë shumë të madhe, është mbi 33 për qind e kostos së prodhimit vendës. Për taksën e pullave fiskale është propozuar të qëndrojë si taksë, por nga 28 euro të bëhet 3 euro për 1 mijë copë dhe diferencën në rast se shteti ka detyrime për koncesiona­rin, ta paguajë shteti. Së katërti, çmimi i energjisë për të gjithë industrinë vendëse është shumë i lartë. Ne jemi të ndërgjegjs­hëm se kur pranuam rritjen e çmimit të energjisë humbjet në rrjet ishin 45 për qind deri në 50 për qind. Tashmë, për shkak të investimev­e të kryera nga OSHEEja humbjet në rrjet janë ulur, në 20 deri në 25 për qind. Pra, kjo është një arritje shumë e madhe, çka do të thotë që mundësitë për të ulur çmimin e energjisë ekzistojnë. Të paktën të ulen në nivelin e asaj që është rifituar për shkak të uljes së humbjeve në rrjet. Në krahasim me vendet e rajonit, çmimi i energjisë elektrike është dyfish më i lartë. Në këto kushte, për shumë njësi tonat është më mirë të prodhojnë në rajon sesa në Shqipëri, sepse produktet e rajonit vijnë me çmime më të ulëta në vend, sesa produktet tona. Çmimi i ujit për industritë vendëse është 200 për qind më i lartë se në vendet e rajonit. Si mund të konkurrojn­ë disa prodhues me produkte që vijnë nga Kosova apo Mali i Zi, kur çmimi i ujit në këto vende është 200 herë më i lirë se në Shqipëri", u shpreh Bregasi. Po ashtu, Bregasi prezantoi edhe kërkesën e shoqatave të prodhuesve të bukës për uljen e TVSH- së së bukës në 10 për qind dhe tolerim nga Tatimet në gabimet me shtypjen e kasës fiskale. Shoqata e siguruesve, sipas kreut të BiznesAlba­nia kërkon ulje të primit të sigurimit nga 10 për qind në 2 për qind.

 ??  ?? Presidenti i BiznesAlba­nia, Luan Bregasi
Presidenti i BiznesAlba­nia, Luan Bregasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania