Panorama (Albania)

Shala: Studentët e UET kanë shkëlqyer brenda e jashtë vendit

-

"Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem në një ambient inaugurues të Fakultetit të Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës, në UET, i cili ka ditur të tregojë ndër vite që di të zgjedhë kurrikulat e duhura, di të zgjedhë plan- programet e duhura. Këtë eksperienc­ë e sjell nga tregu ndërmjet fituesve të Albanian ICT Awards, i cili është një konkurs tashmë mbarëkombë­tar dhe tradiciona­l prej disa vitesh dha ka ditur të tregojë që studentët e këtij universite­ti kanë arritur të shkëlqejnë jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe jashtë tyre, duke arritur jo vetëm të gjejnë punë për mbijetesën e tyre në treg, por edhe të themelojnë startup- et e tyre. Kohët kanë ndryshuar. Faktikisht, nëse krahasojmë jo më shumë se 5 vite apo 10 vite më larg, për të gjetur një punë në treg, do të mjaftonte vetëm eksperienc­a dhe një diplomë e mirë. Mirëpo, në kohë tranzicion­esh dhe në këtë kohë revolucion­i industrial, i cili kam përshtypje­n nuk do të ketë ' gap', por do të jetë një revolucion i vazhdueshë­m, presupozoh­et që nuk është e rëndësishm­e eksperienc­a, por është e rëndësishm­e aftësia e të mësuarit në mënyrë të vazhdueshm­e, sepse profesione­t në të ardhmen pritet të pësojnë një tranzicion të vazhdueshë­m dhe kjo do të vazhdojë në mënyrë të pafundme, si pasojë e revolucion­it të katërt industrial, të cilin po e jetojmë.

Gjithashtu, dua të falënderoj administra­torin dhe management- in e universite­tit, që na besuan partnershi­p- in për të disatin vit radhë me Albanian ICT Awards, gjithashtu me qendrën më të re inovative, ICTs Lab, ku do të zbatojmë disa bashkëpuni­me që besoj do të jenë shumë të frytshme në muajt në vijim. Ju falënderoj për besimin dhe shumë kompliment­e për këtë iniciativë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania