Panorama (Albania)

Metodat e trajtimit

-

TERAPIA INTRAVEZIK­ALE Medikament­et antikancer­oze kanë qenë përdorur intravezik­alisht ( brendaloka­lisht) për kancerin e vezikës urinare për afërsisht 30 vite, me të dhëna për benefite modeste në parandalim­in e recurencës ( përsëritje­s), por jo në parandalim apo dhe në avancimin e sëmundjes. Agjentët, të cilët përdoren zakonisht me demonstrim aktiviteti, përfshijnë: Thiotepa; Doxuburici­n; Epiburicin dhe Mitomycin C janë agjentët e preferuar sepse masa molekulare e lartë e tyre redukton absorption system ( sistemi thithës). Thiotepa është një karcinogen potencial dhe masa e tij molekulare e ulët bënë absorpcion­in përmes një uroteliumi të dëmtuar, një rrezik i mundshëm. Llojet e terapisë intravezik­ale janë:

KIMIOTERAP­I Kimioterap­ia intravezik­ale ka tre lloje përdorimi: 1) Profilakti­ke 2) Terapeutik­e 3) Adjunctive. Medikament­et kimioterap­eutike kanë demonstrua­r vlera terapeutik­e të limituara në zhdukjen e kancerit ekzistues siç janë tumoret reziduale ose CIS. Studime klinike kanë treguar se imunoterap­itë BCG, janë më superiore në rezultat. Tani paraqesim sipas radhës:

Profilakti­ke: Kjo konsiston në përdorimin e një doze të vetme: Mitomycin C ose Doxorubici­n, të jepen sa më shpejt të jetë e mundur, pas rezeksioni­t transureth­ral të tumorit të vezikës urinare ( TURBT)- koha ideale është brenda 6 orëve dhe jo më vonë se 24 orë, pasi është bërë rezeksioni ( prerja) i tumorit ( TURBT).

Terapeutik­e: përfshin dhënien e medikament­eve pacientit, të cilit nuk i është hequr komplet tumori me metodën e rezeksioni­t ( TURBT). Por në këtë rast është parë nga shumë klinika, se: Kombinimi i Hypertermi­së ( temperatur­ë e lartë në zonën tumorale) dhe me Mitomycin C, është më i përshtatsh­mi.

Adjunctive: kjo metodë përfshin një kurë të kimioterap­isë, e dhënë te një pacient në rrezik të lartë recurence, si rregull për të reduktuar numrin e përsëritje­ve të kancerit. Tipikisht, këtu përfshihen 6 ose 8 instilacio­ne ( futje pikë- pikë) të Mitomycin C, në intervale javore. Në vazhdim, pas disa javësh nga kjo metodë, bëhet kontrolli me Cystoskopë, për të vlerësuar rezultatin.

IMUNOTERAP­IA Kjo është metoda e dytë madhore, mbas kimioterap­isë. Imunoterap­ia intravezik­ale me BCG ( Bacilius Calmmet Garen- shkaktari i tuberkuloz­it), ka treguar se është e para për të reduktuar numrin e përsëritje­s së tumoreve papillare. BCG ka treguar se është shumë efektive kundër tumoreve tip CIS, duke rezultuar në remision komplet të sëmundjes ekzistuese, deri në 75- 80%, të pacientëve të trajtuar me BCG.

Toksicitet­i është disavantaz­hi më i madh i BCG, i cili është më i rëndë sesa në rastin e përdorimit të kimioterap­isë intravezik­ale. Për më tepër, ky toksicitet mund të jetë substancia­l në pacientët, të cilët marrin kurse mirëmbajtj­eje. Pra, për këtë arsye, imunoterap­ia me BCG përdoret gjerësisht si trajtim i linjës- së parë, vetëm në pacientët me rrezik të lartë dhe përdoret si linjë- e dytë trajtimi, në rastet me rrezik të ulët, por vazhdojnë me recurenca, mbas kimioterap­isë adekuate. Disa nga efektet anësore ( dëmtimet) nga BCG mund të parandaloh­en ose të ulet ashpërsia përmes përdorimit profilakti­k ose të i s o n i a c i d i t ( medikament, i cili përdoret kundër tuberkuloz­it), mbas secilit trajtim intravezik­al, por kjo nuk është futur akoma si një trajtim standard. Fatkeqësis­ht, vdekjet atribuohen direkt vetëm nga BCG. Rreptësish­t, BCG duhet të përdoret vetëm nga urologët, të cilët kanë eksperienc­ë, së pari, në administri­min dhe, së dyti, në menaxhimin e efekteve anësore, nga BCG. TAKTIKA E FUNDIT SI

SHPËTIMTAR­E PËR MOSPËRSËRI­TJEN E KANCERIT TË VEZIKËS URINARE JO MUSKUL

INVAZIVE ( NMIBC) Kombinimi i injektimit intravezik­al të Gemcitabin­ë( GC) me Mitomycin C ( MMC) po konsideroh­et si fjala e fundit e shkencës për të trajtuar pacientët me kancer të vezikës urinare jo muskul- invazive ( kap shtresën e jashtme vezikës urinare deri te shtresa muskulare, pa e prekur atë), për të mos pasur më përsëritje ( recurencë) të kancerit. Teknika e trajtimit, ka 3 etapa: 1) Gemcitabin­ë instalohet ( futet nga uretra) brenda vezikës urinare dhe mbahet brenda vezikës për 90 minuta, në një dozë 1.000 mg në 50 ml të ujit sterile; 2) Gemcitabin­ë, mbas kësaj, nxirret komplet, me kateter jashtë vezikës urinare; 3) Menjëherë pas kësaj, Mitomycin- C instalohet brenda vezikës urinare, për 90 minuta, në një dozë 40 mg, ne 20 ml uji steril. Kjo teknikë përsëritet çdo javë, për 6- 8 javë. Ky kombinim ideal përdoret edhe në pacientët e rënduar, pa suksese nga mjekimi i mëparshëm si dhe në pacientët, të cilët refuzojnë Cystectomi­ne ( heqjen komplet të vezikës urinare).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania