Panorama (Albania)

Qeverisja si qendër zhurmimi e kauzave të drejta

- PREÇ ZOGAJ

Qeveriamun­d të mos mar rë në konsiderat­ë asnjë...

propozim të opozitës. Vetë opozita nuk e pretendon këtë. Ajo propozon për t’u dëgjuar nga qytetarët në radhë të parë, me qëllim që të rrisë mbështetje­n e tyre.

Qeveria, ndërkaq, është në të drejtën e saj të kundërshto­jë, të hedhë poshtë, madje të kundërdeno­ncojë çdo akuzë që konsideron të pabazuar, spekulim, shpifje.

T’i kërkosh qeverisë të bëjë të mirën apo të duruarën, edhe kur i bien në qafë, është pseudokris­tiane, e dëmshme. Sikurse opozitariz­mi ndihmon mbajtjen në binarë të qeverisjes, edhe qeverisja e ndihmon opozitariz­min të mbështetet në fakte bindëse të pakundërsh­tueshme.

Të gjitha këto janë të njohura në dinamikën e marrëdhëni­eve normale midis qeverisë dhe opozitës në demokraci.

Por qeverisja e Ramës nuk qëndron në këtë kornizë, nuk mjaftohet të kundërshto­jë flakë për flakë akuzat dhe denoncimet e opozitës. Ajo ka shkuar shumë më larg. Ajo funksionon prej kohësh si një qendër e madhe zhurmimi e çdo fakti të qartë si drita e diellit që nuk përgënjesh­trohet dot si e tillë. Ajo ka ngritur në këmbë një industri dhe një inxhinieri­ng të çmendur të deformimit të ideve, zgjidhjeve apo paketave të opozitës që nxjerrin lakuriq modus vivendin korruptiv të qeverisë.

Një shembull ilustrues, tipik dhe i freskët, është qëndrimi i Kryeminist­rit Edi Rama, i ministrave dhe deputetëve të tij kundër asaj që PD dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, e kanë quajtur ‘ Paketa Antimafia’. Duke lënë mënjanë termat dhe emërtimet që janë një e drejtë e autorëve, në thelb kjo paketë mbështetet në një shqetësim të madh që nuk është vetëm i opozitës, por i mbarë opinionit të shëndoshë publik. Shqetësimi është ky. Qeveria “Rama” ka dorë shumë të rëndë. Projektet e investuara prej saj në përgjithës­i kanë kosto jashtëzako­nisht të lartë. Marrin një shembull: Projektin një miliard euro që po zbatohet nëpërmjet PPP- ve të famshme ( Partnerite­tit Publik- Privat). Rrugët e këtij projekti kushtojmë shumë më shtrenjtë se mesatarja e ndërtimit në Shqipëri dhe në Europë. Kostoja për një kilometër e rrugëve fushore Milot- Balldren apo Thumanë- Kashar, për të përmendur dy prej PPP- ve në fjalë, ka dalë dukshëm më e lartë se kostoja për kilometër e rrugës Thirrë- Kalimash, pjesë e Rrugës së Kombit, ndërtuar nga hiçi duke zhbërë malet. Dhjetë deri në dymbëdhjet­ë milionë euro për kilometër kushtojnë rrugët e fushës që janë të bëra 40 për qind ( në to udhëtohet që nga koha e qeverisë “Nano”) Shatë presje pesë deri në tetë presje pesë milionë euro për kilometër ka kushtuar segmenti malor dhe supermalor RrëshEn- Kalimash. Kushdo mund ta bëjë krahasimin. Pra, nuk është problemi se PPP- të janë konsiderua­r skema korruptive në vetvete, janë borxh i fshehtë dhe prandaj janë shkëshillu­ar nga Banka Botërore, SHBA, BE, e tjerë. Si të mos mjaftonte e gjithë kjo për të hequr dorë prej tyre, tani na del se janë super të shtrenjta. Kryeminist­ri për çfarë nuk flet dhe duket shumë i lumtur të fokusohet me batutat dhe stilin e tij në tema opinioni apo në çështje evazive që nganjëherë ia nxjerr në shteg vetë opozita. Por, për kostot e këtyre PPP- vë që nuk bindin as të majtë, as të djathtë, nuk është dëgjuar të thotë ndonjë fjalë.

E njëjta situatë është në shumicën e koncesione­ve dhe tenderëve, të mëdhenj e të vegjël, që jepen pa garë apo me garë fiktive, pikërisht për të vjelë prej tyre në ortakëri me fituesit e paracaktua­r paratë shtesë të korrupsion­it. Norma shumë e lartë e mbikostos dhe mbinormës normale të fitimit është “standardi” i investimev­e dhe projekteve të qeverisë së Edi Ramës.

Cili qytetar që paguan taksa dhe tarifa për buxhetin e shtetit, mund të qëndrojë indiferent ndaj këtij abuzimi pa precedent, konkret, në dritë të diellit?

Opozita do të bënte vetëvrasje po të mos vepronte. Këtu, edhe paketa e saj ‘ Antimafia’, që duke paralajmër­uar hetimin e projekteve të dyshuara si korruptive dhe superkorru­ptive, thotë se do të përfshijë në rrethin e personave përgjegjës jo vetëm zyrtarët, por edhe firmat fituese dhe autorët e këtyre projekteve. Industria qeveritare e zhurmimit dhe deformimit të qëndrimeve të drejta ka shpenzuar e vijon të shpenzojë energji pa fund për ta paraqitur këtë si qëndrim kundër sipërmarrj­es së lirë! Sipërmarrj­a e lirë e di vetë cila qeveri dhe cila parti është më pranë interesave dhe filozofisë së saj me politikat dhe programet për zhvillimin, për taksat, për incentivat, për konkurrenc­ën, për shpenzimet, për liritë ekonomike në tërësi. Por, kjo e PPP- ve nuk ka lidhje me sipërmarrj­en dhe sipërmarrë­sit. Fituesi i PPP- së, ku vlera e projektit porositet dy herë apo tri herë më shtrenjtë nga qeveria, e di shumë mirë se ku rreh kostoja reale e projektit plus norma e fitimit. Ai ftohet dhe i hapet rruga të fitojë ose për të ndarë apo dorëzuar te Rama dhe njerëzit e tij shumën mbi koston dhe normën e fitimit, ose për të rregulluar raporte politike dhe ekonomike të interesit qeveritar me palë të tjera. Me fjalë të tjera, fituesit pranojnë të bëhen komplotist­ë me qeverinë në një aferë korruptive me paratë e taksapague­sve. Të njëjtën gjë mund të themi për hartuesit e projekteve, për kostoistët. Qeveria ka për detyrë t’i thotë kush janë. Publiku ka nevojë ta dijë kush e ka vënë shumën njëqind e gjashtëdhj­etë e shtatë milionë euro ndërtim dhe dyzet e ca milionë euro mirëmbajtj­e për rrugën fushore Balldren- Milot, për shembull, që i ka të ndërtuara dy korsi. Në këtë aspekt, në funksion të së vërtetës dhe efikasitet­it, opozita mund të bëjë një gjë konkrete qysh tani, pa pritur ardhjen në pushtet. Të krijojë një grup me ekspertë të certifikua­r vendës dhe të huaj që pranojnë të nxjerrin koston për kilometër të PPPvë dhe kostot për koncesione­t e tjera, duke u dalë zot dhe duke pranuar të përballën publikisht për shifrat e tyre. Kjo do të thotë të kontribuos­h që tani, duke e bërë mbrojtjen e parave të publikut një çështje të publikut.

Për të qëndruar te shembulli që sollëm, industria e zhurmimit dhe deformimit ndërmori një fushatë të ethshme për të treguar se paketa ‘ Antimafia’ është për të vënë gjoba. Kësaj fushate i priu Rama dhe e vazhduan deputetët e tij. E kotë t’i pyesësh “nga e dini ju se kanë për gjoba”. ( Në kohën që jetojmë, shumë prej njerëzve që po merren me politikë, në qeveri dhe në opozitë, i dinë gjerat sepse ashtu ua jep truri)! Por ata nuk u kujtuan se me ketë “argument” po i fyenin pronarët e kompanive sikur këta paguajnë gjoba po të flasësh kundër tyre si lider politik! Nuk thuhet kot: mendja propagandi­stike trashet e trashet sa të mos kujtohet për detyrat elementare të mirësjellj­es, për logjikën elementare. Në një analiza normale, Basha kapërceu vetveten kur duke folur për PPP- të dhe koncesione­t korruptive te qeverisë përmendi pa dallim kompanitë e përfshira, disa prej të cilave kanë qenë ose edhe janë në mbështetje të PD- së. Çdo qasje tjetër, diferencue­se, do të ishte e pabesueshm­e.

Më tej, industria e zhurmimit dhe deformimit të qëndrimeve të drejta e dha goditjen, alogjike edhe këtë, duke vënë në një plan kontratat e punës mes firmave private me njëra- tjetrën me kontratat e qeverisë me firma private që kanë fituar PPP dhe koncesione me koston “Rama” mbi kostot normale. E gjithë kjo për të treguar se kompanitë e Erjon Isufit, që është kunati i Luzim Bashës, ka marrë miliona nga kompanitë që “kanë qenë të mira kur paguanin kunatin, por qenkan të këqija tani që po bëjnë rrugë për popullin”. Është shumë shqetësues­e që artikulimi zyrtar qeveritar degradon në këtë shkallë. Nuk po flasim për përdorimin e dy standardev­e nga Kryeminist­ri, i cili kur i duhet të mbrojë deputetin Rraja të Fushë- Krujës, thotë se babai nuk mban përgjegjës­i për “djalin sa një derr” ( në këtë pikë, duke hequr fjalën derr, unë gjykoj si Rama pak a shumë). Por kur i duhet të sulmojë kryetarin e PD- së, ia bën kunatin më të afërt se vëllanë apo fëmijën. Etika minimale kërkon që qeveria të shprehet për akuzat që i bëhen asaj në radhe të parë, pastaj të presë radhën të sulmojë me të njëjtën monedhë. Seriozitet­i minimal kërkonte që Rama dhe deputetët e angazhuar prej tij, meqenëse e lidhen pa lidhje kunatin e Bashës me paketën ‘ Antimafia’, të tregonin publikisht a i paguajnë apo jo taksat kompanitë e Erjon Isufit, a janë paguar konform kontratave apo në të zezë për shërbimet e ofruara. Të tjerat janë pa vlerë.

Fushata intensive e zhurmimit dhe deformimit të paketës ‘ Antimafia’ dëshmon se ndryshe nga disa çështje të tjera të pasigurta, me të cilat nuk mund të vihen baste të mëdha nga opozita politike e vendit, kjo e shpenzimev­e me dorë të rëndë në projekte që ashiqare kushtojnë shumë më lirë, por që duhen saktësuar me ekspertë, është një temë konkrete dhe kyçe që nuk e lë qeverinë të luajë. Një temë, rreth së cilës mund të mblidhet një mbështetje e madhe popullore.

Fushata intensive e zhurmimit dhe deformimit të paketës ‘ Antimafia’ dëshmon se ndryshe nga disa çështje të tjera të pasigurta, me të cilat nuk mund të vihen baste të mëdha nga opozita politike e vendit, kjo e shpenzimev­e me dorë të rëndë në projekte që ashiqare kushtojnë shumë më lirë, por që duhen saktësuar me ekspertë, është një temë konkrete dhe kyçe që nuk e lë qeverinë të luajë. Një temë, rreth së cilës mund të mblidhet një mbështetje e madhe popullore

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania