Panorama (Albania)

Darian Pavli zgjidhet gjyqtar në Strasburg

Pavli mori 98 vota, Sokol Berberi 12 dhe Marjana Semini 59 vota

- Darian Pavli

Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Europës zgjodhi dje Darian Pavlin si gjyqtar përfaqësue­s të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg. Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, u zgjodh gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9- vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes. Pavli është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, prej të cilave 13 rezultuan të pavlefshme. Rivalë të tij ishin Sokol Berberi me 13 vota dhe Marjana Semini me 59 vota. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë. Gjykatësit zgjidhen nga "PACE", nga një listë prej 3 kandidatës­h të nominuar nga secili shtet që ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Po kush është Dari- an Pavli? Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperienc­ë prej 15 vitesh. Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatë­s ndërkombët­are SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretar- iatet e Reformës në Drejtësi dhe ka pasur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. "Z. Darian Pavli - jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimi­n dhe zbatimin e ak-

KANDIDATË

nga Shqipëria konkurruan për vendin e gjyqtarit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të zëvendësua­r gjyqtarin Ledio Bianku, mandati i të cilit ka përfunduar. Procedura ka nisur që në muajin gusht të 2016- s tiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju- Jork, Tiranë ( Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ", thuhet në CV- në e shpërndarë nga qeveria për kandidatin Darian Pavli. Dy kandidatët e tjerë që ka dërguar qeveria për rolin e gjyqtarit të GJEND, ishin emrat e Sokol Berberit dhe Marjana Seminit. Emri i Berberit është dërguar katër herë si kandidatur­ë, por ajo nuk është pranuar. Në CV- në e dërguar nga qeveria thuhet se: "Z. Sokol Berberi - jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e ( prill 2007 - shtator 2016), mbajtës i titullit ' Doktor', profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuue­s në përafrimin e legjislaci­onit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut etj.". Ndërsa kandidatja tjetër Semini mban titullin "profesor i asociuar". "Znj. Marjana Semini - juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit ' Profesor i asociuar', profesore e brendshme në Shkollën e Magjistrat­urës për 20 vjet dhe drejtore e saj ( 2009- 2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizata­ve të huaja ( USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializi­me për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautor­e e disa botimeve", thuhet në njoftimin e qeverisë për kandidaten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania