Panorama (Albania)

Pashk Përvathi vjen “Ndryshe”, ekspozon 21 nudo të vajzave rome

Piktori i peizazhit sjell 46 vepra në gjininë e portretit dhe nudo, të realizuara dy viteve të fundit

-

Kur sheh të kuqen e vjeshtës në tablotë e tij, reflekset e së bardhës mbi dëborë, të gjelbrën e fushave dhe blunë e detit, natyrshëm të vjen ta përkufizos­h si një “poet i ngjyrës”.

Pashk Përvathi tashmë e ka skalitur portretin e tij prej peizazhist­i, ndër më të mirët në Shqipëri dhe ndër më të preferuari­t, për të gjithë ata që tashmë e kanë kuptuar se muret e shtëpisë nuk mund të mbushen më me piktura kineze. I ka pikturuar të gjitha stinët, të gjitha viset e Shqipërisë, nga Jugu në Veri, nga Korça në Vlorë, në Lezhë, Valbonë... dhe e vështirë të thuash se cila stinë është më e bukur se tjetra apo cili vend më piktoresk se tjetri.. Por pasi numëron 40 ekspozita, Pashk Përvathi ka vendosur të vijë ndryshe. Kështu e ka titulluar edhe ekspozitën e tij të 41- të. “Ndryshe”, sepse këtë herë nuk do të udhëtojmë mes një shpërthimi ngjyrash vjeshtake, por një galerie imazhesh. Janë 46 vepra në gjininë e portretit, kompozim- it figural dhe 21 nudo, të realizuara përgjatë dy viteve të fundit. Ndonëse vijon të ruajë të njëjtin stil të pikturuari, Përvathi lë disi mënjanë meditimin poetik mbi natyrën dhe shkon mes njerëzve. Shumica e modeleve vijnë prej komuniteti­t rom. Autori gjithnjë ka pa- sur një lloj tërheqjeje karshi këtij komuniteti, për jetën e çlirët, pa komplekse, për mënyrën e të shijuarit të jetës, qasja karshi natyrës, por edhe për koloret e veshjeve të grave. Çdonjëri prej personazhe­ve ka një histori më vete. Ai i ka takuar, ka shkuar atje ku jetojnë, ka biseduar me ta, ka gjerbur një gotë raki me burrat me vija të thella rrudhash në fytyrë.. Një ndër portretet më ekspresive është ai i Islam Shabanit. Me pamjen e një njeriu të regjur nga sqotat e jetës, i shpenguar, si të kishte një jetë që pozonte, ai nuk ka nguruar të pranojë propozimin e piktorit. Ndërsa të mbeten sytë te vajza që pret e ulur në karrige, një të gjelbre shprese, që të kujton paksa tablotë magjike të Gustav Klimt.

Por një pjesë të mirë të ekspozitës zënë dhe nudot femërore. Janë 21 trupa femërorë të zhveshur ose gjysmë të zhveshur, pikturuar në studion e artistit apo përshtatur ambientit ku ato jetojnë. Trupa të zhdërvjell­ët, të zeshkët, me vështrime të fshehura, të hedhura diku tej apo pak të përgjumur. Por synimi i piktorit nuk është thjesht të hedhë në tablo bukurinë fizike të vajzave të komuniteti­t rom. Ai përpiqet të hyjë në botën e tyre. T’i shtojë tablosë elementë që i identifiko­jnë. Një shami koke me ngjyrë portokalli të ndezur, një çarçaf bojë rozë apo një nënkresë ngjyrë e verdhë, ndërsa tej dritares zverdhin gjethet e vjeshtës. Me shumë gjasë, modelet e vërteta nuk do të vijnë ta shohin ekspozitën, duke vazhduar ritualin në anonimatin e jetës së përditshme, megjithatë ato tashmë janë bërë pjesë e krijimtari­së artistike të piktorit, por edhe duke renditur mes atyre ekspozitav­e të pakta të frymë- zuara nga jeta e komuniteti­t rom.

Ekspozita “Ndryshe”, me kurator Oltsen Gripshin, hapet në datën 11 tetor, në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur deri më 20 tetor.

 ??  ?? Vepra “Romi Islam Shabani”
Vepra “Romi Islam Shabani”
 ??  ?? Disa nga veprat e Pashk Përvathit, që do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar
Disa nga veprat e Pashk Përvathit, që do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania