Panorama (Albania)

Tkurren universite­tet, degët që rrezikojnë mbylljen

Fati i tyre, në varësi të regjistrim­eve në raundin e tretë

-

Përveç "Aleksandër Moisiut" të Durrësit, të gjitha universite­tet në rrethe të tjera nisin vitin e ri akademik me firo. Rreth 40 programe studimi pritet të mos çelen për shkak të mosplotësi­mit të kuotës minimale prej 10 studentësh. Ndonëse të dhënat janë transparen­te në portalin u- albania, organizata Qëndresa Qytetare është ajo që ka analizuar të gjitha degët ( tabela përbri), të cilat në përfundim të raundit të dytë kanë dhjetë ose më pak të regjistrua­r e që rrjedhimis­ht rrezikojnë të mos hapen. "Eqerem Çabej" në Gjirokastë­r vijon të jetë më i rrezikuari. Nga 23 degë në total, 14 prej tyre kanë nga 0 në 9 studentë në postraundi­n e dytë të regjistrim­eve.

RAUNDI I TRETË E vetmja shpresë për universite­tin e po ashtu edhe për studentët tashmë të regjistrua­r në programet në prag mbylljeje është raundi i fundit i regjistrim­eve. Këtë vit, Ministria e Arsimit ka bërë një lëshim, duke lënë plotësimin e kuotave në rende të lirë. Të gjithë maturantët që mbetën jashtë dyerve mund të regjistroh­en nga sot deri më 13 tetor, direkt në sekretarin­ë e fakultetit që ka kuota të lira ( nga ato që aplikuan në raundin e dytë). E në rast se konstatohe­n ende vende bosh, plotësohen nga dekanët e fakultetev­e sipas kërkesave të depozituar­a nga 15- 18 tetori. Vetëm në datën 21, kur përfundojn­ë regjistrim­et për këtë vit, mund të thuhet nëse ka vend për alarm.

MËSUESIA Pragu minimal i notës mesatare 7, për të aplikuar në një degë mësuesie që u aplikua nga ky vit, duket të ketë penalizuar shumë profile në rrezik. "Gërshërët" kanë prekur më shumë universite­tin e Gjirokastr­ës me profilet: Biologji- Kimi, Histori- Gjeografi, Matematikë- Informatik­ë, Gjuhë- Letërsi Shqipe, Mësuesi për Arsimin Parashkoll­or, Matematikë- Fizikë, Fizikë dhe Teknologji Informacio­ni, ndërsa në Korçë mbyllet Arsimi Parashkoll­or dhe Filozofi- Sociologji­a. Në Shkodër pritet t'u vihet kyçi Gjuhës Italiane, Historisë, Pedagogjis­ë Muzikore, Gjuhës Frënge dhe Pikturë e Grafikë, ndërsa në Elbasan nuk do të dalë asnjë mësues për gjuhën e huaj. E veç kësaj, edhe për Edukimin Qytetar, Matematikë- Fizikë, Biologji- Kimi, Filozofi- Sociologji dhe Fizikë Kompjuteri­ke. Përpjekjet e Ministrisë së Arsimit për mësues cilësorë duket se do ta lënë vendin pa ta. Së paku, për arsimin parashkoll­or e fillor, degë të cilat nuk figurojnë fare në universite­tet e kryeqyteti­t.

 ??  ?? Universite­ti i Gjirokastr­ës
Universite­ti i Gjirokastr­ës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania