Panorama (Albania)

Përgjimi, Alizoti: Presionet nga Ardi Veliu dhe Balla

“Hidhu nga ne tha, troç, ç'ke ore, do të çojmë andej”

-

Deputeti i PD- së, Ervin Salianji, publikoi dje në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut në "Tv Klan" një videopërgj­im, që hedh poshtë versionin e Prokuroris­ë, në lidhje me komunikimi­n me telefon të "Dëshmitari­t X" me Alfred Alizotin. Në pamjet e transmetua­ra, Alizoti nuk e di që po regjistroh­et dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancë­s. "Je me ne, apo me ata", i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen sesi po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen. Fredi - Tani do më dëgjosh ti mua? Tjetri - Po? Fredi - Nga 200, ulu, 100. Tjetri - Pse do të takonte Taulanti ty te Prokuroria p. sh? Fredi - Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithsh­ëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai. Tjetri - Si të ka marrë? Fredi - Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m'tha se e kishin numrin e telefonit në Prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m'ka marrë, m'ka çuar n'Prokurori. … Fredi - Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorin­ë, ç'është një lokal aty. Tjetri - Po, ka shpinë aty Fredi - Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton. Fredi - E kupton ti, muhabete, s'kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok Tjetri - Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithsh­ëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë. Fredi - Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta. Tjetri - Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t'ka thënë e... Fredi - Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe. Tjetri - Ky drejtori i ri që është vënë? Fredi - Po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë Tjetri - Kush drejtor, drejtori i Tiranës? Fredi - Ky Ard Veliu o vlla. Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje? Fredi - Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej. Tjetri - S'ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s'ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë Fredi - Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla. Tjetri - Po mirë pra mirë, presion është Fredi - Unë kam berë ç'nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti. Tjetri - E ça thotë rrugës Fredi - Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S'kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë... Tjetri - Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti? Fredi - Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë Tjetri - Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte? Fredi - Me kostum Tjetri - Te ça lokali ishit? Fredi - Te një lokal aty mbrapa. Tjetri - Te pallatet e Sadriut? Fredi - Unë s'të gënjej, o vlla. Tjetri - Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha. Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu... Tjetri - O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroj­e veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n'siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s'do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjës­ia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur... Fredi - Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra. Tjetri - Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrument­at. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithsh­ëm, që për mu është procedurë jo normale...

Fredi - Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë. Tjetri - Ore, nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç'punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda? Fredi - Ça të them unë tani? Tjetri - Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithsh­ëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s'është drejtor. Fredi - Ai, bashkë me shoferin. Unë s'ju gënjej ore. Tjetri - Ça date ka qenë? Fredi - Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1. Tjetri - Në ç'orë, natën apo ditën? Fredi - Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite Tjetri - E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty? Fredi - Po, në darkë më kanë çuar. Tjetri - Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë? Fredi - Aty jashtë. Tjetri - E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj? Fredi - Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s'di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin. Tjetri - Të bëri noj çik presion Taulanti? Fredi - Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës. Tjetri - Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë. Fredi - Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha. Tjetri - Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti? Fredi - Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se… Tjetri - e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha? Fredi - Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta. Tjetri - Po të bëj një pyetje unë ty, po të jepte lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t'i jepte lekët, pse s't'i dha? Fredi - Po ku janë e ( qesh) Tjetri - Po pra, po për ça do t'i jepte lekët ai, për kot? Fredi - Siç i kanë këta, aman ore Tjetri - E ça donte ai të me thënë ti ? Fredi - Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s'di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë. Tjetri - Të të marri Drejtori Pergjithsh­ëm ty në makinë është skandaloze njëjherë. Fredi - Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla. Tjetri - Edhe? Numër policie është ai? Fredi - Numri i këtij o vlla, privat. Fredi - Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania