Panorama (Albania)

Gazetari tregon si u krye përgjimi me “Babalen”

Avokati i gazetarit: Tabulatet konfirmuan bisedat Xhafaj- Veliu

-

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të lërë në burg Fredi Alizotin ditën e djeshme dhe në detyrim paraqitjej­e gazetarin Jetmir Olldashi, të cilët janë nën hetim për kallëzim të rremë për audio- përgjimin e supozuar ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Seanca u zhvillua me praninë e mediave dhe pati shumë diskutime. Avokati i Fredi Alizotit, i cili ka thënë se ka qenë ai që ka dubluar në audio- përgjim vëllain e ministrit, shtetasin Agron Xhafaj, kërkoi një masë më të lehtë për klientin e tij, pasi ai ka qenë bashkëpunu­es me drejtësinë për zbardhjen e çështjes. Të njëjtën gjë kërkuan edhe avokatët e Fredi Alizotit, por Gjykata në fund vendosi të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, që përfaqësoh­et në këtë çështje nga prokurorët Gentjan Os- mani dhe Përparim Kulluri. Që në fillim, avokatët kërkuan veçimin e çështjes për akuzat e “kallëzimit të rremë” që, sipas tyre, nuk janë kompetencë lëndore e Krimeve të Rënda. Mirëpo, Prokuroria argumentoi se pjesë e procedimit penal është edhe “trafikimi ndërkombët­ar i lëndëve narkotike”, hetimet për të cilën vazhdojnë ende. Pas këtij momenti, avokati i Jetmir Olldashit shprehu pretendime­t e klientit të tij, duke thënë se ai nuk ka bërë asnjë kallëzim të rremë. Sipas tij, është e provuar edhe nga tabulatet se Veliu komunikoi në telefon me Xhafajn. Ai ka shpjeguar se pajisjet regjistrue­se i ka marrë në redaksinë e emisionit “Të Paekspozua­rit” dhe ia ka dhënë Albert Veliut, i cili pretendont­e se do të takonte Agron Xhafajn. Takimi i përgjuar ambientali­sht ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe Olldashi mohon të ketë parë nëse Veliu ka takuar ose jo Agron Xhafajn. Kur është kthyer në redaksi, moderatori i emisionit i ka thënë se nuk mund të publikohej audio- përgjimi, pasi mungonte elementi video dhe nuk mund të ishin të sigurt që Veliu kishte takuar Agron Xhafajn. Kështu, sipas avokatit të Olldashit, ai e ka ruajtur më pas një kopje të materialit deri sa e ka dorëzuar atë në Partinë Demokratik­e, ku edhe u publikua. Gjatë relatimit, avokati ngriti disa pyetje, duke hedhur dyshime te hetimi i bërë nga ana e Prokuroris­ë. “Pse nuk u mor masë për Alizotin, kur e kishte pranuar që në qershor se kishte luajtur rolin e Geron Xhafajt? Pse nuk ka administru­ar Prokuroria materialin në CD- në origjinale, por ka çuar për ekspertim atë material që ka dalë në media?”, tha avokati. Prokuroria tha se audio- përgjimi bruto nuk është vënë asnjëherë në dispozicio­n nga gazetari dhe se materiali i ekspertuar në Britani është ai i transmetua­r nga Partia Demokratik­e.

 ??  ?? Gazetari Jetmir Olldashi
Gazetari Jetmir Olldashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania