Panorama (Albania)

GJYKATA LË NË BURG HOTIN: NUK QËLLOVA GJATË PËRPLASJES, U FSHEHA POSHTË TAVOLINËS

-

Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur nga një plumb në qafë mbrëmjen e së enjtes në lokalin e Popeskut te ish- Blloku, ka deklaruar në Polici se aty kishte shkuar për t’u sqaruar, jo për t’u vrarë.

Madje, ai ka deklaruar se është qëlluar pa dashje dhe se efektivi komando, Mevjol Billo, nuk ka qëlluar drejt tij. “Nëse do donin të më vrisnin, unë sot do isha i vdekur”, ka deklaruar Martinaj. Gjithashtu, ai ka shpjeguar se me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën dhe truprojën e tyre, Mevjol Billo, që tashmë dyshohet të jetë autori i vrasjes, njihet prej kohësh dhe nuk ka pasur konflikte. Madje, Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin, duke vënë në dukje se komando Mevjol Billo, nëse do të kishte dashur, mund ta kishte vrarë. Ervis Martinaj ka mohuar se ishte planifikua­r një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve. Në deklarimin e tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Martinaj ka pranuar se viktimës, Fabiol Gaxhës, i është shkrepur pa dashje arma në ajër dhe në këtë moment ka ndërhyrë komando që e ka vrarë. DESHMIA E MARTINAJT

Unë e njihja prej kohësh si komandon, ashtu edhe Erv- in Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri- tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, unë do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojat e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi pa dashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato. Nuk u ulëm në një tavolinë ku ndodhej Mata, pasi kishte 1 orë e gjysmë që më priste, sepse unë u ula në banak, kështu e kemi ko- din tonë. Dhe jemi gërricur me sy, dy truprojat e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon. Pasi u bëj me shenjë: “Çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret. Pavarësish­t tensionit që ekzistonte, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhersh­me e Fabian Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mevjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45- ditor për Geldo Hotin, personin e arrestuar në Kakavijë si pjesë e sherrit me armë që ndodhi në zonën e ish- Bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj së bashku me Eljon Haton. Hoti, i cili ka qenë në tavolinë me Ervin Matën, tha në Gjykatë ditën e djeshme se ai nuk ka qëlluar me armë dhe se ka qenë i paarmatosu­r. Seanca u zhvillua më pas me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, me kërkesë të prokurorit Lulaj. “Panorama” mëson se Gledo Hoti, i cili më parë e ka pasur mbiemrin Liçaj, tha se ai po qëndronte ulur në lokal në momentin kur ka ardhur, sipas tij, një person i armatosur dhe i ka kërkuar që të mos lëvizë. “Kam dëgjuar krisma dhe menjëherë jam futur poshtë tavolinës i tronditur. Nuk kam qëlluar, kam qenë pa armë. Më pas jam larguar për në Greqi sepse do të merrja një pajisje”, mësohet të ketë thënë Hoti në seancë. Gjyqtari Artan Gjermeni i dha 45 ditë kohë Prokuroris­ë që të sjellë prova më të forta për Hotin dhe rolin e tij në përplasjen me armë. Kujtojmë se përplasja ndodhi ditën e enjte te lokali “Monopol” në ishBllok. Mësohet se Hoti, Ervin Mata dhe Meviol Bilo po rrinin në një tavolinë, ndërkohë që kanë ardhur Fabian Gaxha, Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Sipas dëshmive, Martinaj dhe Mata janë takuar normalisht, por sherri ka nisur mes Fabian Gaxhës dhe Meviol Bilos. Pas të shtënave, Gaxha ka mbetur i vdekur në vend, me një plumb në kokë dhe gjoks. dashje nga Gaxhaj.

HETIMI Në dosjen e Prokuroris­ë janë regjistrua­r 11 persona të përfshirë në konfliktin, që u mbyll me një të vrarë e dy të plagosur te ishBlloku. Mësohet se 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervin Matën, ndërsa 6 të tjerë me Martinajn. Burimet thanë se deri tani ende nuk është bërë i mundur identifiki­mi i të gjithë personave, që kanë qenë të pranishëm në lokal, kjo edhe për arsye se në ambientet e brendshme nuk ka pasur kamera sigurie. Burimet thanë se gjatë deklarimev­e të tij, Ervis Martinaj ka pohuar se Gaxhaj i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamen­tit të tij impulsiv. Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hyri më vonë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi Mevjol Billon është ende i paidentifi­kuar nga ana e Policisë. Të njëjtat burime, konfirmojn­ë se nisur nga zbardhja e dinamikës së ngjarjes, shtetasi i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje, komando Mevjol Billo ka qëlluar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania