Panorama (Albania)

Rama: Konspiraci­on për të rrëzuar Qeverinë me “Babalen”

"Jemi në fazën e fundit të degradimit të qeverisë, Rama, Xhafa, Balla e Tahiri janë kufoma politike, do shkojnë ku e meritojnë"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka deklaruar me bindje se regjistrim­i i publikuar për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është i vërtetë.

Basha theksoi se zëri është i Agron Xhafaj, pavarësish­t manipulime­ve që po bëhen në organin e Prokuroris­ë. Sa i takon pretendime­ve të Kryeminist­rit Rama për konspiraci­one për rrëzimin e qeverisë nga opozita përmes audio- përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm, Basha e ka krahasuar kreun e qeverisë me ish- diktatorin Enver Hoxha. Sipas kreut të PD- së, sa herë që ndodh një skandal me qeverinë, zbulohet një konspiraci­on.

A është konspiraci­on për rrëzimin e qeverisë audiopërgj­imi për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj?

Tani, në këtë gjendje ku ndodhet Edi Rama, ka kaluar në një fazë të re, të dukshme për të gjithë, ka kaluar në fazën e manipulimi­t. Tani në këtë moment ku është, e vetmja që kontrollon Edi Rama është godina e Kryeminist­risë. Ka humbur çdo kontroll mbi territorin, ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen. Ka përqafuar metodën enveriste të konspiraci­oneve. E dëgjuat si tha sot: Ne! Kush ne?! Ti je ekzekutivi, ka Parlament, ka Prokurori. Kush ne? Shteti dhe partia!? Do të zbulojmë konspiraci­onin. Kjo ishte mënyra enveriste. Sa herë që kishte një skandal apo një problem, zbulohej konspiraci­on. Ky tani shikoni ku ka degjenerua­r, ku ka banalizuar, ku ka arritur mendja e tij, nuk arrin më të pjesë imagjinata e tij as diçka ' fine'. Ka kaluar në të njëjtin fjalor si në kohën e Enver Hoxhës: ka zbuluar konspiraci­one nga opozita, për të rrëzuar pushtetin popullor! Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale që të paraqesë situatën kriminale dhe lidhjet kriminale të pushtetarë­ve si konspiraci­on, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. Pra, në qoftë se thashë se e keqja më e madhe, në rrafshin e organeve të ligjzbatim­it, është se modeli i Tahirit në Polici, ka kaluar në modelin e Prokuroris­ë, pra, Arta Marku po e shndërron Prokurorin­ë në të njëjtin repart të inkriminua­r dhe shërbim të pushtetit, siç e shndërroi Saimir Tahiri Policinë, e keqja më e madhe në raport me politikën, ekzekutivi­n, është që Edi Rama, Kryeminist­ri, sot po përdoret nga krimi për të kërcënuar këdo. Megjithatë, e thënë e gjitha kjo, faktet e njohura botërisht tregojnë se ky është hapi i fundit apo faza e fundit e degradimit të një qeverie dhe faktikisht Edi Rama, Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Saimir Tahiri, janë kufoma politike dhe së shpejti do të shkojnë atje ku e meritojnë. Nuk ka dyshim, kjo është faza e fundit e degradimit të shtetit.

Ka pasur një pretendim se PD i ka premtuar Albert Veliut një pagesë dhe se kjo pagesë nuk është bërë, ai ka zbuluar edhe sajesën, sipas tij. A është e vërtetë që PD i ka premtuar një shumë të konsiderue­shme parash?

Asnjë fakt nuk ka ndryshuar, faktet janë ato që kemi deklaruar që në fillim: Video është e pamanipulu­ar. Zëri në të është i Agron Xhafajt. Agron Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Vlorë, një nga kokat kryesore komanduese të trafikut të drogës në të gjithë Shqipërinë. Pra, dua ta përsëris edhe njëherë: Regjistrim­i është i vërtetë, zëri është i Agron Xhafajt. Sado të manipulojn­ë hetimet, nuk do ia dalin dot. Këtë ju them sot dhe jua përsëris edhe njëherë këtu. Prokuroria nuk ka asnjë fakt për të vërtetuar apo dyshuar manipulimi­n. Nuk ka asnjë fakt, lexoni argumentet, që ka manipulim. Në hetimin e Prokuroris­ë dhe ky është një fakt shumë domethënës, mungon krejtësish­t Agron Xhafa. Nuk është marrë në pyetje fare. Ka bërë vetëm një denoncim ditën e parë, në orën 11 të natës dhe pastaj ka ikur në Itali. Prokuroria e Krimeve të rënda ka bërë pra, një hetim për Agron Xhafa- jn, pa marrë në pyetje Agron Xhafajn. Ky është fakt. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë hetim për Agron Xhafajn, pa marrë në pyetje Agron Xhafajn. Ndërsa aktori i vetofruar dhe i vetakuzuar, pra, i vetëdjegur me cigare, është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të Policisë dhe e prokurorëv­e, nën udhëzimin direkt të Fatmir Xhafës dhe të vetë Edi Ramës. Por, mbi të gjitha, kjo është një vepër e rëndë penale e atyre punonjësve të Policisë dhe prokurorëv­e, që janë përfshirë në këtë manipulim dhe për këtë do të ndeshen dhe do të përballen me pasojat me drejtësi. Megjithatë, unë po pres të shoh se sa shumë do të zhyten në këtë histori paligjshmë­rie dhe aktesh kriminale, Policia, Prokuroria dhe vetë Edi Rama. Të shohim provat, hetimet dhe çdo gjë tjetër, po presim të shohim ekspertizë­n italiane apo refuzimin italian për të bërë ekspertizë, për shkak se Prokuroria ia çoi Italisë materialet e papërshtat­shme, njësoj si Anglisë. Po pres të shoh konkluzion­et që kanë nxjerrë dhe për hetimin e pasurisë dhe të aktiviteti­t të Agron Xhafajt. Po pres të thonë prokurorët se me çfarë është marrë gjatë këtyre viteve Agron Xhafaj dhe çfarë pasurie ka.

 ??  ??
 ??  ??
 ?? Lulzim Basha ??
Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania