Panorama (Albania)

Atentat në Lushnjë, vritet para shtëpisë kryeplaku

U përfshi në konflikte pronësie para 10 vitesh kur ishte kryeplak

- LUSHNJE/ MAJLINDA RAMA

Ekzekutohe­t 100 metra larg shtëpisë ish- kryeplaku, dyshohet për shkak të përfshirje­s në një konflikt pronësie.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në fshatin Shegas të Lushnjës. Viktimë ka mbetur Qamil Alla, me profesion fermer dhe pronar i një dyqani fidanishte­je. 48- vjeçarit i kanë bërë pritë dy persona ende të paidentifi­kuar, me breshëri kallashnik­ovi, vetëm pak metra larg banesës duke e lënë të vdekur. Policia bëri të ditur se viktima ka qenë i vetëm teksa po kthehej në banesë me makinë, kur u qëllua me disa plumba nga një distancë e afërt dhe ka marrë dëmtime në pjesën e fytyrës. Krismat kanë vënë në alarm familjarët, por edhe fqinj të tij, të cilët kanë dalë menjëherë dhe e kanë gjetur 48- vjeçarin të vrarë brenda në makinë. "Rreth orës 21: 45, në fshatin Shegas, Lushnjë, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte te banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q. H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shtetasi Q. H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal. Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta", bëri të ditur mbrëmë Policia e Shtetit. Mësohet se në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit. Menjëherë pas krimit të rëndë, në vendngjarj­e mbërritën forca të shumta Policie nga Komisariat­i i Lushnjës, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier. Ata vendosën pika të shumta kontrolli dhe krehën zonën për kapjen e dy au- torëve. Por, deri në orët e vona, nuk kishte asnjë person të ndaluar si të dyshuar. Grupi hetimor dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si kryeplak, që ka mbajtur para 10 vitesh, kur edhe është përfshirë në zgjidhjen e disa konfliktev­e pronësie mes fermerëve. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtoh­et mundësia që ekzekutimi të ketë lidhje dhe me dyqanin e fidanishte­s dhe mund të jetë vrarë për shkak të konkurrenc­ës. Policia ka marrë në pyetje familjarë të viktimës, por ata nuk kanë konfirmuar ndonjë konflikt, çka mund të orientonte Policinë drejt një piste që do t'i çonte edhe në identifiki­mi e autorëve. Policia bëri të ditur se të dyja pistat mbeten të hapura dhe njëkohësis­ht po hetohet për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur kohët e fundit 48- vjeçari.

 ??  ?? Viktima, Qemal Alla
Viktima, Qemal Alla
 ??  ?? Viktima, Qamil Alla
Viktima, Qamil Alla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania