Panorama (Albania)

Një e nesërme e pasigurt

- LEONIDHA MËRTIRI

Teksaderi dje maqedonasi­t mbështesni­n integrimin...

e vendit të tyre në Bashkimin Europian dhe në NATO, referendum­i i së dielës së kaluar tregoi ndryshe, përderisa 36 për qind e votuesve apo 580 mijë nga 1.8 milionë që ishte numri i votuesve, morën pjesë në të për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut. Një zhgënjim për liderët e të dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë, sidomos për vetë Kryeminist­rin Zoran Zaev, më entuziasti­n e para referendum­it, por edhe për përkrahësi­t e tij, për ata maqedonas dhe ata shqiptarë, të cilët votuan që vendit të tyre të mos i bllokohej rruga europiane. Investimi gjithashtu i ndërkombët­arëve, përmes edhe ecejakeve në Shkup të Kancelares Gjermane, Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Sekretarit të Përgjithsh­ëm të NATO- s, kreut të Politikës së Jashtme të BE- së etj., mbante të njëjtin emërues: mbështetje­n e Maqedonisë, mbrojtjen e sovranitet­it dhe integritet­it të vendit. Tani, ata, mendojmë se duhet të mbajnë dhe mësimin serioz të dështimit.

Disa media dhe zyrtarë të njohur e parashihni­n këtë pjesëmarrj­e. Kjo lidhej, së pari, me qëndrimet e opozitës, të prirë nga partia kryesore VMRODPMNE e ish- kryetarit Nikolla Gruevski, e cila e etiketonte Marrëveshj­en midis Maqedonisë dhe Greqisë, të dëmshme dhe të papranuesh­me për të. Dhe, së dyti, me ndikimin e Rusisë për bojkot të referendum­it, për shkak të interesave ruse. Kjo e fundit, sikurse dihet, nuk është e interesuar për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe përpiqet nga ana e saj t’u bëjë bisht akuzave në këtë drejtim. Ndërkohë, loja e ping- pongut bëhet më aktive. Kryediplom­ati rus, Sergej Lavrov, gjykon fajtore vendet perëndimor­e për këmbëngulj­en në votimin e Marrëveshj­es së Prespës, duke e parë si “përzierje në çështjet e brendshme të Maqedonisë”. Këtë ai e përsëriti dhe këto ditë në konferencë­n e shtypit me gazetarët, menjëherë pas fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKBsë, duke kritikuar liderët europianë dhe amerikanë.

Dhe kur bëhet kjo? Kur madje, edhe vetë Greqia dhe Maqedonia kanë kritikuar përzierjen e Moskës në problemet e tyre. Moskës i vjen për shtat një lojë e tillë. Anëtarësim­i i Maqedonisë në strukturat euroatlant­ike, duket, i ngushton frymëmarrj­en Rusisë në rajonin tonë, në sferat e vjetra të influencës- sipas mentalitet­it të saj. Në këtë linjë kanë qenë dhe presionet e diversione­t e herëpasher­shme, sikurse ka ndodhur dhe me Malin e Zi, në prag të anëtarësim­it të tij në NATO. Meqë po flasim për Maqedoninë, çuditërish­t dhe në fushën ekonomike, ku interesat ekonomike mund të ndikonin dhe më tej, bashkëpuni­mi i saj me fqinjin tonë lindor është i papërfills­hëm. Sepse, në të kundërt, kjo do ta obligonte këtë të fundit, përballë marrëdhëni­eve ekonomike dhe politike me Bashkimin Europian. Kjo ndërhyrje apo kjo epidemi penetrimi rus, me synime të qarta, nuk është e vetmja. Ajo është vërejtur dhe gjetkë, në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një strategjie globale të saj. Dhe, sikurse kemi parë, e tërë kjo, realisht nuk ka qenë pa rezultate.

Por si do të shkojë më tej situata te fqinji ynë? A do të jetë tashmë dakord Parlamenti për ndryshimet kushtetues­e, për ta votuar Marrëveshj­en me Greqinë? Për këtë kërkohen dy të tretat e votave. Aktualisht, është e vështirë të arrihet, përderisa opozita me VMRO- DPMNE- në, dështimin e referendum­it e shikon dhe si triumf të saj. Një kokëfortës­i e mëtejshme dhe gjatë këtyre ditëve, për t’i vënë strikëmbës­h pranimit në BE dhe në NATO, vetëm për t’u kthyer në pushtet, mund t’i bëjë të pashmangsh­me zgjedhjet e reja. Ato i favorizon dhe qëndrimi i habitshëm i presidenti­t Gjorge Ivanov. Në vend që të ngrihet mbi interesat partiake të partisë së tij, VMRO- DPMNE, atë e entuziazmo­n dështimi i referendum­it, duke u dhënë dorë kritikave ndaj ndërkombët­arëve, të cilët, sipas tij, “nuk mund të imponojnë zgjidhje në kundërshti­m me vullnetin sovran të popullit”. Pra, një arsye tjetër kjo, që nacionaliz­mi dhe ithtarët e tij të marrin krahë dhe Marrëveshj­a GreqiMaqed­oni të vihet në pikëpyetje. Me sa duket, kur është fjala për t’u pozicionua­r për apo kundër Perëndimit, krijohet përshtypja se ky krah anon nga ky i fundit, duke ia gërryer fytyrën Maqedonisë.

Në këtë mënyrë, nëse shumica parlamenta­re nuk do të ketë edhe votat e një pjese të opozitës, meqë ajo sot numëron 72 deputetë nga 120, vështir të arrihen objektivat që përmendëm, pavarësish­t përpjekjev­e të deritanish­me të pozitës vendëse dhe të ndërkombët­arëve, që Maqedonia të jetë përkrah vendeve të tjera në NATO dhe në BE. Kalimi në zgjedhje të reja, sikurse nënvizohet dhe në intervistë­n e ditëve të fundit tek austriakja “Kurir”, të Johannes Hahn, Komisioner­i i BE- së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, do të jetë stërzgjatj­e e rrugës drejt fillimit të negociatav­e për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, e planifikua­r në verën e ardhshme.

Pra, e nesërmja e Maqedonisë vazhdon të jetë e pasigurt, pasiguri që nuk ka si të mos reflektohe­t dhe në rajonin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania