Panorama (Albania)

Jo Elvana, por NE

- ALBAN DUDUSHI

Ështënjë mister njerëzor se përse turma ndjen...

kënaqësi kur shikon individin të rënë në fatkeqësi. Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shikojmë turma të ekzaltuara në vrasjen e fatkeqëve që deri dje kishin qenë në krah të udhëheqësi­t në vende diktatoria­le, turma të ekzaltuara në revolucion­in francez kur i prenë kokën mbretit dhe Maria Antuanetës, turma të ekzaltuara kur digjeshin në turrën e druve heretikët, turma të ekzaltuara që godisnin me gurë Maria Magdalenën.

Kjo puna e goditjes me gurë vazhdon ende dhe sot në provinca të Arabisë ku radikalët islamikë sundojnë me sheriatin. Elias Canneti ka shkruar dy volume në lidhje me turmat apo masat dhe, se si individët marrin një fuqi të jashtëzako­nshme duke u ngjeshur pas njëri- tjetrit. Po ashtu, edhe Erich From në “Arratisjen nga Liria” flet se si zhduken frikërat e individit, kur ai e dorëzon unin e tij në duart e turmës.

Por prapë, kjo kënaqësi e turmës për individin e rënë në fatkeqësi, nuk ka marrë një përgjigje të shtershme. Në epokën moderne mund të rendisim raste pa fund të individëve të linçuar kryesisht në media nën brohorimat ulëritëse të turmave. Njerëz që kanë rënë nga maja, ku të gjithë i adhuronin, në fund të humnerës dhe në dhimbjen e vetmisë së tyre dëgjonin brohorimat e turmës. Një gjë është e sigurt: turma përlotet po aq shpejt sa dhe egërsohet.

Emocionet e saj janë bazike dhe, për këtë shkak, ajo ngjan me një bishë të rrezikshme që mund të dalë nga kontrolli dhe të bëhet e papërmbajt­shme. Në arenat e gladiatorë­ve, bisha ishte në shkallët e arenës duke brohoritur, fatkeqët Luan dhe Skllav ishin në fushë duke derdhur gjakun që shërbente si karburant eksitues për turmën. Sot, ne e vizitojmë Koloseumin dhe adhurojmë talentin njerëzor që bën mrekulli, por turma nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Një tjetër mrekulli është shfaqur sot. Interneti dhe të gjitha mjetet që na lejojnë ta përdorim atë. Ne jemi individë në shtëpitë tona, por jemi njëkohësis­ht një turmë në rrjetet sociale apo në forume të ndryshme.

Dhe njësoj brohorasim dhe eksitohemi nga individi i radhës që ka rënë në fatkeqësi. Natyrisht, që të eksitohet turma, ka një parakusht: sa më mirë të ketë qenë individi, sa më lart të ketë qenë ai, sa më sukses të ketë pasur dhe i adhuruar të ketë qenë përpara fatkeqësis­ë, aq më e madhe rënia, aq më i bukur spektakli, aq më të eksituar ne.

Dhe tani të dalim te rasti i Elvana Gjatës. Dua ta them që në fillim që ky shkrim nuk është një mbrojtje për Elvanën, është një autoakuzë për të gjithë ne. Prej ditës së enjte, Elvana Gjata është një individ që ka rënë në fatkeqësi. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur ka pasur për personazh edhe bashkëjetu­esin e Elvanës. Prej disa kohësh, personi në krah të saj ishte një kuriozitet showbiz- i, apo e thënë ndryshe, thashethem­esh, për shkak se ata të dy kishin vendosur mos ta bënin publik emrin dhe ( aq më keq akoma) pamjen e tij. Dhe ja tek del në një lajmërim policie, me atë fotografin­ë jocilësore, siç janë përgjithës­isht fotografit­ë e dokumentev­e.

Të gjithë e shuan kuriozitet­in me fytyrën dhe emrin e tij. Dhe, pas kësaj, përveshën mëngët në rrjetet sociale, në faqen e saj personale dhe nëpër gazeta: “Mirë të të bëhet, se vetë e kërkove”. Kjo ishte fjalia e vetme e turmës që brohoriste dhe e mallkonte tash- më Elvanën për jetën e saj luksoze, për fundjavat nga 20 mijë euro, për videoklipe­t e shtrenjta, për këngën që i kishte bërë David Guetta e kështu me radhë. E njëjta turmë që gjatë gjithë verës, kudo që ndodhej, në shtëpi, në makinë, apo në plazh këndonte këngën e saj “Mike”.

Faji i Elvanës? “Po shpenzonte paratë që i vinin me shumicë nga një kriminel. Më në fund, ajo kishte gjetur pusin e saj të naftës”. Unë nuk e di nëse ai djalë ka qenë kriminel dhe as si i ka bërë paratë e tij. Nuk e kisha dëgjuar kurrë si emër më parë dhe me thënë të drejtën, megjithëse punoj në media, nuk kam pasur as kuriozitet­in të di se me kë ishte lidhur Elvana. Megjithatë, po i rri besimit të turmës që Elvana ishte lidhur me një kriminel, që paratë e tij i ka bërë në mënyrë të pistë. Dhe, sipas turmës, ky është gabimi i Elvanës që, për hir të parave, ka bërë pakt me krimin ( kupto fle në një krevat me krimin).

Në kulturën pop të vendeve perëndimor­e shikojmë shpesh vajza dhe gra të spektaklit të lidhura me futbollist­ë, me aktorë të njohur e kështu me radhë. Në gossip- in perëndimor lexon shpesh telenovela ndarjesh, bashkimesh dhe tradhtish të këtyre personazhe­ve. Jeta luksoze, jahtet dhe paratë janë në bash të vendit në këto revista e tabloide për të ushqyer gojët e shqyera të turmës, e cila admiron, ëndërron dhe zilepset nga ai fat që u ka ardhur në derë ca pak personazhe­ve. Kultura e konsumit është në thelb.

Nga kjo ushqyerje pasive, një pjesë e njerëzve që përbëjnë këtë turmë ëndërrojnë të njëjtën jetë dhe shtyhen të shpenzojnë më shumë se kanë, futen në borxhe dhe thyejnë brinjët në punë për të arritur sadopak në hijen e asaj jete të revistave dhe tabloideve. Sepse konsumi është karburanti që mban gjallë motorin e ekonomisë. Këtë refren e kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj periudhe krize të zgjatur financiare që ka pllakosur botën. Konsumi është një kulturë e përgjithsh­me dhe e sponsorizu­ar rëndshëm prej dekadash në perëndim dhe tashmë është në lulëzim dhe në vendet ish- komuniste, siç jemi edhe ne.

Por këtu ndryshojnë aktorët. Në kulturën pop të vendeve lindore, apo edhe vendet e Amerikës Latine, vajzat dhe gratë e showbizit shpesh i kemi parë në krah të personazhe­ve të errët. Kujtojmë Cecën dhe Arkanin në Serbi. Apo edhe personazhe në Shqipëri, të cilat do ishin vejusha të djemve të fortë të Tiranës, në rast se do të ishin martuar. Fatkeqësis­ht, në këto vendet tona, më të dukshmit kanë qenë këta njerëz. Makinat e tyre të shtrenjta, jeta e vrullshme e natës, paratë e shpenzuara pa hesap.

Dhe në një gjykim të pamoral, njerëz që takohen në të njëjtin ambient, edhe lidhen me njëri- tjetrin. Tëpkë si futbollist­ët me shumë para në Perëndim me vajzat e showbiz- it. Dhe tëpkë si turmat, që adhurojnë futbollist­ët në Perëndim për talentin por edhe për paratë, në këto vendet tona lindore adhurohet “i forti”, po për talentin dhe për paratë. Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre.

Por edhe më shumë se kaq: Si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm te ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishë­m publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëritjetr­in? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndiehen pjesë e një klubi që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin, sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë, ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe. Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafë është kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë. Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojn­ë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati- gati, kuriozitet prehistori­k.

Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojm­ë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirë ëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra, që do të zgjidhin tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë.

Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit ( mafiozit). Dhe për të ekzorcizua­r të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhiselën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne.

Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit ( mafiozit). Dhe për të ekzorcizua­r të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhiselën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania