Panorama (Albania)

BALLA: LULZIM, NESËR TË PRES NË GJYQ

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, i kujtoi dje kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, se nesër ( sot) ka seancën gjyqësore me të për akuzën e shpifjes për 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit. "Lulzim, ndjesë nëse je duke veshur pizhamet, po kisha merak se të zinte gjumi, prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në 9: 30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë edhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s'të del gjumi, mos merr raport mjekësor!", shkruan Balla në "Facebook".

Kryeminist­ri Rama e cilësoi përpjekje konspirati­ve për të rrëzuar qeverinë, audiopërgj­imin "Babale".

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i qeverisë tha se ky skenar u përgatit në dy skuta të shtetit shqiptar, por pa dhënë emrat e institucio­neve. "Duke sjellë në vëmendjen tuaj faktin që në filmin "Babale 1", kemi bashkëpuni­m me elementë të krimit të organizuar, të burgosur për krim të organizuar, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdr­ejtë të partisë politike në bashkëpuni­m dhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar, unë do ju ftoja që të jepnit një ndihmesë për publikun që kjo shfaqje ekstreme e brutalitet­it të politikës më të ulët ndaj opinionit publik të mos kalojë si një nga shfaqjet e radhës", u shpreh Kryeminist­ri para gazetarëve. Ai u shpreh se ka informacio­n të plotë për gjithçka ka ndodhur, por siguroi se emrat e institucio­neve dhe personat përgjegjës do të bëhen publikë. "Unë i di të gjitha, nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm, që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë, në radhë të parë, të gjithë të vërtetën dhe pres që e vërteta të dalë e plotë, nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mosarsyes të mbulohet apo të zbutet. Natyrisht që unë nuk jap vendime, as bëj pretenca, për fat të mirë, jemi në një sistem ku detyrat janë të ndara, pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga Aja te ZH- ja, jo me institucio­net, por me emra e me mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiraci­on të mirëfilltë për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është", tha Rama. Kritikave të kreut të qeverisë nuk i shpëtoi as Prokuroria, e cila, sipas Ramës, ka arritur në gjysmë- konkluzion­e. "Jua kam lënë juve të bëni gazetari e të mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari, u jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve dhe ia kishit dhënë përgjigjet shumë më përpara sesa Prokuroria të arrinte në gjysmëkonk­luzionet që ka arritur deri më tani. Unë nuk dëshiroj të them më tepër", tha Rama. Kreu i qeverisë tha se ka angazhuar një grup ekspertësh të huaj për të zbuluar inskenimet konspirati­ve të organizuar­a nga njerëz të inkriminua­r. "Ne jemi shumë seriozë në gjithë përpjekjen tonë në luftën kundër krimit, në luftën kundër burimeve që financojnë krimin, në luftën kundër shmangies nga dety- rimet, të pastrimit të parave dhe të evazionit. Do të shikoni të tjera me siguri, sepse kjo është detyra jonë. E nga ana tjetër, ne nuk jemi në pozitën, dhe unë sidomos, që të bëj detyrën tuaj e të bëj analistin apo të ngutem në reagime", tha Rama. Kryeminist­ri u kërkoi mediave që të kërkojnë dhe të shohin kamerat e sigurisë që disponon Prokuroria për të parë se sa të pabazuara janë akuzat e opozitës për përfshirje­n e kryetarit të Grupit Parlamenta­r Socialist në ngjarjen e Krujës. "Juve mund ta kishit zbuluar të parët me shumë shpejtësi që kamerat e FushëKrujë­s kanë të vërtetën brenda. U tha në deklaratë, por nuk është detyra ime të bëj punën tuaj e as të krijoj idenë që po ndërhyj në një proces që ka marrë rrugën e vet. Kamerat janë në Prokurori, ikni gjeni Taulant Ballën, gjeni dhe atë oficerin në ditën ku ai pretendon se i kanë vënë revolen në kokë. Jo revolen, po nuk është as vetë aty. Mirëpo, çfarë taksirati kanë familjet shqiptare, çfarë taksirati kanë të rejat e të rinjtë e këtij vendi, çfarë taksirati kanë prindërit në këtë vend, çfarë taksirati kanë gjyshërit dhe gjyshërit që të bombardohe­n çdo ditë me këtë baltë e mos ta marrë vesh i pari të dytin. E në fund të ditës, kë duhet të besojnë? Njëra palë thotë kështu, pala tjetër thotë ashtu", tha Kryeminist­ri dje gjatë konferencë­s për shtyp.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania