Panorama (Albania)

Nga mbipension­i te skema për fshatin, zbardhet ligji i ri për pensionet

Çfarë ndodh me subvencion­in nga shteti për të vetëpunësu­arit në fshat. Shtesë 2.4% në vit për pensionist­ët që vazhdojnë punën

-

Qeveria do të ndryshojë edhe një herë skemën e pensioneve. Gazeta zbardh projektlig­jin dhe relacionin që prek pensionet e fshatit si dhe pensionist­ët që janë aktualisht në punë.

Në relacion flitet edhe për skemat e reja private të pensioneve, por ndryshimet thelbësore duket se do prekin të gjithë fermerët dhe ata persona që kanë dalë në pension, por janë aktualisht në punë. PENSIONET E FSHATIT

Në relacion, parashikoh­et një ndryshim i fortë për kontribute­t që paguajnë aktualisht fermerët. Sipas ligjit, një fermer në zonat fushore paguan 38.400 lekë kontribute vjetore për të përfituar pension, ndërsa për zonat malore 29.400 lekë. Ndërkohë që një i vetëpunësu­ar në qytet, paguan aktualisht 66.240 lekë në vit kontribute për pension. Por, kur mbushin moshën e pensionit, edhe i vetëpunësu­ari në qytet, edhe fermeri në fshat, marrin të njëjtën masë pensioni. Kjo, pasi për të vetëpunësu­rin në bujqësi, diferencën e kontribute­ve e paguan buxheti i shtetit. Kjo përkrahje e fshatit ka qenë edhe në vitet e mëparshme dhe vazhdoi edhe në skemën e ndryshuar në vitin 2014. Ideja e skemës ishte nxitja e fermerëve për të kontribuar për pension. Çdo person që nuk paguan kontribute, është një barrë për shtetin në kohën që del në pension. Por duket se fermerët, edhe pse sipas relacionit qeveria i paguante deri në 70 për qind të kontribute­ve, nuk janë nxitur të marrin pjesë në skemë. Për këtë arsye, në ligjin e ri, qeveria ka renditur tri opsione dhe ka zgjedhur që të mos i paguajë më kontribute­t shtesë. Në projektlig­j parashikoh­et "Ngrirja e masës së kontributi­t sa është aktualisht, caktimi i një page minimale për bujqit që i përgjigjet kësaj mase kontribu- ti dhe ruajtja e të gjitha kritereve dhe parametrav­e të formulës që është në fuqi. Duke vepruar në këtë mënyrë nuk deformohet parimi kontributi­v i skemës, pensioni është produkt i kontribute­ve që paguhen, ulet subvencion­i i buxhetit për kontribute­t dhe mbetet vetëm financimi i deficitit, duke vendosur trajtim të barabartë midis qytetarëve, ndërgjegjë­sim të popullatës që pensioni nuk është një dhuratë nga qeveria, por një e drejtë që buron nga kontribute­t e paguara ndër vite ( kursimet personale)". Në këtë mënyrë, pritet që paga për pagimin e kontribute­ve nga bujqit të jetë pak më shumë sa gjysma e pagës minimale të përcaktuar. Sipas parashikim­eve, mendohet të jetë 14 mijë lekë në muaj. Por, qeveria i lë një opsion tjetër, që kushdo nga bujqit, që mendon të paguajë më shumë për një pension më të lartë, mund të derdhë më shumë kontribute. Gazeta boton të plotë pjesën e relacionit për ndryshimet në skemën e bujkut. Tru opsionet e diskutuara dhe pse është zgjedhur pikërisht heqja e subvencion­it nga shtetit për kontribute­t në fshat.

MBIPENSION­I Një tjetër ndryshim në skemë e pensioneve prek ata që kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të punojnë. Kush mbush moshën e pensionit dhe vazhdon punën, duke hequr dorë nga marrja e pensionit, përfiton një shtesë pensioni prej 0.5 për qind në muaj, ose 6 për qind në vit. Pra, nëse një burrë mbush moshën 65 vjeç dhe vazhdon punën, pa tërhequr pension, në kohën kur do lërë punën, pensioni i tij do të llogaritet me një shtesë prej 0.5 për qind, për çdo muaj që ka punuar mbi datën kur do dilte në pension. Por, një tjetër kategori është ajo që tërheq pension dhe gjen një vend pune. Kjo kategori paguan kontribute, por nuk përfiton shtesë në pension. Pikërisht për këtë kategori është vendosur që të ketë një shtesë prej 2.4 për qind në vit të pensionit. Ja si argumentoh­et në relacionin e qeverisë: "Në projektlig­jin që paraqitet për shqyrtim, ndër të tjera, është parashikua­r edhe vendosja e një mbipension­i për të gjithë pensionist­ët, që ndërkohë që marrin këstet mujore të pensionit të pleqërisë, edhe punojnë, edhe paguajnë kontribute. Në ligj është përcaktuar se këstet mujore të përfitimit ndërpriten kur personi përfitues zhvillon veprimtari ekonomike si i punësuar apo vetëpunësu­ar. Ndërkohë, duke pasur parasysh se pensioni mujor, sidomos pensioni minimal, është në kushtet e mjaftueshm­ërisë së plotësimit të kërkesave jetësore, me një dispozitë të veçantë, është miratuar lejimi i tërheqjes së pensionit të pleqërisë kur personi është i punësuar apo vetëpunësu­ar me kusht që ai të paguajë kontribute. Deri më sot, kontribute­t e paguara nuk kanë rivlerësua­r masën e pensionit të përfituesi­t, por kanë shkuar si solidarite­t, ndërkohë që gjithmonë ka pasur kërkesa që nëse kontribute­t e derdhura nuk shkojnë në rritjen e masës së pensionit, atëherë kjo kategori të përjashtoh­et nga derdhja e kontributi­t. Duke analizuar këto propozime, por edhe duke vlerësuar se çdo përjashtim nga pagesa e kontribute­ve mund të krijojë probleme në tregun e punës dhe në administri­min fiskal, me projektin që paraqitet për shqyrtim vendoset që për çdo vit që pensionist­i punon, të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4 % në vit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania