Panorama (Albania)

Tritoli në banesë, zbardhet dëshmia e Xhiselës

Dëshmia e vajzës në Polici: Autorët të porositur nga PD- ja. Po e përdorin politikish­t, me qëllim për të dëmtuar Rrahmanin

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ Xhisela Maloku

Ekspertët e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit kanë nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur dy net më parë në fshatin Larushk të Krujës, ku një sasi lënde artizanale shpërtheu pranë banesës së Xhisela Malokut.

Kjo e fundit është marrë në pyetje, por për hetimorët mbetet disi e dyshimtë dëshmia e vajzës, por edhe qetësia me të cilën ajo ka deponuar. Ko ka bërë që hetimorët të dyshojnë për një inskenim të mundshëm të ngjarjes, duke mos përjashtua­r as pista të tjera. Mësohet se 14 persona janë shoqëruar në Polici për t'u marrë në pyetje, mes tyre edhe të afërm e të njohur të Rexhep Rrajës, 24vjeçarit të denoncuar nga ishe dashura Xhisela Maloku. Por pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë sërish të lirë. Ndërkaq, janë marrë edhe dëshmitë e familjarëv­e të 25vjeçares nëse kanë dijeni mbi sulmin me lëndë plasëse apo kanë marrë ndonjë kërcënim nga persona të tjerë. Gjyshi, gjyshja dhe nëna e Xhiselës kanë deklaruar se ndihen të rrezikuar, por nuk kanë dhënë ndonjë emër konkret si të dys- huar për ngjarjen. Në këto kushte, Policia ka parë të arsyeshme të marrë në mbrojtje familjen e 25- vjeçares, duke vendosur një patrullë policie në ambientet e jashtme të banesës ku jeton Xhisela me të ëmën, motrën dhe gjyshërit. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje, vetë Xhisela pretendon se autorët janë persona të pajtuar nga Partia Demokratik­e. Edhe në Polici, ajo ka përjashtua­r mundësinë që sulmi me lëndë plasëse të jetë vepër e të afërmve të ish- të dashurit të saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist për Qarkun Durrës, Rrahman Rraja. "Mendoj se sulmi me lëndë plasëse është vepër e opozitës. Opozita nuk do që të mbyllet kjo ngjarje, pasi po e përdor politikish­t, me qëllim për të dëmtuar Rrahmanin. Unë jam e sigurt se familja Rraja nuk ka lidhje fare në këtë ngjarje. Ata, përkundraz­i, po më qëndrojnë pranë këto ditë të vështira. Mos u lodhni kot, duke kërkuar dhe shoqëruar në Polici të afërm të Rexhepit, por kërkoni në tjetër vend. Unë pretendoj se eksplozivi­n e ka vendosur opozita, pra, persona të pajtuar nga Partia Demokratik­e. Unë nuk mund të ndihmoj më shumë, sepse nuk kam marrë asnjë kërcënim. Nuk di çfarë të them", ka deklaruar për oficerët e Policisë 25- vjeçarja, vajza që prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes pas denoncimit dhe tërheqjes nga akuzat për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. "Ne po punojmë me intensitet me qëllim të zbardhim këtë ngjarje, si dhe të mësojmë rreth motivit apo identifiki­mit të autorëve. Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar konkret për sulmin, por kemi disa pista dhe dyshime tona. Nuk përjashtoh­et fakti që nëpërmjet këtij sulmi me lëndë plasëse, vajza të ketë marrë një mesazh nga të afërm të ish- të dashurit. Nuk përjashtoh­en as pretendime­t e saj, por as mundësia e një inskenimi të mundshëm, bëjnë të ditur burime nga Policia.

"Mendoj se sulmi me lëndë plasëse është vepër e opozitës. Opozita nuk do që të mbyllet kjo ngjarje, pasi po e përdor politikish­t, me qëllim për të dëmtuar Rrahmanin. Unë jam e sigurt se familja Rraja nuk ka lidhje fare në këtë ngjarje.

 ??  ?? Policia në banesën e Xhiselës
Policia në banesën e Xhiselës
 ??  ?? Policia para banesës së Xhisela Malokut
Policia para banesës së Xhisela Malokut
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania