Panorama (Albania)

Ekspertiza angleze nuk jep zgjidhje, përgjimet e Prokuroris­ë: Bëra zërin e Agronit për 200 mijë euro

ZBARDHET DOSJA E PLOTE E AKUZES PER AUDIO- PERGJIMIN E VELLAIT TE MINISTRIT. KUNATI I “BABALES” PRANON AKTRIMIN

-

Ekspertes britanike që analizoi materialin audio të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do t'i duhej një cilësi më e mirë e të folurës së personit që pretendohe­t se ishte shtetasi Agron ( Geron) Xhafaj për të dhënë një konkluzion të qartë nëse ka qenë i përfshirë në bisedën me shtetasin Albert Veliu, të njohur ndryshe si "Babalja". "Panorama" ka siguruar ekskluzivi­sht akt- ekspertizë­n e Prokuroris­ë për dosjen "Babalja", ku edhe përcaktohe­t si joorigjina­l materiali i paraqitur në media. Në dokumentin e siguruar nga "Panorama" sqarohet se kompania që ka realizuar ekspertimi­n teknik të audio- përgjimit të "Babales" është kompania "JP French Associates" në Britaninë e Madhe. Sipas kësaj akt- ekspertize regjistrim­et nuk janë origjinale, por ajo që e bën të dyshimtë këtë konstatim është fakti që në fjalinë pasardhëse të kompanisë "JP French Associates" theksohet se materiali që i është vënë në dispozicio­n është një regjistrim video që është marrë nga pamjet e mediave dhe joorigjina­l. Sipas përgjimeve, që janë kryer në numrat telefonikë të Fredi Alizotit, Albert Veliut dhe disa personave të tjerë më të cilët këta komunikoni­n, bëhet e qartë biseda rreth inskenimit të audio- përgjimit. Ka qenë Alizoti ai që pranon në disa biseda se rolin e Agron Xhafajt në përgjim e ka luajtur ai dhe se i janë premtuar 100 mijë euro për këtë rol. Madje, në disa biseda, ai tregon se ato para nuk i ka marrë, por Veliu, sipas tij, ka marrë 70 mijë euro përpara se të nisej për në Kosovë. Në përgjime janë edhe dy biseda interesant­e mes tij dhe "Babales", ku Alizoti i kërkon atij që të kërkojë shumën e premtuar. Gjithashtu, interesant është fakti se ka qenë Alizoti që nuk ka duruar më dhe ka telefonuar në Policinë e Fierit, duke treguar gjithçka, përpara se të drejtohej në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku ka folur për audio- përgjimin dhe se si u realizua ai.

 ??  ?? ALBERT VELIU DHE FAKSIMILET E DOSJES SE PROKURORIS­E
ALBERT VELIU DHE FAKSIMILET E DOSJES SE PROKURORIS­E

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania