Panorama (Albania)

“Kazinotë dhe pikat e basteve do ulin qepenat”

“Brenda 24 orësh mediat të heqin reklamat për bixhozin”

-

Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, asnjë pikë bastesh sportive apo kazino elektrike nuk do të qëndrojë e hapur në zonat e banuara.

Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje se brenda 31 dhjetorit të këtij viti, në zonat e banuara, lojërat e fatit nuk do të vazhdojnë të funksionoj­në. "Ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues, nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronik­e në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror të Republikës së Shqipërisë. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajt­ur në pistë, me kuaj, me qen apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare", u shpreh Kryeminist­ri. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi edhe pronarët e lojërave të fatit. "Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicioni­n qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj dhe një gjë tjetër, që Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronik­e, ose siç njihen në gjuhën zyrtare ' VLT'", u shpreh Rama. Ashtu si pronarët e kazinove, Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi edhe mediat të respektojn­ë ligjin për mostransme­tim të reklamave të kompanive të basteve. "Në zbatim të ligjit ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmër­oj të gjithë: brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat apo nga portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit për sa u përket ekraneve dhe radiove, ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online, që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh në shkelje të ligjit ekzistues të Republikës së Shqipërisë. Po sot, qeveria ka pezulluar veprimtari­në e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit, i cili deri në 31 dhjetor do të transformo­het dhe do të robotizohe­t përmes teknologji­së digjitale, për të funksionua­r si mbikëqyrës në regjimin e ri", deklaroi Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania